Zbulohen 43 armë automatike në Kosovë, arrestohet një gjerman/ Dogana tregon rolin e skanerit të siguruar nga SHBA-ja
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e PDK-së që Ligji për Dhomat e Specializuara të shkojë në seancë për votim këtë të enjte dhe të mbivendosë veton e presidentes, e cila nuk i dekretoi ndryshimet e këtij ligji.
Deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, në një përgjigje me shkrim tha se nuk duhet të ketë nxitim në trajtimin e ligjit.
“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, ka thënë Rrustemi.
Tutje, ka shtuar se fillimisht duhet të ketë konsultim me Bashkimin Evropian.
“I gjithë Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatë”.
Vlora Çitaku kërkon që me mocion të hyjë në rend dite Ligji për Dhomat e Specializuara, me përmbajtjen aktuale. Ajo është zotuar se të enjten do të sillet nisma e re ligjore.
Vetëvendosje dhe Aleanca e mbështesin mocionin dhe miratohet mocioni. Ligji për Dhomat e Specializuara do të jetë pika e fundit në rendin e ditës.
Top Channel