Napoli dhe De Bruyne ndajnë rrugët në janar? Liga Holandeze, në horizontin e mesfushorit
Ish sulmuesi brazilian, Mario Jardel hap zemrën dhe rrëfen kurbën dramatike që ndoqi karriera e tij pas triumfeve me Porton dhe Sporting Lisbonë dhe dy trofeve të Këpucës së Artë të fituar.
Dhe rrëfimin e tij ai e bëri në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ gjatë së cilës tregoi për prapaskenat më mizore të jetës së tij të lidhura me varësinë nga alkooli dhe kokaina dhe me eksperiencën e tij italiane te skuadra e Anconas.
Gjithçka përkon me mosgrumbullimin e tij te kombëtarja e Brazilit për Botërorin 2002, pavarëisht 55 golave të shënuar në 42 ndeshje në sezonin paraardhës. Një moment që ndezi një efekt domino shkatërrues me divorcin, betejat për kujdestarinë e fëmijëve dhe depresionin.
‘Rashë në depresion dhe nisa të pija shumë alkool. Të luaja në Botëror ishte ëndrra e një jete-pranon Jardel që më pas tregoi sesi iu afrua drogës në verën e 2003, kur ishte shok skuadre me një Cristiano Ronaldo shumë të ri
‘Në verën e 2003 provova kokainën. Isha me pushime dhe e dija që në atë kohë mund ta konsumoja pasi nuk kishte kontrolle antidoping-vijon rrëfimin e tij Jardel-më pëlqente, më bënte të ndihesha gjallë dhe jo në depresion. Një herë, qëndrova zgjuar një javë të tërë. Më pas, pra një mbidozë, thuajse vdiqa, një miku im ishte me mua dhe më shpëtoi jetën. Ishte ai momenti kur preka fundin’
Jardel pohoi se edhe mbështetja psikologjike dhe njohja me bashkëshorten e tij të dytë, Sandrën e ndihmuan që të dilte nga tuneli i errët ku ndodhej. ‘Më ndihmoi të kuptoj kuptimin e jetës dhe sot jam i lumtur’-tha ai
Jashtë forme dhe me karrierën e kompromentuar pas rënies së Bolton nga kategoria, qendërsulmuesi në moshën 31 vjeçare kaloi te Ancona falë ndërmjetësimit të një miku special. ‘Jorge Mendes më solli këtu. Isha 31 vjeçar, mbipeshë dhe kërkoja një skuadër ku të mund të luaja rregullisht-kujton Jardel.
Por braziliani ka ruajtur kujtime të hidhura nga aventura e tij italiane përpara se të mbyllte ‘shëtitjen’ nëpër botë ku përshkoi 8 vende të ndryshme.
‘Nga Ancona kam vetëm kujtime të shëmtuara. Nuk u pagova për 6 muaj dhe luajta vetëm 3 ndeshje-rrëfen Jardel.
Top Channel