
Në procesin gjyqësor në GJKKO, Ilir Metaj ka paraqitur një sërë kërkesash për administrimin e provave lidhur me episodin e lobimit politik në SHBA, duke kërkuar dokumentacion të plotë mbi marrëdhënien kontraktore mes ish-LSI-së dhe kompanisë amerikane GSIS. Në një parashtresë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Metaj, i përfaqësuar nga avokati Bujar Musta, kërkon që të merren dhe shqyrtohen një sërë dokumentesh që lidhen me hetimet për lobimin politik. Mbrojtja shprehet dakord me administrimin e provave të kërkuara nga Prokuroria, përfshirë dëshmitë e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke pretenduar se shqyrtimi objektiv i tyre do të mbështesë kundërshtimet e saj ndaj akuzave dhe do të provojë pafajësinë e të pandehurit. Një pjesë e rëndësishme e kërkesave lidhet me letërporositë e dërguara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunikimet mes Ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Metaj kërkon që gjykata të sigurojë kërkesën për ndihmë juridike të depozituar nga Prokuroria pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe dokumentet me numër 122/2022 dhe 3285/Prot./AH, të përcjella nga kjo ministri drejt autoriteteve amerikane.
PËRMBLEDHJE E KËRKESAVE E PRETENDIMEVE PËR PROVAT
Kërkues: i pandehuri z. ILIR METAJ , i përfaqësuar e mbrojtur nga Av. Bujar Musta ;
Me objekt: Paraqitja e përmbledhur e pretendimeve dhe kërkesave për prova dhe kundërshtimin e provave , sipas nenit 356 të K. Pr. Penale ;
Drejtuar: Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ;
( Kryetarit të trupit Gjykues z. Erion Bani )
E nderuar Gjykatë !
Sipas kërkesës / orientimit tuaj në seancat gjyqësore dt. 18 / 6 / 2026 dhe dt. 05 / 11 / 2026 ; ju parashtroj në mënyrë të përmbledhur kërkesat dhe pretendimet e mia vijuese , parashtruar verbalisht dhe me shkrim , në seancat gjyqësore ose për llogari të seancave gjyqësore të datave 18 / 6 / 2026 , 24 / 6 / 2026 , 09 / 7 / 2026 , 29 / 7 / 2026 , 10 / 9 / 2026 , 17 / 9 / 2026 , 24 / 9 / 2026 , 01 / 10 / 2026 , 15 / 10 / 2026 , 22 / 10 / 2026 , 29 / 10 / 2026 dhe 05 / 11 / 2026 ;
1). Jam dakord të administrohen , shqyrtohen dhe të diskutohen provat e kërkuara prej prokurorit ( deklaruar prej tij , në seancën gjyqesore të dt. 18 / 6 / 2026 ) , sepse nga shqyrtimi i tyre në tërësi provojnë kundërshtimet e mia për faktet , rrethanat dhe episodet , objekt gjykimi dhe provojnë pafajësinë time ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 /2026 ) .
2). Prokurori kërkon të merren dhe të administrohen , si prova , deklarimet / dëshmia e disa shtetasve shqiptar dhe të huaj ; Edhe unë kërkoj të pyeten dëshmitarët e kërkuar prej Prokurorit ( deklaruar prej tij , po në seancën gjyqësore të dt. 18 / 6 / 2026 ) , sepse çdo dëshmi e tyre objektive e besueshme , rreth pyetjeve të mia , provojnë kundërshtimet e mia për faktet , rrethanat dhe episodet , objekt gjykimi dhe provojnë pafajësinë time ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
3). Prokurori kërkon të administrohen provat e marra , nga jashtë shtetit , me letërporosi , lidhur me episodin hetimor të lobimit politik ; Por në lidhje me korespondencën e Ministrisë të Drejtësisë me Departamentin e Drejtësisë të SH.B.A ( për ndihmë juridike , lidhur me marrjen e informacioneve / akteve / të dhënave , nga shoqëria G.S.I.S ) ; meqenëse më dt. 23 / 6 / 2026 është plotësuar afati 2 vjeçar i kufizimit ( të caktuar nga një gjykatë e SH.B.A ) dhe referuar e-mail dt. 15 / 7 / 2024 të Departamentit të Drejtësisë të SHBA pretendoj sa vijon :
3/1). Kërkoj nga Gjykata që të merret , si provë , nga Ministria e Drejtësisë , kërkesa “ për ndihmë juridike ” , që Prokurori ka depozituar , në këtë Ministri , për këtë kërkesë të posaçme ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ; kërkuar edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) .
3/2). Kërkoj të merren , si provë , në Ministrinë e Drejtësisë kërkesat nr. 122/2022 dhe 3285/Prot./AH , që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
3/3). Gjykata t’i kërkojë , si provë , Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A paraqitjen e të dhënave dhe akteve bankare të çdo lloji , sepse kanë lidhje me ekzekutimin e çdo lloj marrëveshje , që ish- Partia LSI ka krijuar e ndryshuar , me shoqërinë kompaninë amerikane G.S.I.S ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
3/4). Gjykata t’i kërkojë , si provë , Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A paraqitjen e të dhënave / informacionit , përgjigjen e shoqërisë amerikane Grupit McKeon ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
3/5). Gjykata t’i kërkojë , si provë , Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sa vijon:
i). Paraqitjen e vendimit gjyqësor dt. 23 / 6 / 2024 të Gjykatës përkatëse të SH.B.A , që ka vendosur “…ekzekutimi i kërkesës të palës shqiptare të trajtohej si konfidenciale dhe e padisponueshme për publikun për dy vjet…” ( shih e-mail datë 15 / 7 / 2024 të Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A ) ;
ii). Paraqitjen e kërkesës e palës të interesuar , me objekt “ për konfidencialitet ” , drejtuar po asaj gjykate në SH.B.A ( e cila disponoi me vendimin e saj dt. 23 / 6 / 2024 ) .
iii). Paraqitja e çdo vendimi tjetër gjyqësor , nga gjykatat në SH.B.A , që ka disponuar eventualisht , për ekzekutimin e letërporosisë , prej dt. 15 / 7 / 2024 dhe në vijim.
iv). Paraqitja , nga shoqëria G.S.I.S , e marrëveshjes ( varianti i saj anglisht ) dt. 03 / 02 / 2016 të lidhur prej saj / shoqëria G.S.I.S ( përfaqësuar nga Dennis Burke ) , me ish- partinë L.S.I ( përfaqësuar nga Petrit Vasili ) , përfshirë dhe ndryshimet e saj eventuale , me shkrim ( nëse ka ndryshime , sipas parashikimeve të mirëpërcaktuara , në marrëveshjen fillestare G.S.I.S – Partia LSI ) .
• Nëse marrëveshja fillestare ka patur ndryshime , na njoftoni se kur janë kryer secili ndryshim ?
• Cili përfaqësues i partisë L.S.I i ka miratuar ndryshimet eventuale ? Në çfarë forme / mënyre i ka miratuar ky përfaqësues i partisë LSI , ndryshimet eventuale ?
• Në çfarë forme/mënyre e ka njoftuar shoqërinë G.S.I.S , ky përfaqësues i partisë LSI për miratimin e ndryshimeve eventuale ?
v). Paraqitja nga shoqëria G.S.I.S e çdo lloj akti përfaqësimi të partisë LSI , për krijimin , ndryshimin apo shuarjen e marrëveshjes së tyre.
vi). Paraqitja nga shoqëria G.S.I.S e çdo lloj akti financiar , që ka lidhje me ekzekutimin monetar të marrëveshjes , të lidhur midis tyre dhe partia LSI , sipas parashikimeve kontraktore në fuqi të marrëveshjes G.S.I.S – Partia LSI .
vii). Paraqitja nga shoqëria G.S.I.S të të gjitha miratimeve / autorizimeve paraprake nga partia LSI , për çdo lloj shpenzimi të paguar , nga kjo parti , në dobi të shoqërisë G.S.I.S , mbi 1000 USD , sipas parashikimeve kontraktore në fuqi .
viii). Paraqitjen e emrit të personit përgjegjës / përfaqësuesit , që ka miratuar çdo shpenzim financiar , nga partia LSI , për t’u paguar , në dobi të shoqërisë G.S.I.S , pas çdo fature financiare të dërguar nga G.S.I.S , për partinë LSI, sipas marrëveshjes në fuqi.
ix). Paraqitja nga shoqëria G.S.I.S të informacionit , për çdo produkt të punës /veprimtarisë së tyre, në zbatim të marrëveshjes të lidhur me partinë LSI ?
• Nëse po , kujt ja ka dorëzuar këtë produkt ( në partinë LSI ) , kur ja ka dorëzuar dhe në çfarë forme /mënyre , ja ka dorëzuar ?
• A ka caktuar shoqëria GSIS ndonjë nënkontraktor , për zbatimin e marrëveshjes së tyre , me partinë LSI ? Nëse po , cili është nënkontraktori dhe cili përfaqësues i partisë LSI e ka dhënë pëlqimin?
• Nëse shoqëria G.S.I.S e ka marrë paraprakisht pëlqimin / miratimin e partisë LSI , për caktimin e këtij nënkontraktori ? Nëse po , të paraqiten prej G.S.I.S , të gjitha aktet e miratimit / pëlqimit / autorizimit të partisë LSI , për caktimin e tij.
• Paraqitja nga shoqëria G.S.I.S të informacionit , se çfarë veprimesh apo produkti ka kryer nënkontraktori eventual për zbatimin e marrëveshjes të lidhur , midis shoqërisë G.S.I.S dhe partia LSI ?
x). T’i kërkohet shoqërisë G.S.I.S informacion , se kur i ka mbaruar efektet marrëveshja e tyre , me partinë LSI ? Ose kur e ka ndërprerë shoqëria G.S.I.S ekzekutimin e marrëveshjes së tyre fillestare dhe/ose të ndryshuar me partinë LSI ?
• Cili ka qenë përfaqësuesi i partisë LSI dhe përfaqësuesi i shoqërisë G.S.I.S , në rastet e ndryshimit të marrëveshjes së tyre fillestare eventualisht ?
• Cili ka qenë përfaqësuesi i partisë LSI dhe përfaqësuesi i shoqërisë G.S.I.S , në rastet e ndërprerjes/shuarjes përfundimisht të kontratës midis tyre dhe cila është dita e ndërprerjes së kontratës , nëse nuk ka patur asnjë ndryshim , nga marrëveshja fillestare e dt. 03 / 02 / 2016 .
• A është dhënë nga ndonjë përfaqësues i partisë LSI pëlqimi/miratimi/autorizimi paraprak me shkrim, që shoqëria G.S.I.S t’i japë akses një pale të tretë në informacionin konfidencial të marrëveshjes , të lidhur midis shoqërisë G.S.I.S dhe partisë LSI ( përfshirë edhe informacionet për ndryshimet e saj ) ? Nëse po , të na dërgoni këto pëlqime/ miratime/autorizime.
• A është dhënë nga ndonjë përfaqësues i partisë LSI pëlqimi / miratimi/autorizimi paraprak me shkrim , që shoqëria G.S.I.S të nënshkruajë ( në emër të partisë LSI ) ndonjë marrëveshje / kontratë tjetër angazhimi apo veprimtarie tjetër ? Nëse po, na dërgoni këto pëlqime / miratime / autorizime eventuale .
• A është dhënë nga ndonjë përfaqësues i partisë LSI pëlqimi / miratimi / autorizimi paraprak me shkrim , që shoqëria G.S.I.S të kthejë dhe/ose të asgjësojë të gjithë informacionin konfidencial , të përfituar gjatë zbatimit të marrëveshjes ( dhe ndryshimet e saj ) , lidhur midis tyre ? Nëse po , cili përfaqësues e ka dhënë ( dhe na dërgoni këto pëlqime/ miratime / autorizime ) ?
• Nëse shoqëria G.S.I.S ka kryer asgjësime të të gjithë informacionit konfidencial , na njoftoni , kur është asgjësuar , prej tyre dhe çfarë informacioni është asgjësuar ?
xi). T’i kërkohet shoqërisë G.S.I.S informacion , se çfarë vlerash monetare janë paguar , në dobi të shoqërisë G.S.I.S , nga partia LSI ?
• Sa ka qenë vlera totale monetare e faturave bankare , që ka ekzekutuar / paguar partia LSI , në dobi të shoqërisë G.S.I.S , sipas marrëveshjes së tyre fillestare dhe sipas ndryshimeve të saj eventuale ? Për çfarë shërbimesh / produkti të kryer eventualisht prej shoqërisë G.S.I.S , janë paguar , nga partia LSI , secili shpenzim ?
• Cilit person ( në partinë LSI ) i janë dërguar/njoftuar , nga shoqëria G.S.I.S , secili shërbim dhe faturë e tyre , para se të kryhej pagesa , nga partia LSI ?
• Cilët janë përfaqësuesit e partisë LSI , që kanë autorizuar /miratuar pagimin e çdo lloj shpenzimi në dobi të shoqërisë G.S.I.S ?
• A ka përdorur partia LSI ndonjë fond monetar të paligjshëm ose ndonjë pagesë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ( në kundërshtim me ligjet e zbatueshme të SH.B.A ), gjatë zbatimit të marrëveshjes të saj në fuqi, me shoqërinë G.S.I.S ?
• Nëse po , cili përfaqësues i partisë LSI e ka autorizuar / miratuar këtë pagesë ? Nëse është konstatuar nga shoqëria G.S.I.S , kjo parregullsi eventuale financiare , a është raportuar / denoncuar pranë autoriteteve të SH.B.A ?
xii). Nëse pagesat e shërbimeve/produkteve ( në dobi të shoqërisë G.S.I.S ) janë kryer ( në emër të partisë LSI ) , nga shtetasi Adrian Shatku kërkoj të paraqitet kontrata / marrveshja , në bazë të të cilës ai i ka kryer këto pagesa? Na njoftoni se cili përfaqësues i partisë LSI e ka autorizuar/lejuar shtetasin Adrian Shatku të kryejë këto pagesa ? ( Njëkohësisht na dërgoni këto autorizime dhe faturat e pagesave bankare , të kryera eventualisht prej shtetasit Adrian Shatku, përfshirë edhe shërbimet e shoqërisë G.S.I.S të kryera , për interes të partisë LSI dhe të paguara nga Adrian Shatku ).
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 /2026 ;
3/6). Kjo letërporosi ka lidhje me faktet e rrethanat objekt akuze ( për lobimet politike ) dhe provojnë pafajësinë time.
i). Për këtë shkak kërkoj , që Gjykata të caktojë përkthyes të licensuar ( sipas neneve 123 -126 , 196 të K. Pr. Penale , ligjit organik nr. 82/2021 dhe akteve tij nënligjore ) dhe të regjistruar , në Ministrinë e Drejtësisë , për t’u paraqitur për betim , në një seancë të ndërmjetme dhe për të përkthyer , në gjuhën angleze të zbatuar në SH.B.A , kërkesat , pyetjet e mia , kërkesat dhe pyetjet eventuale të prokurorit dhe kërkesat e pyetjet eventuale të Gjykatës . Teksti i plotë i kërkesës t’i dërgohet Departamentit të Drejtësisë të SHBA , duke patur parasysh / referencë përmbajtjen e e-mail dt. 15 / 7 / 2024 të Departamentit të Drejtësisë të SHBA ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ).
4). Prokurori kërkon të merren , si prova shkresore , aktet e ILDKPKI dhe të lidhur ( këto prova ) me ekspertimin financiar ( kryer gjatë hetimit paraprak ) ; Por pretendoj , se Gjykata duhet të kërkojë informacion /të dhëna nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit / ILDKPKI ) përsa vijon :
i). Sa zyrtarë deklarues e kanë deklaruar dietën si të ardhur gjatë periudhës kohore financiare të viteve 1992 – 2022 ? A është përfshirë , nga ILDKPKI , dieta , si e ardhur , për këta zyrtarë gjatë periudhës kohore financiare të viteve 1992 – 2022 ? Nëse po , jep shkakun / arsyen ? Nëse jo , jep shkakun /arsyen ?
ii). A ka vendime gjyqësore civile/penale të formës së prerë , që administrohet pranë ILDKPKI , për periudhën kohore të viteve 1992 – 2022 , që ka lidhje me ndonjë zyrtar deklarues dhe që ka trajtuar ( ndër të tjera ) edhe dietën ? Nëse po , dërgoni vendimin / vendimet përkatëse gjyqësore. Çfarë efekti / ndikimi / pasojë/reflektimi ka patur ky / këto vendim/e gjyqësore në vijueshmërinë e veprimtarisë të ILDKPKI për zyrtarin / zyrtarët përkatës dhe për zyrtarët e tjerë deklarues?
iii). Çfarë metodologjie financiare / kontabile / ekonomike është patur parasysh / zbatuar , prej ILDKPKI , për periudhën kohore të viteve 1992 – 2022 , lidhur me analizimin e të ardhurave , shpenzimeve , investimeve dhe për kontrollin llogjiko-ekonomik / financiar / kontabël , ndaj zyrtarëve deklarues ? Kjo metodologji ka qenë e njëjtë për çdo zyrtar deklarues apo ka qenë e ndryshme sipas kategorive/nivelit të zyrtarëve ?
iv). Cilat ligje dhe akte nënligjore financiare / kontabile / ekonomike në fuqi ka patur parasysh ILDKPKI , në periudhën kohore të viteve 1992 – 2022 , për zbatimin e metodologjisë financiare / kontabile / ekonomike , tatimore për analizimin e të ardhurave , shpenzimeve , investimeve dhe për kontrollin llogjiko – ekonomik / financiar / kontabël , tatimor , ndaj zyrtarëve deklarues ?
v). A ka ndonjë vendim gjyqësor civil/penal të formës së prerë ( për periudhën kohore të viteve 1992 – 2022 ) , që ka ndryshuar metodologjinë financiare / kontabile / ekonomike të ILDKPKI , ndaj zyrtarëve deklarues ? Nëse po , dërgoni vendimin / vendimet përkatëse gjyqësore.
vi). A ka patur këshillime , nga ILDKPKI , për periudhën kohore të viteve 1992 – 2022 , ndaj zyrtarëve deklarues , për faktin që të mos e llogaritnin dietën , si të ardhur ? Nëse po , për sa zyrtarë deklarues ka patur këshillime ? Si është reflektuar ky këshillim , edhe për zyrtarët e tjerë ?
vii). Nëse për mua / deklaruesin ILIR METAJ , a ka konstatuar ndonjëherë mosdeklarim apo fshehje të ardhurash , shpenzimesh etj. ? nëse po , a më kanë paralajmëruar / këshilluar / njoftuar / pyetur / hetuar / gjobitur mua ?
viii). A kanë zhvilluar ndonjë hetim administrativ , për mua deklaruesin , lidhur me burimin e pasurisë/ve , burimin e të ardhurave , burimin e shpenzimeve dhe burimin kursimeve të mia ? Nëse po , çfarë rezultatesh / vendimesh kanë nxjerrë eventualisht , sipas parimit të sigurisë juridike , parimit të njoftimit të vendimeve , parimit të vendimmarrjes , sipas dispozitave të ligjit në fuqi nr. 9049/2003 dhe sipas dispozitave të K. Pr. Administrative relevant në fuqi ? a më kanë gjobitur , për shkelje eventuale ?
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ;
5). Pretendoj / kërkoj nga GJ.K.K.O , të merret si provë shkresore , nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vendimi gjyqësor penal i dënimit të dëshmitarit K.I ( përfshirë edhe vendimin përkatës të Gjykatës se Apelit dhe vendimin përkatës të Gjykatës së Lartë ) , sepse përmbajnë të dhëna , fakte e rrethana , që kanë lidhje me objektin e akuzës , ndaj meje ( lidhur me episodin hetimor ÇEZ – DIA , objekt gjykimi ) ; provojnë edhe ecurinë objektive të veprimtarisë /marëdhënies kontraktore tregtare e krijuar midis shoqërive tregtare ÇEZ – DIA ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ; kërkuar edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026) ;
6). Prokurori pretendon , se nuk ka dokumentacion tjetër ( referuar informacionit të Kryeministrisë ; shih fq. 310 të fashikullit hetimor nr. 22 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; shih fq. 47 të fashikullit hetimor nr. 23 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi) ; Por unë pretendoj , se Gjykata duhet të kërkojë të gjithë dokumentacionin administrativo – financiar të muajve Nëntor 2010 – Dhjetor 2010 , që administron aktualisht Kryeministria dhe Ministritë përgjegjëse të Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjitikës , për rimbursimin financiar të shpenzimeve të mia përkatëse ( për transport , bileta avioni , akomodimi në hotel , dieta etj. ) , gjatë udhëtimit tim zyrtar , në Republikën e Çekisë ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ; kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ).
7). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e aktit nr. 4512/3 Prot. dt. 05 / 4 / 2012 i Ministrisë së Financave ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) , sepse provoj mënyrën , se si është vepruar , nga një anëtar qeverie ( konkretisht nga Ministri i Finanacave ) , pranë Entit Rregullator të Energjisë , në interes të shoqërisë “ ÇEZ Shpërndarje “ ; Pra , në rastin konkret objekt gjykimi , unë pretendoj , se Prokurori ka bërë interpretim arbitrar dhe të paarsyeshëm të fakteve , rrethanave dhe provave , lidhur me episodin hetimor “ ÇEZ “ – “ DIA “ ;
8). Kërkoj të merret , si provë shkresore ( lidhur me episodin e lobimeve ) , kopje e legalizuar e Statutit të ish- Partisë LSI , gjëndje e saj , në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë , përkatësisht në vitet 2016 e 2017 , sepse provon organizimin e veprimtarisë të partisë LSI , organet / strukturat e saj përgjegjëse , për çdo episod , lidhur me krijimin e mardhënieve kontraktore lobuese politike , me pagesat e Partisë , në dobi të shoqërive përkatëse të lobimit politik ; Provojnë , se unë nuk kam asnjé nënshkrim , lidhur me marréveshjen përkatëse me shoqërinë G.S.I.S ; Provon gjithashtu , se Kryetari i asaj partie nuk kishte asnjë lloj kompetence / përgjegjësie dhe menaxhimi , në fushën financiare të kësaj partie ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
9). Kërkoj të merret , si provë shkresore / elektronike ( në versionin e saj anglisht ) , e-mail i dërguar , nga e-mail [email protected] , adresuar / drejtuar znj. Alma Hicka / me detyrë Avokate e Shtetit ( me e-mail e saj [email protected] ) më dt. 01 / 9 / 2015 , ora 16:07 , për mosmarrveshjen e shoqërive tregtare ÇEZ – DIA , në Arbitrazhin Tregtar të Vjenës / Austri ( e lidhur kjo provë , me episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ” ) ; Kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
10). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e aktit nr.1 Prot. dt. 05 / 01 / 2016 të Kryetarit të Kuvendit ( ushtruar kjo detyrë prej meje / i pandehuri ; ky akt është hartuar prej meje ) , drejtuar Prokurorit të Pëgjithshëm ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 /2026 ) ; Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e aktit nr.3020 Prot. dt. 27 / 9 / 2015 të Kuvendit / Parlamentit ( nënshkruar nga dëshmitari S.B, me cilësinë deputet / Kryetar i Komisionit Parlamentar ) , drejtuar ( ndër të tjerë ) Ministrit të Punëve të Brendëshme ;
11). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e aktit nr. 36/1 Prot. dt. 06 / 01 / 2016 të Prokurorit të Përgjithshëm ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
12). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e vendimit penal të pushimit dt. 18 / 01 / 2017 , për procedimin penal nr. 86 viti 2016 të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
12/1). Praktika e akteve / provave kërkuar , prej meje ( me nr. rendor të sipërcituar 10 – 12 ) provojnë denoncimin tim , në Prokurori , për rrethanat /faktet e parashtruara , me intervista mediatike dhe me mesazhe telefonike ( në telefonin tim ) , nga dëshmitarja V.I ; provojnë gjithashtu , edhe denoncimin e Kuvendit / Komisioni saj përkatës , drejtuar Ministrit përgjegjës , për të njëjtat rrethana /fakte ;
13). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e aktit nr. 8276/1 dt. 20 / 12 / 2010 të shoqërisë shtetërore “ KESH Sh.A ” , drejtuar Entit Rregullator të Energjisë / shkurtimisht pasqyrohet , në vijim “ ERE “ ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
14). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e vendimit administrativ nr.118 dt. 28 / 12 / 2010 i ERE-s ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
15). Kërkoj të merret , si provë shkresore , kopje e legalizuar e vendimit gjyqësor civil përfundimtar nr. 11759 dt. 03 / 12 / 2012 i Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ( me shënimet / sqarimet e Gjykatës së Apelit dhe / ose të Gjykatës së Lartë , sipas gjëndjes eventuale ) , që i përket paditësit “ KESH Sh.A ” ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
15/1). Praktika e akteve kërkuar prej meje ( me nr. rendor të sipërcituar 13 – 15 ) provojnë vendosmërinë e shoqërisë shtetërore “ KESH “ ( në përgjegjësi funksionale / hierarkike të Ministrit të Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjitikës , ushtruar prej meje , kjo detyrë , në vitin 2010 ) , për të kundërshtuar vendimin administrativ nr. 97/2010 të ERE-s , në rrugë / formë administrative e gjyqësore ; Meqenëse pretendimet e KESH janë rrëzuar , në rrugë administrative e gjyqësore provoj gjithashtu ( me këto akte ) , se unë nuk kam ndërhyrë , në vendimmarrjen e ERE-s ;
16). Kërkoj të merret , në shoqërinë shtetërore “ O.SH.E.E “ , si provë shkresore , kopje e legalizuar e marrëveshjes së plotë dt. 03 / 12 / 2014 , lidhur /krijuar midis shoqërisë O.SH.E.E. dhe personit juridik privat tregtar privat “ DIA “ , sepse ka lidhje me episodin hetimor ÇEZ -DIA ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .
17). Kërkoj të merret , si provë shkresore , intervista e publikuar më dt. 05 / 9 / 2016 , në Revistën shqiptare “ MAPO ” të ish- Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Z. Donald Lu , sepse provoj , që të gjitha vizitat / takimet e mia , në SH.B.A , kanë qenë të koordinuara , edhe me selinë e Ambasadës USA , në Tiranë ;
18). Kërkoj të merren , si prova shkresore ( të lidhur me episodin hetimor të lobimit politik ) praktika e aktit noterial nr. 2626 Rep. dt. 10 / 6 / 2026 të noteres Joana Smakaj ( me seli në Tiranë ) , që ka legalizuar aktin dt. 30 / 01 / 2017 të kompanisë private “ McKeon Group “ dhe përkthimin e saj , në gjuhën shqipe ( administruar këto akte , në dosjen gjyqësore të veçantë penale me nr. 164 vendimi dt. 18 / 6 / 2026 të Gj.K.K.O të Apelit , në fq. 40 – 42 ) ;
18/1). Kërkoj të merren , si prova shkresore praktika e aktit noterial nr. 2632 Rep. dt. 10 / 6 / 2026 , po të noteres J.S , që ka legalizuar statementin bankar dt. 11 / 3 / 2024 të Bankës së Greqisë ( administruar / lidhur këto akte , në dosjen gjyqësore të veçantë penale me nr. 164 vendimi dt. 18 / 6 / 2026 të Gj.K.K.O të Apelit , në fq. 43 , 44 ) , sepse provoj pafajësinë time ;
18/2). Kërkoj të merren , si prova shkresore ( të lidhur me akuzat , ndaj meje , për fshehje pasurie e pastrim parash ) praktika e aktit noterial nr. 2621 Rep. dt. 10 / 6 / 2026 të noteres J.S , që ka legalizuar aktin noterial nr. 1846 Rep. dt. 22 / 5 / 2024 ( po të noteres Joana Smakaj ) , lidhur me deklarimin noterial të të pandehurave Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku ( administruar ky akt , në dosjen gjyqësore të veçantë penale me nr. 164 vendimi dt. 18 / 6 / 2026 të Gj.K.K.O të Apelit , në fq. 45 – 50 ) ; Me këtë akt noterial provoj , vetëm faktin se nuk kam dijeni , për mardhënien midis dy të pandehurave Fatime dhe Ema ;
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 29 / 7 / 2026 ;
19). Meqenëse ndaj vendimit gjyqësor të veçantë penal “ për dërgimin e çështjes në gjyq ” , nuk lejohet ankim ( shih nenin 332/gj të K. Pr. Penale). Në përputhje me parashtrimet dhe kërkesat e prokurorit , në fq. 208 , 211 , 213 d 214 të kërkesës për gjykim dhe parashtrimet e tij , gjatë seancës paraprake ( lidhur me akuzën , sipas nenit 257/a paragrafi i dytë të Kodit Penal ) dhe për realizimin e mbrojtjes time efektive kërkoj , që Prokurori të saktësojë / cilësojë rregullisht në këtë faze , nëse akuzohem për deklarim të rremë , në ILDKPKI , lidhur me deklaratën time periodike vjetore të vitit 2019 ( dorëzuar kjo deklaratë , prej meje , në ILDKPKI , në vitin 2020 ; shih fq. 211 , 213 e 214 të kërkesës për gjykim ; shih fq. 197 të vendimit gjyqësor të veçantë penal / seancë paraprake nr. 28/138 dt. 18 / 3 / 2026 të Gj.K.K.O të Shkallës së Parë ) ? apo akuzohem për deklarim të rremë , në ILDKPKI , lidhur me deklaratën time periodike vjetore të vitit 2020 ( dorëzuar kjo deklaratë , prej meje , në ILDKPKI , në vitin 2021 ; shih fq. 208 të kërkesës për gjykim ) ? kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
19/1). Secila provë e sipërcituar apo mjet kërkimi prove të sipërcituar provojnë direkt dhe indirekt faktet , se nuk kam kryer deklarim të rremë , në ILDKPKI , në vitin 2019 ( dorëzuar deklarata ime përkatëse , e këtij viti , në ILDKPKI , në vitin 2020 ) dhe nuk kam kryer deklarim të rremë , në ILDKPKI , në vitin 2020 ( dorëzuar deklarata ime përkatëse , e këtij viti , në ILDKPKI , në vitin 2021 ) ; Kërkuar /deklaruar sa më lart me pretendimet në seancën gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
20). Kërkoj të merret , si provë , deklarimi / dëshmia i shtetasit Jozef Hejsek , para prokurorit Ndini Tavani ( në Prokurorinë pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ) , më dt . 20 / 12 / 2011 ; Sipas deklarimit tij të këtij viti rrëzohet deklarimi tjetër i mëvonshëm të këtij shtetasi , qé ai ka bërë / dhënë eventualisht , në Arbitrazhin Tregtar të Vjenës , në Vjenë / Austri ( kjo kërkesë ka lidhje me episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ” ; kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia verbale në seancën gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
21). Gjykata të deklarojë papërdorshmërinë e deklarimeve të të ndjerit Dritan Prifti , sepse unë nuk kam patur asnjë lloj bisede , me të ndjerin Dritan ; Gjithashtu në deklarimet e tij , i ndjeri Dritan referon , për biseda eventuale , sikur ato /bisedat janë bërë , në muajt Maj e Qershor të vitit 2010 ( pra , bisedat janë bërë dy-tre muaj para , se të nënshkruhej , né shtator 2010 , marréveshja midis dy shoqërive tregtare DIA – CEZ ; Referuar edhe dëshmisë së shtetasit ILIR Ciko , në këtë procedim penal pretendoj , se deklarimet e të ndjerit Dritan , nuk janë të besueshme ) ; kjo kërkesë ka lidhje me episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ” ( Kërkuar sa më lart me parashtrimet e mia , në seancën gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ;
• Secila provë apo mjet kërkimi prove provojnë faktet , se unë kam patur personalisht dhe familjarisht të ardhura të mjaftueshme ( nga burime të ligjshme dhe të deklaruara rregullisht prej meje , në ILDKPKI ) , të cilat ishin të mjaftueshme për të kryer shpenzimet , investimet dhe për të përballuar koston e jetesës time personale dhe të familjes time ; Provohet , se unë nuk kam dijeni , për shpenzime personale të kryera eventualisht , nga e pandehura Monika ; Provojnë faktet , se unë nuk kam fshehur shpenzimet e mia ( që janë të detyrueshme , për deklarim , në ILDKPKI ) , për llogari të viteve 2019 e 2020 dhe nuk kam fshehur , asnjë llogari bankare . Provojnë faktet , se unë nuk kam dijeni për deklarimet e të pandehurës Monika ( në ILDKPKI ) dhe nuk mbaj pergjegjësi , për deklarimet dhe shpenzimet e saj ( në ILDKPKI ) ; Unë kam qenë në mirbesim dhe nuk kam dijeni , për shpenzimet e mia familjare pasmartesore , sepse me këto shpenzime merrej konkretisht e pandehura Monika ( pra , ne i kishim të ndara detyrat , në familjen time pasmartesore ) ; Provojnë faktet , se unë kam nënshkruar aneksin përkatës të deklaratés përkatëse të pasurisë të të pandehurës Monika , dorëzuar prej saj në ILDKPKI ( por unë nuk kam nënshkruar deklarimin e saj konkret ; prandaj e pretendoj faktin se nuk kam dijeni , për deklarimin e saj , në ILDKPKI ) ; Provojnë faktet , se nuk kam asnjë lloj shpenzimi personal të pajustifikuar dhe të pa deklaruar , prej meje ( në ILDKPKI ) ; Provojnë faktet , se nuk kam patur asnjëherë kartë krediti dhe nuk kam kryer pagesa , në Austri ; Provojnë faktet , se unë nuk kam qenë , në asnjë dyqan , në Londër / Angli dhe unë nuk kam kryer blerje , në ato dyqane ( kërkuar /deklaruar sa më lart me parashtrimet e mia verbale në seancën gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) ; Provojnë faktet , se unë nuk kam dijeni , per veprimet përkatëse financiare apo shpenzimet e kryera , midis të pandehurave Monika , Fatime dhe Ema , në çdo periudhë kohore të viteve 2003 – 2023 , objekt hetimi dhe objekt ekspertimi financiar ; Provojnë faktet , se unë nuk kam dijeni , për të ardhurat e përfituara ose jo , nga e pandehura Monika , prej të pandehurave të tjera Ema dhe Fatime ;
• Secila provë apo mjet kërkimi prove provojnë faktet , se unë nuk kam influencuar / ndikuar ( në asnjë formë dhe mënyrë , as direkt , as indirekt ) , në asnjë autoritet /organ kompetent shtetëror/ publik , për lidhjen e kontratës midis palëve / personave juridik “ CEZ ” – “ DIA ” ; Provojnë , se nuk kam kërkuar ( në asnjë formë dhe mënyrë , as direkt , as indirekt ) personalisht , as në bashkëpunim dhe nuk kam marrë ( në asnjë formë e mënyrë , as direkt , as indirekt ) , personalisht , as në bashkëpunim , nga shtetasi Kastriot Ismailaj , asnjë vlerë monetare ;
• Provojnë faktin , se nuk kam ndikuar / influencuar ( në asnjë formë e mënyrë , as direkt , as indirekt ) , personalisht , as në bashkëpunim , ndaj të pandehurit Piro Xhixho ( për lidhjen e kontratës , midis palëve/persona juridik tregtar privat “ Vodafone ” SHA – “ UNIFI Communication Inc ” ; Provojnë faktin , se Kryetari i AKEP-it ( kryer nga i pandehuri Piro ) , zgiidhej nga Kuvendi i Shqipërisë , me propozim té Késhillit té Ministrave ( dhe jo nga ish- Partia LSI apo nga ana ime/Kryetar I LSI apo Kryetar Kuvendi ) ; Komunikimi / korespondenca , midis entit publik / AKEP-it dhe Kuvendit të Shqipërisë , është kryer , jo në aspektin personal ( midis titullarëve ) , por është kryer në formën / korespondencën zyrtare dhe për shkak të detyrës ( këto rrethana e fakte nuk përbëjnë ndihmë ) ; Provojnë faktin , se të pandehurit Piro nuk i është dhënë , prej meje , asnjë lloj shpërblimi ( qoftë edhe për vajzën e tij Erisa ) , sepse vajza e të pandehurit Piro ( deputetja aktuale Erisa Xhixho ) , ka qenë e treta , në qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ( dhe nuk është zgjedhur deputete ) ; Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 , ajo ka qenë e renditur e treta , në qarkun Tirané ; Këto fakte e rrethana provojnë , se deputetja Erisa Xhixho , nuk ka patur asnjë lloj favorizimi , lidhur me episodet objekt hetimi , në vitin 2014 , për të cilat akuzohet babai i saj / i pandehuri Piro ( sikur ai ka bashkëpunuar me mua ) ; Por unë pretendoj , se nuk kam bashkëpunuar me të pandehurin Piro , lidhur me rrethanat /faktet , objekt gjykimi ;
• Provojnë faktet , se nuk kam përfituar ( në asnjë formë e mënyrë , as direkt , as indirekt ) , personalisht , as në bashkëpunim nga “ UNIFI Communication Inc ” dhe/ose nga shtetasi / dëshmitari A.Sh , vlera monetare dhe/ose karta krediti dhe/ ose mbulim/ pagese të shpenzimeve të shkollimit të fëmijëve të mi dhe/ose pagesa / shpenzime të tjera familjare dhe/ose personale , as interesa të tjera të çdo lloji dhe nuk kam dijeni , për shpenzime të tilla eventuale.
