Në shumë ferma shqiptare qumështi po prodhohet me aflatoksinë, si pasojë e ushqimit të të gjallëve. Unë ndodhem në fermën e Hasim Rizvanit, që ka 140 krerë lopë. Ai thotë se në shumë raste fabrikat ia kanë refuzuar qumështin dhe është detyruar që 10 kuintalë qumësht t’i hedhë në kanal. “Problemi i qumështit ka filluar që në momentin kur u shtuan kërkesat e BE-së. Në fillim niveli i aflatoksinës na dilte 400-500, ndërsa më pas erdhëm duke e ulur. Por nuk e mbajmë dot këtë normë, pasi aflatoksina ndodhet në ushqim. Qumështin mbi 50 nuk ta merr fabrika dhe unë e hedh, pasi s’kam çfarë të bëj.”