Kalaja nga SPAK: Kërkojmë informacion për kallëzimin për armët e dhunës që përdori Rama kundër rinisë

12:05, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK kërkesën për informacion në lidhje me kallëzimin e bërë me 14 tetor për armët dhe gazin lotsjellës të përdorur në dhunën e policisë ndaj të rinjve gjatë protestave kundër Ramës ne Tiranë dhe në të gjithë vendin.

Adriana Kalaja: Pas dy kallëzimeve të para kemi paraqitur një kërkesë për informacion për këto dy kallëzime dhe ndërkohë, gjatë përplasjeve që ka patur policia e shtetit është evidentuar nga informacionet të brendshme qoftë nga policia, qoftë nga MË se janë marrë armë dhe gaz lotsjellës mjete ne dispozicion të cilat janë jo vetëm pa u ditur origjina e tyre por nuk dihet mënyra se si janë marrë, janë dhuruar apo janë blerë jashtë mandatit të tyre për të bërë tender dhe nga ana tjetër ne kemi informacione se në tre avionët që kanë ardhur shotganët pa numër matrikulimi, gazi lotsjellës pa datë prodhimi dhe pa datë skadence, plumbat e gomës, po kështu pa datë prodhimi dhe pa datë skadence. Bashkë me ta kanë ardhur edhe 20 persona të paidentifikuar të cilët nuk i janë nënshtruar kontrollit në Aeroportin e Rinasit, duke ngritur dyshime të arsyeshme që dhunën në protestën studentore e kanë organizuar apo e kanë ushtruar persona nga jashtë vendit. Apo persona të lidhur me bandën kriminale. Ne kemi kërkuar mënyrën se si është bërë blerja apo dhurimi i këtyre materialeve dhe nga ana tjetër kemi konstatuar që 20 mjete të dhëna si dhurim Policisë së Shtetit janë dhënë nga një kompani i cili është në hetim nga SPAK-u dhe në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit nuk lejohet.

Gazetari: Kush është kjo kompani?

Ne për hir të sekretit hetimor nuk do ta bëjmë publike këtë kompani. Është kompani brenda Shqipërisë dhe e di SPAK, ja kemi dhënë emrin.

Dhe nga ana tjetër ne kemi kërkuar që edhe nëse këto janë mjete apo armë të dhuruara, të identifikohet burimi i dhurimit sepse mund të jenë qoftë shoqata terroriste, qofte shoqata nacionaliste me interes kundra popullit shqiptar.

Eshtë momenti i artë që Klodian Braho të distancohet nga lidhjet që ka me ministrin e Brendshëm. Subjekte të këtij kallëzimi janë Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë.

Po ashtu kemi kërkuar edhe hetimin e të gjithë personave të paidentifikuar nga ne por të cilët kanë lidhje me një vepër kaq të rëndë penale që të merren arme pa numër dhe te përdoren kundër protestuesve studentë dhe të rinj. I ftoj të rinjtë që protestën e radhës ta bëjnë para SPAK pasi që nga kallëzimi me 14 tetor nuk ka marrë asnjë hetim për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco