Shoqata Tirana “Nderi i Kombit” festoi 35-vjetorin e themelimit në një ceremoni që bëri bashkë personalitete, intelektualë dhe qytetarë anëtarë të Shoqatës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit. Në 35 vite, kjo shoqata është bërë fanar i vlerave që përfaqëson treva jonë, sikurse janë mikpritja, bujaria, kultura, arti, sporti, kulinaria.