Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, gjykata tregon arsyen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, gjykata tregon arsyen

    Insajderi
    12 November 2026 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me datë 12.11.2026, në orën 11:00, ishte caktuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale P.nr.832/26, kundër të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

    Në njoftim thuhet se seanca nuk u mbajt, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar Arlinda Zekaj, si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.

    Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës.

    Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark