Nuk ishte vetëm Manchester United që shkarkoi trajnerin e tij. Edhe Crystal Palace vendosi të ndërmarrë të njëjtin hap duke i treguar derën Pierre Sage pas vetëm 16 ndeshjesh për shkak të një starti katastrofik të sezonit me klubin londinez që është në në vendin e fundit të klasifikimit në Premier League.

Skuadra e ‘The Eagles’ ka fituar vetëm 2 ndeshje në të gjithë sezonin dhe ka mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 24 gola të pësuar në 10 ndeshje. Dhe këtu  përfshihet edhe humbja e thellë 5-0 të pësuar nga rivalët e Brightonit si dhe 4 golat e pësuar nga Manchester City dhe 3 të tjerët e shënuar nga të sapongjiturit në Premier League, Ipsëich. Ndeshja e fundit e Sage në pankinën e Crystal Palace ishte ajo me Liverpool në Selhurst Park e humbur me rezultatin 3-1.

Edhe në arenën evropiane, paraqitja e Crystal Palace nuk ka qenë konsistente me 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje duke u pozicionuar në vendin e 15 në Europa League. Pierre Sage e mori drejtimin e klubit londinez në qershor të 2026 pas një sezoni shumë të suksesshëm me Lens në Ligue 1 ku u rendit në vendin e dytë, ndërkohë që fitoi edhe Kupën e Francës dhe tani largohet pas vetëm 16 ndeshjesh.

Top Channel