Studentët restaurojnë banesat në Gjirokastër, të rinjtë punojnë për të ruajtur vlerat e shtëpive karakteristike

Qyteti i Gjirokastrës, falë vlerave ndërtimore dhe arkitektonike po shërben si atelie natyrore për specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore vendas apo të huaj. Një grup prej 25 studentësh së bashku me pedagogët dhe specialistët e monumenteve po punojnë për studimin dhe restaurimin e banesave të gurta.
Puna studimore e specialistëve të rinj të trashëgimisë kulturore shërben si fillesë dhe nxitje për zbatimin në vazhdimësi të projekteve restauruese në shtepite gjirokastrite.
“Është një mundësi shumë e mirë për një zhvillim akademik, kërkim shkencor dhe përdorimin e tyeknologjisë në procesin e rinovimit”, tha Nikolla Vesho, pedagog.
Studentët pjesëmarrës e cilësojnë të rëndësishëm kontributin që japin për promovimin, mirëmbajtien dhe restaurimin e godinave muzeale në Gjirokastër
“Është një mundësi e mirë ssepse punon në banesa 200 vjeçare për t’i sjellë ato në formën e dikurshme”.
Godinat historike dhe muzeale në Gjirokastër janë vlera të shtuara për zhvillimin e turizmit ndërsa vihet re një interesim në rritje për rijetëzimin dhe restaurimin e tyre.




