Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Pasuritë e konfiskuara, AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar

Share Share Icon

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) vijon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira evropiane për administrimin dhe ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

Në këtë kuadër, AAPSK mori pjesë në Takimin e Komitetit Drejtues të projektit rajonal EU4FAST – “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandimit të Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar më 12 nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave zbatuese të projektit.

Gjatë takimit u trajtua progresi i bashkëpunimit ndërinstitucional, rezultatet e arritura me mbështetjen e EU4FAST, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të iniciativave të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

Në fjalën e saj, Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi rajonal jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në administrimin e pasurive që burojnë prej saj.

“EU4FAST përfaqëson një iniciativë të rëndësishme në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe bashkëpunimit rajonal në luftën kundër kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë kuadër, një rëndësi të veçantë merr edhe dimensioni ekonomik i luftës kundër krimit, nga gjurmimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale deri te konfiskimi, administrimi dhe ripërdorimi i tyre social”, u shpreh Xhaja.

Një nga rezultatet konkrete të bashkëpunimit ndërkombëtar të AAPSK-së është nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me institucionin homolog të Bosnjë-Hercegovinës, FAZUOI, iniciativë e mbështetur edhe nga projekti EU4FAST.

Një tjetër moment i rëndësishëm i këtij partneriteti ishte konferenca ndërkombëtare “From Confiscation to Public Good” (Nga konfiskimi në të mirën publike), e zhvilluar në Tiranë më 26 maj 2026, me mbështetjen edhe të EU4FAST.

Një dimension i rëndësishëm i angazhimit të AAPSK-së mbetet promovimi i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara, si një instrument që i jep luftës kundër krimit një ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri.

Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërkombëtar ndihmon në identifikimin e modeleve të qëndrueshme që mundësojnë përdorimin e këtyre pasurive për mbështetjen e kategorive në nevojë, viktimave të trafikimit dhe komuniteteve.

“Ky mesazh merr një rëndësi të veçantë edhe në kontekstin e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara mund të kontribuojë në mbështetjen e viktimave, grupeve vulnerabël dhe komuniteteve”, theksoi Kryeadministratorja e AAPSK-së.

Sipas saj, partneritetet ndërkombëtare krijojnë mundësi për të përmirësuar mënyrën e administrimit të pasurive dhe për të rritur ndikimin e tyre ekonomik e social.

Gjatë fjalës së saj, Xhaja shprehu mirënjohjen për Bashkimin Evropian, Qeverinë Federale Gjermane, Ministrinë e Brendshme të Italisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, GIZ dhe partnerët e tjerë zbatues të projektit EU4FAST.

Ajo vlerësoi se mbështetja ndërkombëtare ka krijuar mundësi konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve me institucionet homologe.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Manifaktura Shqiptare kërkon zero tatim për pagat deri në 80 mijë lekë, transparencë për fondet e BE

Në dëgjesën e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për efektet e paketës fiskale, kryetari i Manifakturës Shqiptare, Florja...

1 hour më parë 2 Min Lexim

IKM kërkon shtyrjen e ndryshimeve për dividendin dhe pragun e TVSH-së deri në vitin 2029

Kryetari i Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM), Sotiraq Dhamo, gjatë seancës në Komisionin parlamentar, ndryshimet e paketës fiskale i k...

1 hour më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!