Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së një grupi shqiptarësh në Dublin, ku gjatë largimit të tij nga një ambient, protestuesit e qëlluan me vezë dhe lëshuan thirrje kundër qeverisë shqiptare.
I pyetur nga mediat për incidentin, Rama u përpoq ta minimizonte ngjarjen, duke e cilësuar atë si një shprehje të demokracisë. Kreu i qeverisë tha se, pavarësisht protestës, ndihej i mirëpritur në Irlandë.
“Ky është një vend demokratik dhe qeveriset nga rregulla dhe ligje. Ajo që ndodhi është pjesë e një vendi demokratik dhe ka të bëjë me rregullat dhe ligjet. Ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë. Pata një bisedë shumë të mirë në një institut studimor mjaft prestigjioz dhe, po, ishin rreth një duzinë vëllezërish dhe motrash që menduan të më prisnin në një mënyrë tjetër, por kjo është demokracia, çfarë të bëjmë!”, u shpreh Rama.
Protesta u zhvillua gjatë qëndrimit të kryeministrit shqiptar në kryeqytetin irlandez, ku një grup bashkatdhetarësh e priti me vezë dhe thirrje kundër tij.
Mesazhet e protestuesve ishin të drejtpërdrejta, ndërsa mes thirrjeve të dëgjuara ishin “Kriminel, jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje!”.
Incidenti u regjistrua në kuadër të vizitës së Ramës në Dublin, ku kryeministri po merr pjesë në takime të nivelit ndërkombëtar dhe aktivitete të Komunitetit Politik Europian.
Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë
Rama nga Dublini: Ishulli i Sazanit nuk është shitur, orientimi ynë është BE
Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë
- 13:30 Hungaria lehtëson rregullat e abortit në kuadër të reformës së të drejtave të grave
- 13:27 Valë e re kërcënimesh me bomba në shkollat e Italisë, Meloni mbledh me urgjencë qeverinë dhe opozitën
- 13:21 Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë
- 13:15 Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet
- 13:08 Dy persona shpallen fajtorë në Britani për spinazh për inteligjencën iraniane
- 13:08 Shembja e ndërtesës trekatëshe në New York, shkon në katër numri i viktimave, 4 të plagosur në gjendje kritike