Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku, sipas Kurtit, është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të KFOR-it, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë.

Ai ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik, duke vlerësuar se ky proces do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

“Në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.

Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika