Këtë të enjte, drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar nga autoritetet, ndërsa aktualisht po merret në pyetje nga dy prokurorë, raporton News24.
Ende nuk ka detaje të plota lidhur me arsyet e ndalimit dhe çështjen konkrete për të cilën po pyetet zyrtari.
Të lidhura
None found
Kujtojmë qe Arben Voja, është përballur më herët edhe me hetime të Prokurorisë së Fierit për dyshime për shpërdorim detyre gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër.
Në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria e Fierit njoftoi për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e tij, së bashku me gjashtë punonjës të tjerë, për gjykim për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Hetimet lidhen me shkelje të pretenduara në procedurat e dhënies së lejeve mjedisore dhe mosmbledhjen e tarifave përkatëse.
Ndërkohë, në vitin 2023, Arben Voja ishte kallëzuar edhe në SPAK për dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën e Fierit.