• Secila provë apo mjet kërkimi prove provojnë faktet , se asnjë ndryshim në ligje , nuk është inicuar , as votuar , as miratuar , personalisht , as në bashkëpunim , me qëllimin për të përfituar çdo lloj interesi , vetëm dëshmitari S.M ( personalisht , apo bizneset e tij ) dhe as me qëllimin për të përfituar unë dhe familja ime , çdo lloj interesi , prej dëshmitarit S.M apo prej bizneseve të tij ; Provojnë faktet , se nuk kam kryer asnjë veprim korruptiv dhe asnjë marrédhénie korruptive , për të ndihmuar dëshimtarin S.M apo bizneset e tij ( përfshirë , edhe shoqërinë private tregtare “ PLUS “ , ku ishin rreth 161 aksionerë ) ; Provojnë faktet , se unë nuk kam ndikuar / influencuar dhe nuk jam përfshirë ( në asnjë formë dhe mënyrë , as direkt , as indirekt ) , personalisht , as në bashkëpunim , për të futur në sistemin bankar dhe/ose për investimin , në pasuri të ndryshme të paluajtshme të ndonjë vlere monetare , pa burim të ligjshëm dhe pa u deklaruar , prej meje , shpenzimi dhe të ardhurat përkatëse , në ILDKPKI.
• Nuk provohet , se unë ( me detyrat e mia publike ) kam patur ndonjë komunikim timin , me të pandehurin Piro ( në detyrën e tij Kryetar i AKEP-it ) , për veprime / mosveprime të çdo lloji / forme e mënyre , direkte apo indirekte , personalisht apo në bashkëpunim , në dobi /apo kundër të shoqërive private “ PLUS “ dhe / ose “ VODAFONE “ ; Deklaroj , se çdo komunikim , prej meje ( në detyrën publike Kryetar i Kuvendit / Parlamentit , në periudhën kohore përkatëse të viteve 2013 – 2017 ) ka qenë komunikim zyrtar dhe i dokuemntuar / protokolluar ;
• Provojnë faktet , se ligji nr. 134/2014 dt. 9 / 10 / 2014 “ Për ndryshimin e ligjit nr.10304/2010 ‘ Për sektorin minerar…’ “ është mbrojtur , në Kuvend , drejtëpërdrejtë , nga Kryeministri Edi Rama , i cili ishte edhe ai ( pra , jo vetëm unë ) aktor politik kryesor ( sepse ai , prej vitit 2013 e në vijim , ishte drejtues i Partisë Socialiste dhe Kryeministër ; ai, kishte shumicën e deputetëve , për të votuar e miratuar çdo ligj ) ; Nuk provohet , se unë ( me detyrën Kryetar i Kuvendit , në vitet 2013 – 2017 ) kam patur ndonjé komunikim timin , me Kryeministrin Edi Rama , për të miratuar ndryshimet përkatëse , në ligjin nr. 134/2014 , objekt gjykimi ; Gjithashtu ( sipas këtij ndryshimi ligjor ) parashikohej /qëllimi të forcohej siguria e minierave dhe kishte eventualisht 200 – 300 operatorë ekonomik / biznese pérfitues ( pra , ky ligj nuk ka krijuar pasoja juridike / financiare , për asnje subjekt tregtar privat individualisht të përcaktuar ) ; Për qëllimet e ligjit relevant / të zbatueshëm nr. 9367/2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike “ provohet qartazi , se vota ime , nuk përbënte çastin e fundit të procesit ligjvënës ( gjatë të cilit u vendos miratimi i këtij ligji ) , unë nuk kam kryer asnjë veprim paraprak vendimmarrës ( të cilat do të ishin thelbësisht të rëndësishme dhe përcaktuese , për procesin eventual ligjvënës të miratimit të këtij ligji ) ; Veprimtaria / detyra ime publike / Kryetar Kuvendi nuk ishte thelbësore dhe përcaktuese , për miratimin e këtij ligji ; Pjesmarrja ime , qëndrimi im , në këtë proces ligjvënës , për këtë ligj , nuk ka qenë ndikues , në përmbajtjen e tij dhe në miratimin e tij . Gjithashtu ligji nr. 134/2014 nuk është shfuqizuar nga Kuvendi , për fakte se ( në kohën e miratimit tij ) ka patur eventualisht shkaqe korruptive ;
• Nuk provohet , se unë kam ndikuar në ndonjë çështje përmbarimore publike dhe/ose private ;
• Nuk provohet se unë /me detyrën Kryetar i Kuvendit ( në vitet 2013 – 2017 ) të kem patur personel ( në organikën zyrtare të Kuvendit ) , me detyrën asistent ; Pra , edhe dëshmitarja E.G nuk ka qene asistentja ime , në detyrën time publike Kryetar i Kuvendit ( në vitet 2013 – 2017) ;
• Secila provë apo mjet kërkimi prove provojnë faktet , se nuk ka llogari bankare , financime dhe shpenzime , që nuk janë deklaruar , në dijeninë time ( për ish- partinë LSI ) , në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ; Provojnë faktet , se nuk kam transferuar vlera monetare ( në mënyrë të kundraligjshme apo të fshehtë ) , jashtë territorit të Shqipërisë , për financimin e lobimit politik , midis ish – partisë LSI dhe shoqërisë G.S.I.S . Provojnë faktet , se unë nuk kam dijeni për pagesat e çdo lloji , që ka bërë eventualisht shtetasi Adrian Shatku , në emër e për llogari të ish-partisë LSI dhe për llogari të shoqërisë lobuese amerikane G.S.I.S ;
• Gjithashtu ( nga kjo kontratë lobimi politik ) provohen , se nuk kam përfituar personalisht , jo vetëm asnjë lloj vlere monetare , por as për interes personal familjar dhe politik . Secila prove apo mjet kërkimi prove provojnë ( në vlerësimin e tyre në tërësi ) pafajësinë time për çdo akuzë , episode , objekt hetimi dhe gjykimi.
• Provojnë faktet , se dëshmitari K.I , nuk ka qenë asnjëherë , kandidat i Ministrisë përkatëse / shkurtimisht pasqyrohet “ METE “ , për të qenë ai anëtar në Bordin e entit ÇEZ ;
• Provojnë faktet , se unë nuk kam komunikuar me dëshmitarin S.M dhe as me gruan e tij , për çështjet e mia personale / private e familjare të çdo lloji .
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ; Kërkuar sa më lart edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ;
22). Lista e dëshmitarëve ( që unë kërkoj të pyeten , në gjykim ) , sipas episodeve përkatëse objekt gjykimi , grupohen si vijon :
Lista e dëshmitarëve për episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ”
Lista e dëshmitarëve për episodin hetimor të lobimeve politike
Lista e dëshmitarëve për episodet hetimore të ashtuquajtura “ PLUS , AKEP, VODAFONE dhe UNIFI ”
Lista e dëshmitarëve për episodin hetimor të shitjes së Vilës në Qerret
Lista e dëshmitarëve lidhur me akuzat për fshehje pasurie dhe pastrim parash
22/1). Sipas gjëndjes të dëshmive , që do të administrohen në gjykim , do kërkoj , nga gjykata kryerjen e ballafaqimit , midis dëshmitareve ;
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia , për llogari të seancës gjyqësore dt. 29 / 7 / 2026 ;
23). Prokurori kërkon të administrohet , si mjet kërkimi prove sms / mesazhi elektronik vijues eventual i dt. 22 / 6 / 2009 “ Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro ” , konstatuar eventualisht ( me proces – verbalin e dt. 28 / 6 / 2009 ) , tek karta celulare /elektronike me nr. 0682009693 apo tek aparati celular / elektronik ( ku ishte instaluar eventualisht , kjo kartë elektronike celulare ) , në posedim të dëshmitarit K.I ( e lidhur kjo sms /mesazh , me episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ” ) ; Por unë pretendoj dhe provohet , se oficeri i policisë gjyqësore nuk e ka sqaruar , në kohë reale ( në procedimin penal nr. 978 të vitit 2008 të Prokurorisë së Rrethit Tiranë ) shkaqet ligjore , për të cilat ai / ky oficer ( pasi konstatoi këtë sms / mesazh më dt. 22 / 6 / 2009 ) , nuk e ka mbajtur / përpiluar procesvebalin , po më dt. 22 / 6 / 2009 ( por e përpiloi , pas 6 ditësh / më dt. 28 / 6 / 2009 ) ; Referuar kuptimit të arsyeshëm të neneve 223 e 226/1 të K. Pr. Penale pretendoj dhe provohet , se regjistrimi i këtij mesazhi /sms ( kontatuar eventualisht më dt. 22 / 6 / 2009 ) nuk i është dorëzuar ( nga ky oficer ) menjëherë /brenda 5 ditëve prokurorit , nga dita e mbarimit të veprimeve ditore eventuale të përgjimit . Ka dyshime të arsyeshme , që ky mesazh / sms është pasqyruar , nga ky oficer , më dt. 28 / 6 / 2009 , pikërisht një ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 , për arsye të ndryshme ( por jo për shkaqe procedurale penale ) ; Pretendoj , se mosveprimi i oficerit të policisë gjyqësore , në kohë reale ( pra , mosmbajtja prej tij e proceverbalit , që prej dt. 22 / 6 / 2009 dhe mbajtja e procesverbalit më dt. 28 / 6 / 2009 , për konstatimet eventuale të sms / mesazheve të dt. 22 / 6 / 2009 ) cënon qartazi dhe mjaftueshëm parimin / standartin e objektivitetit / saktësisë / vërtetësisë / besueshmërisë , integritetit dhe autenticitetit të veprimeve hetimore , në procedimin përkatës penal dhe vë në dyshim autenticitetin e regjistrimit të kësaj mesazhi / sms ; Unë kërkoj / pretendoj , se ky mjet kërkimi prove / rezultatet e përgjimit dhe kjo sms / mesazh ( referuar procesverbalit të oficerit të policisë gjyqësore dt. 28 / 6 / 2009 “ Mbi transkriptimin e bisedave të numrit të telefonit nr. 0682009693 , poseduar nga dëshmitari K.I janë montazh , janë të papërdorshme dhe të mos përdoren , nga gjykata , kundër meje ;
i). Provat e marra , prej këtij mjeti procedural kërkimi prove / përgjimi të përjashtohen / të mos përdoren , kundër meje , nga gjykata ; Gjykata të urdhërojë asgjësimin e procesverbalit të oficerit të policisë gjyqësore dt. 28 / 6 / 2009 dhe asgjësimi i çdo akti tjetër , që lidhen / bazohen / referohen , në këtë përgjim sms /mesazh ;
ii). kërkoj nga gjykata të marrë , si prova shkresore , kopje të legalizuar të të gjithë akteve të dosjes gjyqësore penale me nr. vendimi gjyqësor të veçantë penal 75/28 dt. 10 / 6 / 2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , që ka lejuar përgjimin e kartës përkatëse celulare të dëshmitarit K.I;
iii). kërkoj nga gjykata të marrë , si prova shkresore , kopje të legalizuar të të gjithë akteve , që ka protokolluar dhe administruar prokurori , në procedimin penal nr. 978 të vitit 2008 ( të Prokurorisë së Rrethit Tiranë ) , për ekzekutimin / zbatimin e vendimit gjyqësor të veçantë të sipërcituar penal nr. 75/28 dt. 10 / 6 / 2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;
iv). kërkoj nga gjykata të marrë , si prova shkresore , kopje të legalizuar të të gjithë akteve , që ka protokolluar dhe administruar Prokuroria e Përgjithëshme ( Sektori i Përgjimeve ) , për ekzekutimin e kërkesës të prokurorit të procedimit penal nr. 978 të vitit 2008 të Prokurorisë së Rrethit Tiranë ( lidhur me zbatimin / ekzekutimin e vendimit gjyqësor të veçantë penal të sipërcituar nr. 75/28 dt. 10 / 6 / 2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ) ;
v). kërkoj nga gjykata të marrë , si prova shkresore , kopje të legalizuar të të gjithë akteve të dosjes gjyqësore penale me nr. vendimi gjyqësor të veçantë penal 75/36 dt. 19 / 01 / 2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , që ka vendosur asgjësimin e regjistrimeve të përgjimit të bisedave te kartës përkatëse celulare të dëshmitarit K.I;
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ; Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ;
24). Prokurori kërkon të merret /pranohet , si provë , intervista e shtetases V.I ( dhënë prej saj , para gazetarit Fatos Mahmutaj ) ; Unë kërkoj të mos përdoret , nga gjykata , kundër meje , si provë dhe as si mjet kërkimi prove , kjo intervistë e saj , sepse ajo nuk është pyetur , në rastin konkret , nga policia gjyqësore / prokurori ( por nga gazetari përkatës ; kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ;
25). Prokurori kërkon të merret / pranohet , si provë , intervista e shtetasit E.M ( dhënë prej tij , para gazetarit Artan Hoxha ) ; Unë kërkoj të mos përdoret , nga gjykata , kundër meje , si provë dhe as si mjet kërkimi prove , kjo intervistë e tij , sepse ai nuk është pyetur , në rastin konkret , nga policia gjyqësore / prokurori ( por nga gazetari përkatës ; kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ; Kjo intervistë e tij mediatike është kundërshtuar , nga ky dëshmitar , kur ai u pyet prej policisë gjyqësore ;
26). Prokurori kërkon të administrohet , si provë shkresore deklarimi i dëshmitarit Jozef Hejsek , dhënë prej tij eventualisht , në Arbitrazhin Tregtar të Vjenes / Austri ( lidhur me episodin hetimor ÇEZ – DIA , objekt gjykimi ) ; Unë kërkoj , që ky deklarim i shtetasit J.H të mos përdoret , nga gjykata , kundër meje , sepse ky Arbitrazh , nuk konsiderohet , as Gjykatë , as organ procedues penal dhe unë , nuk kam qenë i pranishëm , në këtë Arbitrazh , për tu mbrojtur , nga deklarimet e tij eventuale dhe mungonin ( ditën e deklarimit tij , në këtë Arbitrazh ) garancitë procedurale , lidhur me pozitën time , në atë proces arbitrazhi ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ;
27). Prokurori pretendon veprime korruptive , lidhur me episodin hetimor , ashtuquajtur shoqëria “ PLUS” ; Unë kërkoj të merret , si provë shkresore , ekstrakti historik i personit juridik privat tregtar “ Plus Communication “ , me NIPT K91811014B , sepse provon faktin , që ky person juridik privat tregtar ( përveç shoqërisë private , ku ka aksione dëshmitari S.M) , ka edhe rreth 160 aksionerë të tjerë ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ;
28). Prokurori pretendon veprime korruptive , lidhur me episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ” ; Unë kërkoj të merren , si prova , aktet vijuese :
i). të merren , në Kryeministri dhe/ose në Ministrinë e Jashtme dhe/ose në Ministritë përgjegjëse , për fushat e Ekonomisë , Tregtisë , Financave shqiptare informacioni , nëse i ndjeri Qazim Tepshi ( ish- ambasador në Republikën e Çekisë ) , ka qenë i emëruar , nga ndonjë autoritet publik qendror , edhe me detyrën “ këshilltar tregtar “ , pranë shoqërisë tregtare “ ÇEZ “ , me seli në Pragë ? Nëse po , cili autoritet publik/zyrtar e ka emëruar ? kur është emëruar ai ? afati i ushtrimit të kësaj detyre , prej tij ? Ky informacion / fakt /e dhënë ka lidhje , edhe me deklarimet e dëshmitarit J.H , dhënë prej tij , në Arbitrazhin Tregtar të Vjenës dhe pretendohet ( nga prokurori ) , se përbën provë ;
ii). Ti kërkohet me letërporosi , personit juridik tregtar “ ÇEZ “ , me seli në Pragë informacioni vijues : Nëse ky person juridik administron akte zyrtare , sipas të cilave konfirmohet emërimi i z. Qazim Tepshi , me detyrën këshilltar tregtar , atashuar pranë asaj shoqërie ? nëse po , të dërgohet prej tyre , kopje e legalizuar rregullisht e çdo lloj akti , që ajo administron , lidhur me atashimin eventual , pranë saj të z. Qazim Tepshi ;
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ;
29). Prokurori pretendon kundër meje të merret /pranohet , si provë , akti / deklarata noteriale nr. 1846 Rp. dt. 22 / 5 / 2024 ( redaktuar nga notere Joana Smakaj , me seli në Tiranë ) , lidhur me administrimin e deklarimeve të të pandehurave Ema Çoku e Fatime Kryemadhi ) ; Unë kërkoj të mos përdoret , nga gjykata , kundër meje , në çështjen objekt gjykimi , as si provë dhe as si mjet kërkimi prove ( sepse deklarimet noteriale të këtyre dy të pandehurave është marrë në shkelje të neneve 62 e 63 ligjit relevant nr. 110/2018 “ Për noterinë “ ; kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ) ;
30). Prokurori kërkon të merret / pranohet , si provë , ekspertimi financiar ( kryer ky ekspertim , në hetimet paraprake ) ; Unë kërkoj nga gjykata , sa vijon :
i). se ekspertimi financiar ( referuar metodollogjisë , ku bazohet Prokurori , ekspertja ) dhe interpretimet financiare të ekspertes , nuk kanëfuqi prapavepruese ndaj meje ( për periudhën kohore të viteve 2003 – 2023 , objekt ekspertimi ) ; ky ekspertim nuk është i besueshëm ; nuk përbën provë indirekte , ndaj meje dhe ( për rrjedhojë ) nuk duhet të merren parasysh ( si provë ) , nga gjykata , në këtë gjykim themeli ;
ii). thirrjen e ekspertes financiare , në gjykim , për të sqaruar / shpjeguar të metat dhe paqartësitë e dukshme përkatëse , lidhur me faktet , parashtrimet , aktet e ligjet relevante ( që ka patur parasysh , për këtë ekspertim ) dhe për konkluzionet / përfundimet e saj ;
iii). të urdhërojë kryerjen e një ekspertimi të ri financiar ( për periudhën kohore të viteve 2003 – 2023 ) , objekt ekspertimi aktual , duke thirrur ekspertë të tjerë ose me grup ekspertësh ( sepse kërkimet e vlerësimet financiare , ekonomike , kontabile , bankare , tatimore / fiskale , në këtë procedim penal , janë shumë komplekse) ; ky ekspertim të mbështetet parimisht e konkretisht , në metodologjitë e dokumentuara / të botuara / publikuara rregullisht ; ekspertimi të respektojë kriteret / parimet e kuadrit rregullator financiar / ekonomik / kontabël / tatimor / fiskal / bankar etj. të zbatueshëm / relevant , për periudhën kohore të viteve 2003 – 2023
iv). Në veçanti kërkoj të kryhet ekspertim financiar , lidhur me analizën shteruese / ezauruese dhe të plotë financiare të të ardhurave , shpenzimeve , investimeve e kursimeve të mia , për periudhën kohore të viteve Prill të vitit 1992 ( koha kur unë u zgjodha deputet ) e deri më dt. 31 / 12 / 2002 , në drejtim të sqarimit të faktit , nëse kisha mundësi financiare , në periudhën kohore të viteve 1992 – 2002 dhe/ose të viteve 1992 – 2023 , për të patur / krijuar kursime monetare , deri më dt. 31 / 12 / 2002 ose për të patur mundësi për të krijuar të ardhura , kursime e përballuar shpenzimet deri më dt. 31 / 12 / 2023 , referuar në metodologjitë e dokumentuar / të botuara / publikuar rregullisht ( refruar gjithashtu kritereve / parimeve dhe kuadrit rregullator financiar / ekonomik / kontabël / tatimor / fiskal / bankar etj. të zbatueshëm / relevant , për periudhën kohore të viteve 1992 – 2002 dhe/ose 1992 – 2023 ) ; Nëse po , pretendoj se ky kursim monetar duhet të integrohet , edhe në analizën time financiare të viteve 2003 e vijim ( viti kur fillon kryerja e analizës financiare , prej Prokurorit / ekspertes financiare ) ; Ekspertimi të përfshijë në analizën / konkluzionet përkatëse financiare , edhe dietat ( sipas kuadrit ligjor relevant , që kam pretenduar , gjatë seancave të mëparshme gjyqësore ) ; Ekspertimi të garantojë / sigurojë trajtim objektiv , të arsyeshëm , proporcional dhe jodiskriminues . Pretendoj , se përjashtimi ( gjatë hetime paraprake ) , nga analiza financiare / ekspertimi financiar , të periudhës kohore financiare të viteve 1992 -2002 , është i qëllimtë , për shkaqe arbitrare dhe të paarsyeshme ;
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 09 / 7 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 29 / 7 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 24 / 9 / 2026 ;
31). Të merret , si provë dhe t’i nënshtrohen debatit gjyqësor , deklarimi i të pandehurës Monika , në gjykimin e çështjes së veçantë penale , ku është disponuar me vendimin e veçantë gjyqsor penal nr. 130 dt. 23 / 10 / 2024 të Gj.K.K.O e shkallës Parë , me objekt ” Verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit “ ; Të administrohen / vlerësohen / kihen parasysh , si provë , edhe deklarimet e të pandehurës Monika , në gjykimin e kësaj çështje penale themeli ( në seancat e dt. 09 / 7 / 2026 e dt. 29 / 7 / 2026 ) , sepse ( me këto deklarime të saj ) pretendoj , sa vijon :
i). Se e pandehura Monika , nuk ka bashkëpunuar me mua , në asnjë lloj dobie dhe për asnjë lloj interesi të dëshimtarit Adrian Shatku , lidhur me episodin hetimor të AKEP-it ; Se unë nuk kam ndërhyrë , tek ndonjë organ shtetëror / publik , lidhur me episodin hetimor të AKEP-it ; Se unë nuk kam biseda / komunikime /mesazhe , me dëshmitarin A. , lidhur me episodin hetimor të AKEP-it ;
ii). Se e pandehura Monika nuk ka bashkëpunuar , në asnjë lloj forme e mënyre , me mua , per të ndikuar tek veprimtaria publike e të pandehurit Piro Xhixho ; Se unë nuk kam ndikuar personalisht apo në bashkëpunim , në asnjë lloj forme e mënyre tjetër , tek veprimtaria publike e të pandehurit Piro Xhixho ;
iii). Se e pandehura Monika ka qenë e pavarur , në veprimet e saj dhe e pandikuar , në asnjë rast , prej meje ;
iv). Se veprimet dhe udhëtimet , objekt akuze , të të pandehurës Monika , nuk janë bërë me dijeninë time ( pra , unë nuk kam shprehur ndërgjegjen dhe vullnetin tim , lidhur me veprimet dhe udhëtimet e saj , objekt akuze ) ;
v). Se e pandehura Monika nuk ka bashkëpunuar , me mua , në asnjë lloj forme e mënyre , lidhur me episodin hetimor të UNIFI-s ; Se unë nuk kam ndërhyrë tek ndonjë organ shtetëror / publik , lidhur me episodin hetimor të UNIFI-s ;
vi). Se komunikimet / mesazhet / bisedat e dt. 18 / 11 / 2014 objekt akuze , të të pandehurës Monika , nuk kanë lidhje me episodet hetimore të AKEP-it dhe/ose UNIFI-së ( por janë komunikime / mesazhe / biseda , lidhur me shkollimin e vajzës tonë Bora ) ;
vii). Nuk ka biseda / komunikime /mesazhe , midis meje dhe të pandehurës Monika , për të ndikuar unë , tek ndonjë organ shtetëror / publik dhe për asnjë lloj përfitimi ;
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia , për llogari të seancave gjyqësore të dt. 09 /7 / 2026 dhe dt. 29 / 7 / 2026 ;
32). Prokurori kërkon të merret / pranohet , si provë dhe mjet kërkimi prove , kontrolli i banesës ( ku banonte edhe e pandehura Monika ) , kqyrja e aparatit calular dhe kqyrja kartës celulare të instaluar , konkluzionet e ekspertimit të këtij aparati celular , konkluzionet e ekspertimit kompjuterik të kartës celulare , të dhënat / informacioni / mesazhet /sms dhe çdo lloj komunikimi tjetër elektronik / virtual , çdo provë tjetër direkte ose indirekte dhe procesverbalet e mbajtura ( si rezultat i këtyre veprimeve/akteve procedurale dhe mjeteve të kërkimit të sipërcituara ) ; Unë kërkoj , që :
i). veprimi procedural i kontrollit të kësaj banese , kqyrja e aparatit calular me nr. IMEI 013428000432516 ( dhe kqyrja kartës celulare të instaluar , në këtë aparat ) , konkluzionet e ekspertimit të këtij aparati celular ( dhe konkluzionet e ekspertimit të kartës celulare të instaluar , në këtë aparat ) , të dhënat / informacioni / mesazhet /sms dhe çdo lloj komunikimi tjetër elektronik /virtual ( i rikuperuar / përfituar , sipas këtyre ekspertimeve ) , çdo provë tjetër direkte ose indirekte ( të siguruar pas kontrollit të banesës dhe pas kqyrjeve të sipërcituara ) , procesverbali i i kontrollit të banesës dhe procesverbalet e tjera të mbajtura ( si rezultat i këtyre veprimeve /akteve procedurale dhe mjeteve të kërkimit të sipërcituara ) , nuk duhet të përdoren , nga Gjykata , si prova e mjet kërkimi prove , për asnjë lloj episodi , objekt akuze , ndaj meje ; sekuestrimi dhe procesverbali i sekuestrimit të sendeve ( aparati celular / mobil dhe karta përkatëse celulare , administruar ky sekuestrim , në fq. 139 të fashikullit hetimor nr.60 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresoredhe as provë indirekte ; se telefoni celular me nr. IMEI 013428000432516 apo me nr. IMEI 01328000432516 ( gjetur / dorëzuar eventualisht , në këtë banesë ) dhe karta përkatëse celulare ( e instaluar eventualisht , në këtë telefon ) , nuk përbëjnë prova materiale ;
ii). nuk provohet / nuk identifikohet , nëse telefoni celular ( i gjetur /dorëzuar eventualisht , në këtë kontroll banese ka nr. IMEI 013428000432516 ( referuar procesverbalit të kontrollit të kësaj banese ) apo ka nr. IMEI 01328000432516 ( referur vendimit dt. 23 / 11 / 2023 të prokurorit , që ka vendosur “ kryerjen e ekspertimit kompjuterik …..“) ;
iii). ekspertimet kompjuterike nr. 260 dt. 21 / 12 / 2023 e nr. 16 dt. 06 / 02 / 2024 ( kryer në hetimet paraprke ) , nuk përbëjnë provë indirekte , ndaj meje , për çdo akuzë/episode , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe aktet e tjera procedurale , që referojnë , në këto dy ekspertime kompjuterike , nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për çdo akuzë/episode , objekt gjykimi ;
iv). provohet , se të dhënat elektronike / e-maile ( me përmbajtje , në gjuhën shqipe dhe gjuhë anglisht ) , të përfituara / shkarkuara / ekstraktuara eventualisht , nga telefoni përkatës celular ( shih fq. 1 – 52 të fashikullit hetimor nr. 64 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore dhe/ose eksperti , që i ka ekstraktuar / shkarkuar elektronikisht ato ; nuk sqarohet /argumentohet / tregohet shkaku përkatës ; Provohet , se prokurori ka caktuarpërkthyese ( shih fq. 1 , po të këtij fashikulli hetimor nr. 64 ) ; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe ( i këtyre e-maile të gjuhës angleze ) administrohen në fq. 62 – 229 ( po të këtij fashikulli nr. 64 të Prokurorit ) ; Por provohet gjithashtu dhe pretendoj , se përkthyesja e caktuar ( përveçse aktet e përkthyera , nuk kanë datën e përkthimit ; shih fq. 60 , 145 , 229 të këtij fashikulli ) , por edhe deklarata e saj/përkthyeses ( për saktësinë e përkthimit prej saj ; shih po fq. 145 , 229 të këtij fashikulli ) nuk ka datën e këtij deklarimi ; Provohet , se e-maili i dt. 08 / 10 / 2013 ( shih fq. 7 të këtij fashikulli hetimor nr. 64 ) , është në gjuhën shqipe dhe nuk përbënte objekt përkthimi !!!! ( ky “ përkthim “ është , në fq. 67 të fashikullit hetimor nr. 64 , ku rezulton se përkthyesja ka pasaktësi , lidhur me datën e e-mail dhe me përmbajtjen e saj , sepse ka shtuar gërma e fjalë ); Pretendoj , se gjatë hetimit penal , nuk janë zbatuar rregullat / format e caktuara , për përkthimin ( në gjuhën shqipe ) të këtyre akteve /e-maileve ( dhe te administruara , në fq. 62 – 229 të fashikullit hetimor nr. 64 të Prokurorit ) ; Këto akte /e-maile ( të përkthyera në gjuhën shqipe ) nuk përbëjne provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte/ e-maileve nuk kane fuqi provuese dhe nuk përbëjne provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
v). kërkoj nga gjykata të merren , si prova shkresore zyrtare : procesverbali i seancës gjyqësore dt. 19 / 11 / 2023 të GJ.K.K.O të Shkallës së Parë ( ku është disponuar , sipas vendimit të saj gjyqësor të veçantë penal të sipërcituar nr. 469 dt. 19 / 11 / 2023 ) dhe aktet e njoftimit ( nga kjo gjykatë ) , në drejtim të prokurorit , për këtë vendim gjyqësor ( për të qartësuar , kohën , se kur është shpallur ky vendim gjyqësor ? kur janë kryer veprimet e njoftimit /marrjes / dorëzimit të këtij vendimi gjyqësor ? ku dhe si administrohen , këto akte procedurale , nga kjo gjykatë ) ;
vi). kërkoj nga Gjykata thirrjen në gjykim të ekspertëve ( që ka kryer këtë ekspertim , në hetimet paraprake ) , për sqarime dhe për plotësimin e ekspertimit tyre ( sepse kërkohen njohuri / vlerësime të posaçme e komplekse kompjuterike ) ose
vii). eksperti/tët të përsërisin veprimet , duke kryer ekspertët , edhe një herë ( në prani të palëve dhe para gjykatës ) , veprimin procedural të rikuperimit të të dhënave / komunikimeve / informacionit , që ka telefoni me nr. IMEI 013428000432516 dhe karta e saj ( në përdorim të të pandehurës Monika ) ose Gjykata të vendosë kryerjen e një ekspertim të ri , nga eksperttët ekzistues ose ti besohet detyra një grupi ekspertësh të huaj ;
viii). Pretendoj , se komunikimet / bisedat eventuale , të marra /administruara , nga kontrolli i banesës dhe kqyrja e telefonit me nr. IMEI 013428000432516 ( që pretendohet në përdorim të të pandehurës Monika ) dhe nga rikuperimi elektronik i të dhënave/informacionit ( në shkelje të ndalimeve të parashikuara në mënyrë specifike , nga Kushtetuta dhe nga K. Pr. Penale ) , nuk duhet të përdoren , ndaj meje .
ix). Kërkoj të printohen dhe të administrohen , si prova , 1734 komunikimet elektronike eventuale , që përmbanin dy adresat e-maileve ( pra , kërkoj printimin e diferencës të këtyre komunikimeve elektronike , sepse nga 1786 komunikimet totale eventuale , të ruajtura dhe të gjetura , në dy adresat e e-mail [email protected] dhe [email protected] , policia gjyqësore ka printuar fizikisht , vetëm 52 komunikime ) ; Theksoj , se këto prova shkresore / komunikimet elektronike ( në formën e dokumentit ) , kanë lidhje të drejtpërdrejtë dhe mjaftueshëm , me pafajësinë time ;
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 24 / 9 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 01 / 10 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ;
33). Prokurori kërkon të merren , si prova shkresore akti nr. 2061/1 Prot. dt. 29 / 4 / 2011 i shoqërisë private tregtare mobile “ AMC “ dhe relacioni i oficerit të policisë gjyqësore dt. 05 / 5 / 2011 ” Mbi analizimin e tabulateve të numrit celular … “ ( ku ndër të tjera , pretendohet biseda e poseduesit të kartës celulare , objekt përgjimi , me poseduesit e kartave tjera celulare ILIR META etj. ; shih fq. 23 , 25 – 37 të fashikulli hetimor nr. 6 të Prokurorit , bashkalidhur dosjes gjyqësore të themelit ) ; Unë kërkoj , që këto akte nuk duhet të përdoren , si prova ndaj meje , sepse , nuk janë njësuar me origjinalin e dokumentacionit , që administronte Gjykata e Lartë . Gjithashtu provohet , se edhe vetë akti nr. 2061/1 Prot. dt. 29 / 4 / 2011 i shoqërisë “ AMC “ , nuk identifikon nëpunësin e saj ( që e ka lëshuar / nxjerrë këtë akt , në emër të kësaj shoqërie ) dhe nuk ka nënshkrimin e këtij nëpunësi ( ky akt përmban vetëm vulën e shoqërisë “ AMC “ ) . Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ;
34). Prokurori kërkon të merren , si prova shkresore , aktet financiare / bankare ( të marra , nga policia gjyqësore , pranë personit juridik privat tregtar bankar “ Credins Bank “ ; shih fq. 150 – 262 të fashikullit nr. 2 të Prokurorit , që i bashkalidhet të dosjes gjyqësore të masës të sigurimit ; akte bankare të cilat përbëjnë , ndër të tjera , praktikën e transferimit eventual bankar të vlerave monetare , nga llogaria bankare e ish- partisë LSI , pranë kësaj banke , në llogarinë përkatëse bankare të kompanisë amerikane private G.S.I.S dhe veprime të tjera bankare ; këto akte kanë lidhje me episodin hetimor të lobimeve ) ; Unë pretendoj , se këto akte / kopjet e fq. 171 ( faqja prapa saj ) , 177 – 190 , 216 – 242 , 250 – 254 , të marra nga SPAK , nuk janë njësuar , seicila prej tyre , nga kjo bankë , me origjinalin e tyre ; Pretendoj , se aktet / kopjet e fq. 150 – 157 , 172 – 176 , 191 – 215 , 243 – 249 , 255 – 262 , nuk përmbajnë , seicila prej tyre , datën , kur kjo Bankë / nëpunësi i saj përgjegjës ka vërtetuar njësinë e kopjeve të akteve ( të marra nga SPAK ) , me origjinalin e tyre ( pra , këto akte përmbajnë vetëm vulën dhe nënshkrimin e kësaj banke ) ; Pretendoj , se aktet / kopjet e fq. 158 – 171 , nuk përmbajnë , seicila prej tyre , nënshkrimin nëpunësit përgjegjës të kësaj banke , që ka vërtetuar njësinë e kopjeve të akteve ( të marra nga policia gjyqësore ) , me origjinalin e tyre ( pra , këto akte përmbajnë vetëm vulën tip të kësaj banke ) ; Prandaj aktet e sipërcituara nuk përbëjnë prova shkresore , kundër meje , për çdo akuzë objekt gjykimi , ndaj meje ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
35). Prokurori kërkon të merren , si prova shkresore aktet financiare / bankare ( të marra , nga policia gjyqësore , pranë personit juridik privat tregtar bankar “ Credins Bank “ ; shih fq. 114 – 190 të fashikullit nr. 4 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të masës të sigurimit ) ; Pretendoj , se asnjë prej këtyre akteve , nuk ka shënimin , nga kjo Bankë “ e njëjtë me origjinalin “ dhe nuk identifikohet ( në procesverbalin e oficerit të policisë gjyqësore ) detyra / kompetenca e dorëzuesit të këtyre akteve , në emër të kësaj Banke.; Pretendoj , se këto akte bankare nuk përbëjnë prova shkresore , kundër meje , për çdo akuzë objekt gjykimi , ndaj meje ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
36). Me vendimin e dt. 09 / 6 / 2025 të prokurorit , në procedimin penal objekt gjykimi , është vendosur zgjatja e afatit të hetimeve , për periudhën kohore , nga dt. 10 / 6 / 2025 – 10 / 9 / 2025 ( shih fq. 319 – 324 të fashikullit hetimor nr.5 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Provohet , se prokurori ka formuluar aktet , për njoftimin tim ( për këtë vendim zgjatje ) , nëpërmjet I.E.V.Penale “ Jordan Misja “ ( ku unë qendroj i paraburgosur ) ; Provohet , se unë dhe/ose avokati im nuk jemi njoftuar , për këtë vendim zgjatje , nuk identifikohet dorëzuesi i këtij vendimi ( në adresën time ) , nuk ka nëshkrimin e tij/dorësuesit dhe nuk identifikohet , se cili ka nënshkruar ( në emrin tim ) , marrjen e këtij vendimi ; Prandaj kërkoj , që çështja / procedimi hetimore , ndaj meje , të shqyrtohet , vetëm mbi bazën e provave , vendimeve të prokurorit dhe akteve të policisë gjyqsore të kryera dhe të administruara , në fashikujt hetimor , brenda afatit ligjor të hetimeve ( deri më dt. 10 / 6 / 2025 ) ; Kërkoj që të mos përdoren nga gjykata , në këtë gjykim , kundër meje , provat , vendimet e prokurorit dhe aktet /veprimet e policisë gjyqsore të kryera dhe të administruara , në fashikujt hetimor , pas dt. 10 / 6 / 2025 e në vijim ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
37). Prokurori kërkon të merren , si prova shkresore aktet e Entit Rregullator të Energjisë ( shih fq. 2 – 8 , të fashikullit hetimor nr. 8 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Pretendoj , se nuk identifikohet detyra / kompetenca e dorëzuesit të këtyre akteve ( në emer të ketij enti publik ) ; provohet se aktet e mara nga policia gjyqësore , pranë këtij enti ( administruar në fq. 9 – 231 , po në këtë fashikull nr. 8 të Prokurorit ) , nuk janë njësuar me origjinalin e tyre të administruar , në këtë ent publik ; Referuar procesverbalit të sipërcituar të oficerit të policisë gjyqësore dt. 29 / 12 / 2021 ( sipas të cilëit theksohet , ndër të tjera , se “ … janë marrë 200 fletë ..” ) provohet qartazi , se aktet e marra , në këtë ent ( dhe të administruar në fq. 9 – 231 , po në këtë fashikull nr.8 të Prokurorit ) janë gjithësej 223 fletë ( pra , nuk provohet qartazi , nëse janë marrë , pranë ERE-s , 200 fletë apo 223 fletë ? ) ; Prandaj pretendoj , se aktet e mara , pranë këtij enti ( administruar në fq. 9 – 231 , po në këtë fashikull nr. 8 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë , kundër meje , për çdo akuzë , objekt gjykimi , po ndaj meje , të lidhura mjaftueshëm me këto akte ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
38). Referuar vendimit dt. 12 / 3 / 2024 të Prokurorit “ Për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave “ , në Prokurorinë e Përgjithëshme ( shih fq. 4 të fashikullit nr. 6 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; referuar procesverbalit dt. 13 / 3 / 2024 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave “ , në Prokurorinë e Përgjithëshme ( shih fq. 1 , po në këtë fashikull nr. 6 të Prokurorit , sipas të cilit theksohet , ndër të tjera , se “ …kopje e shkresave të cilat u fotokopjuan dhe u njësuan me orgjinalin….” ) provohet , se fq. 6 – 11 ( po të këtij fashikulli nr. 6 të Prokurorit ) nuk përmbajnë datën ( se kur janë njësuar këto akte , me orgjinalin e tyre ) , nuk identifikohet / pasqyrohet nëpunësi përgjegjës i Prokurorisë së Pëgjithëshme dhe as detyra / kompetenca e tij ( që ka vërtetuar njësinë me origjinalin e tyre );
i). Provohet , se akti nr. 1100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 2011 i shoqërisë private tregtare mobile “ AMC “ ( sipas akt të cilit , vihet në dijeni … për kartën celulare , që posedon eventualisht shtetasi ILIR Rexhep Meta … ; shih fq. 8 , po të këtij fashikulli nr. 6 të Prokurorit ) , nuk identifikon nëpunësin e saj përgjegjës ( që e ka lëshuar / nxjerrë këtë akt , në emër të kësaj shoqërie ) dhe nuk ka nënshkrimin e këtij nëpunësi ( pra , ky akt përmban vetëm vulën e shoqërisë “ AMC “ ) .
