Pacientët presin me orë të tëra, mjekja oftalmologe nuk paraqitet në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2026, 12:57

Një shqetësim lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Sarandës është përcjellë në redaksinë tonë nga një qytetar, i cili denoncon mungesën e mjekes oftalmologe gjatë orarit të paradites.

Sipas qytetarit, ai dhe persona të tjerë ishin paraqitur pranë spitalit për të kryer vizitën e syve, e cila është e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit për pajisjen me leje drejtimi të automjeteve.

Por, pavarësisht se ora kishte shkuar 11:00, mjekja oftalmologe, të cilën qytetari e identifikon me emrin L, ende nuk ishte paraqitur në vendin e punës.

Qytetari shpreh pakënaqësinë për këtë situatë, pasi personat që kanë nevojë për këtë shërbim detyrohen të presin, pa pasur një informacion të qartë se kur do të kryhet vizita. Për shumë prej tyre, kjo vizitë është një hallkë e domosdoshme për përfundimin e procedurave dhe dokumentacionit për lejen e drejtimit.

Përmes këtij denoncimi, qytetarët kërkojnë vëmendjen e drejtuesve të Spitalit të Sarandës dhe të strukturave përgjegjëse të shëndetësisë, duke kërkuar që shërbimet mjekësore të ofrohen sipas orarit të përcaktuar dhe pacientët të mos lihen në pritje pa informacion.

A është kjo një situatë e rastësishme apo një problem që përsëritet?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit