Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri, AKU reagon pas shqetësimeve të ngritura nga Top Channel
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen diplomatike të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke argumentuar se krahas mbështetjes ushtarake për Ukrainën, Evropa duhet të mbajë të hapur edhe kanalin e dialogut me Moskën.
Deklaratat u bënë para samitit në Dublin, ku Rama foli edhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Në deklaratën e tij, Rama theksoi se mbështetja për Ukrainën është e drejtë, por kjo nuk duhet të përjashtojë dialogun me Rusinë, pavarësisht zhvillimeve dhe marrëdhënieve aktuale mes palëve.
“Është një kënaqësi e madhe që gjendem në këtë vend të mrekullueshëm nga i cili gjithmonë kemi ç’të mësojmë, e në të njëjtën kohë të jesh në një vend që aktualisht është vendi që drejton shfaqjen në Bruksel me presidencën e vet që ka qenë shumë e dobishme dhe në të njëjtën kohë, më vjen mirë të jemi në këtë komunitet të madh për të parë ku gjendemi dhe çfarë vjen më pas. Faleminderit.
Pyetja nuk është se kujt mund t’i besojmë. Pyetja është se çfarë është në interesin tonë më të mirë si komunitet evropian. Unë besoj se është bërë një gabim shumë i madh që diplomacia iu është lënë në dorë, iu është jashtë kontraktuar të tjerëve dhe ka një përqëndrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi me Rusinë.
Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë asgjëkundi. Do të vazhdojë të qëndrojë aty. Dhe e ardhmja e kontinentit është një e ardhme e përbashkët për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe ndërkohë që mbështesim gjatë tërë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë. Mendoj që ky është një vend demokratik dhe drejtohet në bazë të rregullave dhe ligjeve dhe ajo që ndodhi është pjesë e të qenit vend demokratik, e në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet”, tha Rama.
Top Channel