ii). Referuar dy procesverbaleve të tij të dt. 20 / 3 / 2024 ” Mbi analizimin e tabulateve telefonike …” ( shih fq. 12 – 22 e vijues , po të këtij fashikulli nr. 6 të Prokurorit ) provohet , se oficeri i policisë gjyqësore ju referohet ( ndër të tjera ) , në këto procesverbale të tij , edhe aktit nr. 100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 20211 të shoqërisë private “ AMC “ ; Edhe prokurori i referohet aktit nr. 1100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 20211 të shoqërisë private tregtare mobile “ AMC “ ( shih fq. 33 të kërkesës tij , për gjykimin në themel të kësaj çështje ) ; Por aktet eventuale nr. 100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 20211 dhe nr. 1100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 20211 të shoqërisë private “ AMC “ , nuk rezultojnë / nuk provohet të jenë kqyrur e marrë , në Prokurorinë e Pëgjithëshme ( shih procesverbalin e sipërcituar dt. 13 / 3 / 2024 ; shih fq. 1 po të fashikullit nr. 6 të Prokurorit ) ; Gjithashtu viti 20211 i akteve të sipërcituara përkatësisht nr. 100/1 Prot. dhe nr. 1100/1 Prot. të shoqërisë private “ AMC “ ( që referon prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore ) , nuk përputhet me rendin kohor objektiv dhe nuk kuptohet qartë , se çfarë viti duhen nënkuptuar , keto akte , indirekt dhe në mënyrë të arsyeshme ;
iii). Meqenëse nuk është provuar rregullisht , që unë të kem kërkuar me shkrim ( pranë shoqërisë private tregtare mobile “ AMC “ ) posedimin e kartës celulare me nr. 0682031701 ; Meqenëse akti nr. 1100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 2011 i shoqërise private “ AMC “ përmban të metat / parregullsitë e formës të sipërcituar ; Meqenëse nuk është provuar rregullisht , që unë të kem kërkuar me shkrim ( pranë shoqërisë private tregtare mobile “ Eagle Mobile ” ) posedimin e ndonjë karte celulare ( shih fq. 33 të kërkesës të prokurorit , për gjykimin e kësaj çështje ; shih fq. 8 e vijues , po të këtij fashikulli nr. 6 të Prokurorit ) ; Në përputhje me aktet , faktet dhe për shkaqet e sipërcituara pretendoj , se akti nr. 1100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 2011 i shoqërisë private “ AMC “ , dy procesverbalet e oficerit të policisë gjyqësore të dt. 20 / 3 / 2024 ( shih fq. 12 – 22 e vijues , të fashikullit hetimor nr. 6 të Prokurorit ) ” Mbi analizimin e tabulateve telefonike …” ( procesverbale të cilat , referojnë /bazohen tek akti nr. 1100/1 Prot. dt. 15 / 3 / 2011 i shoqërisë private “ AMC “ ) dhe procesverbali dt. 27 / 12 / 2024 i oficerit të policisë gjyqësore ” Mbi analizimin e tabulateve telefonike …” ( shih fq. 343 – 370 të fashikullit hetimor nr. 63 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave , sipas kuptimit të arsyeshëm të neneve 149/1 e 191 të K. Pr. Penale ) , ndaj meje dhe ( këto akte ) nuk duht të përdoren , si prova , ndaj meje , për çdo akuzë objekt gjykimi , ndaj meje ( akuza të cilat , janë të lidhura me këto akte të shoqërive private tregtare mobile “ AMC “ , “ Eagle Mobile ” dhe me këto procesverbale të policisë gjyqësore ) ; Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 01 / 10 / 2026 ;
39). Provohet se aktet vijuese :
i). Deklarata në gjuhën angleze dt. 26 / 10 / 2014 e dëshmitarit J.H , në Pragë /Çeki ( shih fq. 35 – 45 , 57 të fashikullit nr. 2 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ;
ii). Marrveshja e dt. 01 / 9 / 2010 , në gjuhën angleze , lidhur midis palëve/shoqërive “ OSHEE “ – “ DIA “ ( shih fq. 123 – 138 , 155 , po të këtij fashikulli nr. 2 të Prokurorit ) ;
iii). Marrveshja e dt. 01 / 02 / 2011 , në gjuhën angleze , lidhur midis palëve /shoqërive “ ÇEZ “ – “ DIA “ ( shih fq. 192 – 204 , 256 , po të këtij fashikulli nr. 2 të Prokurorit ) ;
iv). Deklaratat në gjuhën angleze të dëshmitarit E.M ( shih fq. 42 , 45 – 61 , 116 – 140 , 166 të fashikullit nr. 3 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ;
v). e- mailet në gjuhën angleze , midis shoqëria private “ DIA “ – Oligert Kume ; njoftime të ndryshme , në gjuhën angleze ; komunikimet , në gjuhën angleze , midis shtetasve / dëshmitarëve W.H – E.M , E.M – Romeo Kara ( shih fq. 42 , 62 – 82 , po të këtij fashikulli nr. 3 të Prokurorit ) ,
janë përkthyer ( nga gjuha angleze , në gjuhën shqipe ) nga i njëjti përkthyes dhe noterizimi i këtyre përkthimeve , është vërtetuar vetëm nga notere Natasha Xhaçka ( me seli në Tiranë ) ;
39/1). Por provohet , se përkthyesi nuk identifikon / nuk përcakton ditën , se kur i ka përkthyer ai , secilin akt të sipërcituar ; ndërsa noterja nuk identifikon / nuk përcakton ( në aktet e saj noteriale ) ditën kur është paraqitur ( para saj ) përkthyesi ; Në përputhje me faktet dhe për shkaqet e sipërcituara pretendoj , se aktet e sipërcituara ( të noterizuara nga notere Natasha Xhaçka ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave ) , kundër meje , për çdo akuzë , objekt gjykimi , po ndaj meje , të lidhura me këto akte ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 );
40). Referuar vendimit dt. 23 / 3 / 2023 të Prokurorit “ Për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave “ ( shih fq. 1 të fashikullit nr. 11 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; referuar procesverbalit dt. 24 / 3 / 2023 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave “ ( shih fq. 2 – 4 , po në këtë fashikull nr. 11 të Prokurorit ) ,
i). provohet , se fq. 5 – 84 ( po të këtij fashikulli nr. 11 të Prokurorit , sipas të cilave pretendohet , se janë kqyrur e marrë aktet për formimin /krijimin e pasurisë së paluajtëshme nr.102/21 , regjistruar në volumin 20 , fq.31 , të ndodhur në Zonën Kadastrale 3101 , fshati Qerret , Rrethi Kavajë , qarku Tiranë , në emër të shtetasve Samir Mane , Baton Haxhiu etj. ) , nuk përcaktojnë vendin ku ( policia gjyqësore ) i kqyri dhe i mori këto akte ;
ii). provohet , se këto akte nuk janë njësuar me origjinalin e tyre ( nga nëpunësi përgjegjës , që i administronte ato ) ;
iii). provohet , se nëpunësi përgjegjës , nuk e përcakton datën , se kur i vulosi këto akte ( pra , këto akte përmbajnë vetëm vulën dhe nënshkrimin ) ;
iv). provohet , se në këto akte , nuk identifikohet nëpunësi përgjegjës , që i administronte ato dhe nuk identifikohet detyra / kompetenca e tij ;
v). provohet , se nuk identifikohet , as detyra e personit , që ia dorëzoi , këto akte , policisë gjyqësore ;
40/1). Në përputhje me faktet dhe për shkaqet e sipërcituara pretendoj , se aktet e administruara në fq. 5 – 84 ( të këtij fashikulli nr. 11 të Prokurorit ) , nuk duhet të përdoren , si prova , ndaj meje , për çdo akuzë objekt gjykimi , ndaj meje ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
41). Prokurori kërkon të merren , si prova shkresore aktet financiare / bankare ( të marra , nga policia gjyqësore , pranë personit juridik privat tregtar bankar “ Credins Bank “ ; shih fq. 89 – 168 të fashikullit nr. 11 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; akte bankare të cilat përbëjnë , ndër të tjera , praktikën e veprimeve të asgjësimit të dokumentave të ndryshme bankare të kësaj Banke , për vitet 2008 – 2010 , veprimet e ndryshme bankare të kryera / urdhëruara , në mardhënie me këtë Bankë , nga dëshmitarja E.G etj. ) ; Por provohet se :
i). Akti në fq. 87 të këtij fashikulli 11 të Prokurorit , nuk identifikon detyrën e nëpunësit përgjegjës / dorëzuesit të këtyre akteve , në emër të kësaj Banke ;
ii). Kopjet e fq. 89 – 168 , nuk janë njësuar me origjinalin e tyre ;
iii). Prandaj pretendoj , se këto akte bankare ( shih fq. 89 – 168 të këtij fashikull nr. 11 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , kundër meje , për çdo akuzë objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte bankare , nuk përbëjnë prova shkresore , kundër meje , për çdo akuzë objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 09 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 );
42). Referuar vendimit dt. 23 / 5 / 2023 të Prokurorit “ Për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave “ ( shih fq. 212 , po në këtë fashikull nr. 11 të Prokurorit ) ; Referuar procesverbalit dt. 25 / 5 / 2023 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave “ , nga noteri Arian Mërkuri , me seli në Tiranë ( shih fq. 213 , po në këtë fashikull nr. 11 të Prokurorit ) provohet , se kopjet e fq.214 – 251 ( të cilat përfshijnë , ndër të tjera , kontratën noteriale të kredisë dt. 26 / 5 / 2010 të noterit Dusho Dusha , me seli në Tiranë , të lidhur midis palëve “ Banka Credins “ – Monika Kryemadhi , me dorëzanës ILIR META dhe akte të tjera ) , nuk janë njësuar me origjinalin e tyre , nga ky noter ; Prokurori kërkon të merren , këto akte si prova shkresore ;
42/1). Por pretendoj , se këto akte ( shih fq. 214 – 251 të këtij fashikull nr. 11 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 09 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 );
43). Referuar akteve të fq.175 – 430 ( shih fashikullin nr. 12 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; akte të cilat përbëjnë , ndër të tjera , deklaratën noteriale të vitit 2019 të palëve ILIR META etj. – Tahir Çelmanaj , para noterit Julian Zhelegu , me seli në Tiranë dhe veprime të tjera juridike ) provohet , se nuk kanë proceverabal të marrjes tyre ( nga oficeri i policisë gjyqësore ) dhe nuk janë njësuar me origjinalin e tyre ( që administron enti A. SH. Kadastrës Tirana – Jug ) ;
43/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por unë pretendoj , se këto akte ( shih fq. 175 – 430 të këtij fashikull nr. 12 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 09 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
44). Referuar procesverbalit dt. 07 / 02 / 2024 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen e dokumentave “ ( shih fq. 3 , 4 të fashikullit nr. 13 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Megjithëse përcaktohet , në këtë procesverbal , se “ …dokumentat u morën …” provohet , që aktet përkatëse të protokollit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës , nuk i bashkohen këtij fashikulli të pokurorit ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 09 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 );
45). Referuar procesverbalit dt. 12 / 02 / 2024 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen e dokumentave “ , në Bankën Credins , dega e saj qendrore Tiranë ; ( shih fq. 57 , po në këtë fashikull nr. 13 të Prokurorit , sipas të cilit theksohet , ndër të tjera , se “ …u morën kopje të dokumentave të njësuar me origjinalin ….” ) provohet , se aktet e fq. 59 – 79 ( po të këtij fashikulli nr. 13 të Prokurorit , akte të cilat përbëjnë , ndër të tjera , transfertat bankare të klientëve , nga kjo Bankë , në adresë të entit privat “ Lanserhov GMBH “ , për vitet 2013 , 2014 etj. ) , nuk janë njësuar me origjinalin e tyre dhe nuk përcaktohet detyra nëpunësit përgjegjës të kësaj Banke ( që dorëzoi aktet ) ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ;
