Shoqata “Bereqeti” në Prishtinë shpërndan 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Prishtinë, ka shpërndarë 50 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në gjendje të rëndë sociale.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, sipas të cilit përfituese të kësaj ndihme ishin familjet me fëmijë jetimë dhe familjet që përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme humanitare të shoqatës, me synim mbështetjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë dhe lehtësimin e gjendjes së tyre ekonomike.
Shoqata “Bereqeti” ka falënderuar të gjithë donatorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke ftuar qytetarët që të kontribuojnë edhe më tej në këto aktivitete humanitare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate


































