Rizvanolli paralajmëron dimër të vështirë, thotë se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare është rritur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli paralajmëron dimër të vështirë, thotë se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare është rritur

    Insajderi
    11 November 2026 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër me sfida të mëdha energjetike për Kosovën, pasi, sipas saj, çmimi i rrymës ka kapur shifrën e 500 eurove për megavat-orë në fillim të nëntorit. Situatën aktuale, ajo e ka krahasuar me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.

    Ministrja deklaroi se kjo rritje vjen si pasojë e luftës në Iran dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

    Rizvanolli ka deklaruar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.

    Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark