Në seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, edhe Shoqata Manifaktura ka kërkuar rishikim të paketës fiskale, e sidomos tek pagat. Me ndryshimet e ligjit të tatimit mbi të ardhurat vijojnë të mbeten të patatuara pagat deri në 50 mijë lekë, që është minimalja. Ndërsa për ato deri në 60 mijë lekë në muaj tatimi do të jetë 13% por vetëm për një pjesë të pagës prej 35 mijë lekësh.
“Një pagë mbi 50 mijë lekë tatohet që nga 35 mijë lekëshi dhe dëmton shumë punonjës. Deri në pagën 64 mijë lekë neto ose 80 mijë lekë bruto të mos ketë tatim, e konsiderojmë pagë mbijetese”, tha Zekja.
Gjithashtu u ri-kërkua që të merren masa për zhvlerësimin e valutave që po godet eksportuesit.
“Këmbimin e euros e bën çdo pikë tregtare, është fenomen shfaqet vetëm në Shqipëri dhe çon në informalitet me kursin. Për sektorin tonë kemi rënie dyshifrore prej euros, duhet të merreshin parasysh, situata është alarmante”, tha Florian Zekja.
Kundër ndryshimeve të ligjore të propozuara, nga ulja e pragut të TVSH-së, rritja e dividendit nga 8% në 15% apo e TVSH-së standarde nga 20% në 21% ishin edhe Instituti i Kontabilistëve, Konfidustria Shqiptare si dhe Konfindustria që përfaqëson bizneset italiane.
Lajmi kryesor:
Paketa fiskale/ Profesionistët kundërshtojnë uljen e pragut të TVSH-së: E çojmë në Kushtetuese! Shoqatat e turizmit njëzëri kundër rritjes së normës nga 6% në 10%










