PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, afati për propozimet deri më 30 nëntor
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë firmosur udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për propozimin e kandidatëve për kryetarë bashkish.
Procesi do të zhvillohet në të gjitha degët e PD-së dhe do të përfshijë jo vetëm anëtarësinë dhe strukturat e partisë, por edhe mbështetësit, simpatizantët, shoqërinë civile, akademikët, profesionistët dhe komunitetet lokale.
Sipas udhëzimit, kandidatët duhet të kenë integritet të lartë moral e profesional, reputacion të pacenuar, arsim të lartë dhe angazhim të dëshmuar në jetën publike, si dhe kontribute në PD ose në kauza qytetare.
PD njofton se vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga një Komision i Seleksionimit me pesë anëtarë, i cili do t’i rekomandojë Kryesisë së PD-së emrat që plotësojnë kriteret. Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme.
Kandidatët mund të propozohen nga strukturat ose të vetëpropozohen, ndërsa dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë sekretariatit përkatës të PD-së.
Afati përfundimtar për mbledhjen e propozimeve është 30 nëntori 2026.
Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë (VIDEO)
Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme
Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie
- 15:36 Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat në zonë (VIDEO)
- 15:28 Rritet bilanci i viktimave nga shembja e një ndërtesë në New York, 8 të vdekur dhe 17 të plagosur
- 15:17 Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, plagosen katër persona
- 15:07 Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang jep dorëheqjen pas skandalit të spiunazhit
- 14:55 Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme
- 14:48 Mungesa e deputetëve shtyn seancën e Kuvendit të Kosovës për nesër, Haxhiu: Nuk mund të pres deri në pafundësi