E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 minuta më parë
Politikë

Ndreca pas takimit me Veliajn: Është i izoluar, kur del në ajrim mbyllen të gjitha qelitë e tjera

Avokati Plarent Ndreca ka dhënë detaje nga takimi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e burgut të Fierit, duke ngritur shqetësime për kushtet në të cilat po mbahet klienti i tij. Ndreca deklaroi se Veliaj vijon të qëndrojë i izoluar në ambientet e spitalit, pa pasur mundësi të komunikojë me personat e tjerë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga avokati lidhet me pamundësinë për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Veliajt. Sipas tij, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, ende nuk i janë vënë në dispozicion kopjet e grafisë dhe rezonancës magnetike, të nevojshme për t’u konsultuar me mjekë specialistë dhe për të marrë një vendim lidhur me ndërhyrjen e mundshme kirurgjikale.

Sa i përket kushteve të qëndrimit, avokati pretendoi se Veliaj nuk takon dhe nuk komunikon me askënd, ndërsa edhe gjatë orarit të ajrimit trajtohet ndryshe nga të burgosurit e tjerë. Sipas Ndrecës, kur kryebashkiaku del në ajrim, mbyllen të gjitha qelitë e tjera dhe ai nuk del në të njëjtin ambient me grupet e tjera të të burgosurve.

“Kur zoti Veliaj del në ajrim, mbyllen të gjitha qelitë e tjera, sikur po del një personazh i rrezikshëm shoqëror. Kjo është situata aktuale me zotin Veliaj”, u shpreh Ndreca.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.