Shtyu bashkëshorten shtatzënë nga shkëmbi, dënohet me burgim të përjetshëm… por lirohet pas 6 vitesh në qeli
Katër drejtues të televizioneve amerikane kanë paralajmëruar mundësinë e marrjes së masave disiplinore, deri në shkarkim, ndaj gazetares Birch, pasi shqyrtuan fotografitë e saj.
Çështja ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi brenda redaksisë së televizionit WPLG, ku punon gazetarja.
Sipas raportimit të FTVLive, drejtuesit e lajmeve kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e publikuar, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te mënyra se si drejtuesit e stacionit do të zbatojnë rregullat e brendshme për sjelljen e gazetarëve në rrjetet sociale.
Një anëtar i stafit editorial të WPLG ka kritikuar drejtuesin Pokhovey, duke e akuzuar se nuk po zbaton standardet që vetë ka vendosur për punonjësit. Në reagimin e tij, ai u shpreh: “Pokhovey nuk ka guximin të ndërmarrë asnjë veprim, ai është i dobët”.
Në një memo të mëparshme drejtuar stafit, Pokhovey kishte paralajmëruar gazetarët që të shmangnin publikimin e përmbajtjeve që mund të dëmtonin reputacionin e televizionit. Ai kishte theksuar se punonjësit duhet të përqendrohen te roli i tyre profesional dhe jo të sillen si figura të rrjeteve sociale.
“Jam lodhur duke përsëritur veten, por ne nuk jemi ndikues, ne jemi gazetarë. Ne nuk duam video të stafit tonë duke kërcyer. Ne nuk duam sfilata mode, postime veshjesh ose përmbajtje të tjera qesharake që ju shpërqendrojnë nga roli juaj si gazetar”, thuhej në mesazhin e tij.
Pokhovey kishte bërë të qartë gjithashtu se këto kufizime vlejnë edhe për llogaritë personale të punonjësve në rrjetet sociale, pasi, sipas tij, gazetarët përfaqësojnë televizionin edhe jashtë orarit të punës.
“Pavarësisht nëse punoni apo jo, ju prapëseprapë përfaqësoni stacionin dhe gjithmonë duhet të mbani mend rolin tuaj si gazetarë të besueshëm dhe të denjë për besim, jo si Kardashianë. Disa nga ato që shoh janë shqetësuese”, kishte paralajmëruar ai.
Debati ka nxjerrë në pah përplasjet brenda redaksisë lidhur me kufijtë e sjelljes së gazetarëve në rrjetet sociale dhe mënyrën se si duhet të mbrohet imazhi profesional i një televizioni.
Top Channel