Legjenda italiane për Zhegrovën: Është lojtar vetëm për gjysmë ore! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda italiane për Zhegrovën: Është lojtar vetëm për gjysmë ore!

    Insajderi
    12 November 2026 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti italian Antonio Cassano ka folur për Edon Zhegrovën, duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e përfaqësuesit të Kosovës për të dhënë kontribut të vazhdueshëm te Juventusi.

    Duke folur në emisionin “Viva El Futbol”, Cassano e përfshiu Zhegrovën në mesin e lojtarëve që, sipas tij, mund të jenë të dobishëm vetëm për një pjesë të shkurtër të ndeshjes.

    “Boga dhe Zhegrova janë lojtarë klasikë për gjysmë ore lojë”, deklaroi ish-sulmuesi italian.

    Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në vitin 2025, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar.

    Megjithatë, këtë sezon në Serie A ka regjistruar dy gola dhe dy asistime, ndonëse vazhdon të inkuadrohet në lojë në pjesën e dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark