Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së

    Insajderi
    12 November 2026 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar futjen në rendin e ditës së seancës së sotme të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Kjo u bë pas mocionit të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili mori mbështetjen e 79 deputetëve.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se mocioni kaloi pa asnjë votë kundër apo abstenim dhe se kjo çështje do të trajtohet si pika e 11-të e rendit të ditës.

    “79 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kalon ky mocion si pika e 11-të e rendit të ditës”, deklaroi Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark