Jensen Huang ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, me efekt të menjëhershëm, pas raportimeve për dy lidhje jashtëmartesore që kanë shkaktuar tronditje në drejtimin e gjigantit të teknologjisë.
Sipas njoftimit të kompanisë, detyrën e drejtores ekzekutive të përkohshme do ta marrë drejtoresha financiare, Colette Kress.
Ndërkohë, ish-drejtori ekzekutiv i Synopsys, Harvey Jones, është emëruar kryetari i parë i bordit të administrimit të Nvidia-s.
Huang, 63 vjeç, ishte përballur me presion në rritje pas publikimit të raportimeve për dy marrëdhënie jashtëmartesore. Njëra prej tyre lidhej me Alice Huang, një biznesmene e cila është përmendur në raportime si person i dyshuar për lidhje me shërbimet kineze të spiunazhit.
Këto pretendime kanë ngritur gjithashtu shqetësime për rreziqet e mundshme ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Vendimi për largimin e tij u bë publik pasi bordi i Nvidia-s u mblodh të mërkurën për të diskutuar të ardhmen e drejtuesit 63-vjeçar.
Lajmi shkaktoi reagim të menjëhershëm në tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s ranë me 13% në hapjen e tregtimit në SHBA, duke e çuar vlerën e tregut të kompanisë nën 4 trilionë dollarë për herë të parë që prej korrikut 2025.
Largimi i Huang pritet të krijojë pasiguri për të ardhmen e kompanisë dhe të ndikojë në ekosistemin e inteligjencës artificiale, zhvillimin e të cilit Nvidia e ka financuar dhe mbështetur në mënyrë të konsiderueshme.
Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e politikës amerikane. Presidenti Donald Trump e ka cilësuar Huang si “një njeri të ndershëm”, ndërsa drejtues të Kongresit kanë kërkuar hetime mbi rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare.
