Shembet një ndërtesë në Nju-Jork, raportohet për të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shembet një ndërtesë në Nju-Jork, raportohet për të vdekur

    Insajderi
    12 November 2026 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa persona kanë vdekur pasi një ndërtesë me apartamente në Nju-Jork u shemb në një kantier ndërtimi, të mërkurën pasdite.

    Dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, raporton BBC-i.

    Shembja shkaktoi një operacion masiv kërkim-shpëtimi, me më shumë se 250 ekipe të ndihmës së shpejtë që shkuan në vendin e ngjarjes së ndërtesës trekatëshe, të rrëzuar në Brooklyn.

    Pamjet ajrore kanë treguar zjarrfikësit duke nxjerrë një të mbijetuar, të mbuluar me pluhur, nga rrënojat me barelë.

    Më vonë u tha se ajo kishte qenë një grua shtatzënë.

    Zyrtarët kanë bërë me dije se ende nuk dihet se sa persona janë të zhdukur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark