Sport

Napoli dhe De Bruyne ndajnë rrugët në janar? Liga Holandeze në horizontin e mesfushorit!

PSV Eindhoven ëndërron një goditje në merkato; Kevin De Bruyne. Sipas asaj që publikohet në median holandeze, klubi nga Eindhoven ka vënë në shënjestrën e tij, mesfushorin belg të Napolit.

E përditshmja ‘De Telegraaf’ bën të ditur se stafi i De Bruyne kanë hyrë në kontakte dhe klubit të Eredivisie me mesfushorin që nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të tij në merkaton e janarit. Është kjo një tjetër shenjë se mes belgut dhe Napolit nuk lindi kurrë një dashuri e vërtetë dhe tani pas 1 viti e gjysmë aventura e De Bruyne te skuadra napoletane duket se është drejt fundit.

Nga ana e tij, Napoli nuk ka ndërmend të bëhet pengesë; nëse De Bruyne do të kërkojë të ndryshojë ambient, do t’i plotësohet dëshira. Kjo edhe sepse, belgu erdhi te Napoli me parametra zero, një detaj ky që i lejon drejtuesit e klubit italian që të pranojnë largimin e tij edhe pa ndonjë përfitim financiar edhe pse kontrata e belgut skadon në 2027 dhe ka edhe një opsion për rinovimin e saj.

LEXO EDHE: Sonte Shqipëri-Finlandë, Maran pa surpriza me skemën dhe formacionin kuqezi: Kërkojmë golin që nga minuta e parë!

Me largimin e De Bruyne, Napoli do të kursente pagën e futbollistit që është rreth 6 milionë euro neto dhe do të zgjidhte edhe ‘problemin’ e dhomës së zhveshjes; nuk është një mister që mesfushori nuk ka krijuar një lidhje të fortë me skuadrën, ambientin dhe qytetin. Dhe zënka në mesin e fushës me Lucca në ndeshjen me Porton, mund të ketë krisur përfundimisht raportet me grupin.

LEXO EDHE: Duka e pranon: “E duam në Kombëtare!” Portieri i Cagliarit me pasaportë shqiptare, çfarë e pengon

Në krahun tjetër, PSV Eindhoven nuk e ka për herë të parë që përfshihet në operacione të tilla; nga Perisic te Goetze, holandezët kur bëhet fjalë për talente, nuk e shohin shumë moshën. Për më tepër, pa Veerman e Saibari që tashmë janë pjesë e Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut, mesfusha e skuadrës ka nevojë për përforcime; De Bruyne në ‘Philips Stadion’ do të mund të kthehet të luajë në zonat e avancuara të mesfushës, aty ku ndihet më mirë. Kështu, topi tani është në fushën e belgut që duhet të vendosë nëse do të rifitojë zemrat në Napoli apo të kërkoja fatin në Holandë.