45/1). Por pretendoj , se këto akte bankare ( shih fq. 59 – 79 të këtij fashikulli nr. 13 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje dhe ( këto akte ) nuk mund të përdoren , si prova , ndaj meje , për çdo akuzë objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte bankare , nuk përbëjnë prova shkresore , kundër meje , për çdo akuzë objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 09 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
46). Referuar procesverbalit dt. 12 / 7 / 2023 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen dhe marrjen e provës materiale “ , në sistemin elektronik publik policor TIMS ( lidhur me hyrje – daljet e mia eventuale etj. , për vitet 2013 – 2015 etj. ) ; Megjithëse janë printuar të dhënat provohet , se fq.12 – 32 ( shih fashikullin nr. 17 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) nuk janë nënshkruar nga oficeri i policisë gjyqësore ; Gjithashtu , nuk rezulton printimi i këtyre të dhënave , për mua ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 09 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ;
46/1). Prandaj pretendoj , se këto akte të policisë gjyqësore ( shih fq. 12 – 32 të këtij fashikulli nr. 17 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje dhe ( këto akte ) nuk mund të përdoren , si prova , ndaj meje , për çdo akuzë objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
47). Referuar procesverbalit dt. 11 / 9 / 2023 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen e kompjuterit dhe marrjen e dokumentave “ , në Bankën Credins ( lidhur me informacionin e pagesave të shkollës , për shtetasit Besar Metaj etj. ) provohet , se aktet bankare të fq. 36 – 42 të fashikullit nr. 17 të Prokurorit ( që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , nuk janë njësuar me origjinalin e tyre ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Pretendoj , se këto akte bankare ( shih fq. 36 – 42 të këtij fashikulli nr. 17 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 08 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 10 / 9 / 2026 ) ;
48). Referuar procesverbalit dt. 12 / 9 / 2023 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen e kompjuterit dhe marrjen e dokumentave “ , pranë personit juridik privat tregtar bankar “ Credins Bank “ ( shih fq. 55 , të fashikullit nr. 17 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) provohet , se kopjet e fq.56 – 58 ( akte bankare të cilat përbëjnë , ndër të tjera , praktikën e akteve / veprimeve të transferimit të vlerave monetare , jashtë vendit , nga llogaria bankare e ish – Partisë LSI , në llogarinë bankare të kompanisë amerikane G.S.I.S.) , nuk janë njësuar me origjinalin e tyre dhe nuk identifikohet detyra e nëpunësit përgjegjës , që ka printuar aktet ( në emër të kësaj Banke ) ; procesverbali i sipërcituar i policisë gjyqësore është me korigjime ( lidhur me datën e përpilimit ; pra , nuk kuptohet qartazi , nëse ky procesverbal është mbajtur më dt. 11 apo 12 / 9 / 2023) ; Data e këtij akti , nuk mund të saktësohet me siguri procedurale ) ;
48/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore dhe këto akte kanë lidhje me episodin hetimor të lobimeve ; Por unë pretendoj , se këto akte ( shih fq. 55 – 58 të këtij fashikull nr. 17 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje ; Për rrjedhojë , edhe referimi , në këto akte bankare , nuk përbëjnë prova shkresore , për çdo akuzë objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ) ;
49). Referuar procesverbalit dt. 16 / 3 / 2024 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen dhe marrjen e provës materiale “ ( janë të dhënat elektronike eventuale e- mail etj. , të mbërritura apo të dërguara , nga ish- zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto etj. ; të dhëna të cilat , janë përcjellë , në SPAK , nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ; shih fq. 124 – 212 , në fashikullin nr. 17 të Prokurorit, që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) provohet , se kopjet e faqeve elektronike të printuara , nuk janë nënshkruar , në fundin e çdo flete /faqeje , nga oficeri i policisë gjyqësore ( që i aksesoi ato ; pra , nuk ka siguri e qartësi procedurale , për autoritetin publik , që i ka printuar këto akte ) ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ;
49/1). Pretendoj , se këto akte ( shih fq. 124 – 212 , po në këtë fashikull nr. 17 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për seicilën akuzë ( kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ) ;
50). Provohet , se akti në gjuhën angleze dt. 18 / 10 / 2010 ose 18 / 11 / 2010 i Ambasadës tonë në Pragë / Çeki ( drejtuar autoriteteve zyrtare të Republikës Çeke , të lidhura me vizitën zyrtare të delegacionit zyrtar të kryesuar , nga ish- zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëme ILIR META , në Çeki , në datat 29 / 11 / 2010 – 01 / 12 / 2010 ; sipas të cilit akt pretendohet , ndër të tjera , se “ … në takim do të jetë edhe … Kastriot Ismailaj … “ ; shih fq. 7 të fashikullit nr. 22 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; shih fq. 20 – 22 të kërkesës të Prokurorit , për gjykim themeli ) , nuk identifikon autoritetin përgjegjës të Ambasadës ( që e ka nxjerrë / lëshuar këtë akt ) dhe nuk ka nënshkrimin e këtij autoriteti ( pra , ky akt përmban vetëm vulën e kësaj ambasade !!!!! ) ; Gjithashtu , ky akt i Ambasadës e ka datën ( e përpilimit të saj ) me korigjime ( dhe nuk kuptohet qartazi / me siguri procedurale , nëse ky akt është nxjerrë më dt. 18 / 10 / 2010 apo 18 / 11 / 2010 ; prokurori pretendon , se ky akt është nxjerrë më dt. 18 / 11 / 2010 ) ; Data e këtij akti , nuk mund të saktësohet me siguri procedurale , indirekt ose në formë tjetër ( në bazë / referuar të elementeve , që përmbahen në vetë këtë akt ose në aktet , që lidhen me të ) . Provohet , se akti i përkthyeses ( shih fq. 8 , po të këtij fashikulli nr. 22 të Prokurorit ) nuk ka datën , kur ajo e ka përkthyer dhe përkthyesja nuk ka paraqitur deklaratën e saj eventuale të domosdoshme; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore;
50/1). Pretendoj , se ky akt i Ambasadës , në gjuhën angleze , nuk përbën provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë ; Për rrjedhojë , edhe referimet në këtë akt , nuk përbëjnë prova shkresore , për çdo akuzë objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ; kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
51). Provohet , se në bazë të aktit dt. 04 / 9 / 2023 të kompanisë private tregtare mobile “ ONE Albania “ ( shih fq. 148 , po të fashikullit nr. 22 të Prokurorit ; shih fq. 32 e 33 të kërkesës të Prokurorit , për gjykim themeli ) sqarohet , ndër të tjera , sa vijon “ … dokumentat për nr. celular 0682031701 , nuk rezultojnë të regjistruara në vitet 2009 , 2010 ( por është regjistruar në vitin 2012 , në emrin e shtetasit Bledian Alla ) ; Sipas aktit të kësaj kompanie të dt. 19 / 9 / 2023 ( shih fq. 162 , po të fashikullit nr. 22 të Prokurorit ) , sqarohet ndër të tjera , sa vijon “ … rezulton , se gjatë viteve 2009 , 2010 ky numër celular ka qenë i regjistruar në emër të ILIR META , por nuk disponojmë nr. personal ( ID ) ose datëlindjen e këtij shtetasi ..” ; Ndërkohë emri im zyrtar ( sipas aktit dt. 16 / 8 / 2022 të D. P. Gjëndjes Civile Tirane ; shih fq. 1 të fashikullit nr. 24 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; shih dhe aktin dt. 25 / 8 / 2022 të Kuvendit të Shqipërisë , në fq.3 – 17 , po të fashikullit nr. 24 të Prokurorit ) është ILIR METAJ dhe nuk kam patur asnjëherë ndryshime , në përbërësit e gjendjes time civile ; Gjithashtu sipas aktit të kësaj kompanie celulare të dt. 09 / 4 / 2024 ( shih fq. 4 , po të fashikullit nr. 23 të Prokurorit ) , sqarohet ndër të tjera , sa vijon “ … sistemi ynë nuk gjeneron informacion për pagesën e faturave mujore apo detyrimeve për numrin celular 0682031701 gjatë periudhës 2019 , 2010 ..” ;
51/1). Referuar , edhe akteve të sipërcituara të kësaj kompanie celulare pretendoj përsëri , se nuk provohet , që unë ( me emrin tim ILIR METAJ dhe me të dhënat e tjera zyrtare të gjëndjes time civile ) kam kërkuar ndonjëherë , me shkrim ( pranë shoqërisë private tregtare mobile fillestare “ AMC “ ) posedimin e kartës saj celulare me nr. 0682031701 ( kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ) ;
52). Referuar akteve të hetimeve paraprake ( shih aktin dt. 27 / 10 / 2023 të Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas , administruar në fq. 212 e vijues të fashikullit nr. 22 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; shih dhe fq. 22 të kërkesës të Prokurorit , për gjykim themeli ; sipas akte të cilave , pretendohen hyrje – daljet eventuale , në datat 29 / 11 / 2010 dhe 02 / 12 / 2010 , në/nga Shqipëria , nëpërmjet Aeroportit të Rinasit , të shtetasve ILIR METAJ dhe Kastriot Ismailaj ) provohet , se kopjet e faqeve elektronike të printuara ( bashkalidhur aktit përcjellës të këtij Komisariati ) , nuk janë nënshkruar , në fundin e çdo flete / faqeje , nga oficeri përgjegjës , që i aksesoi ato ( pra , në këtë gjendje , që janë këto akte , nuk kuptohet qartë dhe nuk ka siguri procedurale , për autoritetin publik , që i ka printuar ato ) ;
52/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por unë pretendoj , se këto akte të Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas , nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për seicilën akuzë ( kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ) ;
53). Referuar akteve të hetimeve paraprake ( shih aktin dt. 21 / 7 / 2023 të entit “ AIR Albania “ Sh.P.K , administruar në fq. 255 të fashikullit nr. 34 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; sipas akte të cilave , pretendohen daljet eventuale , më dt. 17 / 7 / 2021 të shtetasve Era Metaj , Bora Metaj e Besar Metaj , nga Shqipëria , jashtë vendit , me fluturim ajror ; pretendohet edhe hyrje eventuale , në Shqipëri , me fluturim ajror , më dt. 25 / 7 / 2021 , po të këtyre shtetasve ) provohet , se ky akt nuk identifikon autoritetin përgjegjës ( me emër e mbiemër ) , që e ka lëshuar / nxjerrë ( këtë akt ) dhe nuk përcakton detyrën e tij ( pra , ky akt përmban vetëm vulën dhe nënshkrimin ) ; Provohet gjithashtu , se kopjet e faqeve elektronike të printuara ( bashkalidhur aktit përcjellës të këtij enti , të administruara në fq. 257 – 273 , po të fashikullit nr. 34 të Prokurorit ) , nuk janë nënshkruar , në fundin e çdo flete / faqeje , nga nëpunësi /punonjësi përgjegjës , që i aksesoi ato( pra , në këtë gjendje , që janë këto akte , nuk kuptohet qartë dhe nuk ka siguri procedurale , për autoritetin , që i ka printuar ato ) ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ;
53/1). Pretendoj , se këto akte të entit tregtar “AIR Albania “ Sh.P.K ( të administruara në fq. 255 – 273 , të fashikullit nr. 34 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje , për seicilën akuzë ; Pretendoj , se edhe ekspertimi financiar ( që mbështetet në këto akte , nga ekspertja financiare e prokurori , lidhur me shpenzimet e udhëtimeve të sipërcituara të vitit 2021 ) , nuk përbën provë indirekte , për çdo akuzë objekt gjykimi ;
i). Pretendoj , se edhe për shkaqet e sipërcituara , hetimi i fakteve dhe i rrethanave të çështjes ( lidhur me shpenzimet e mia eventuale financiare të vitit 2021 ) , objekt gjykimi , nuk është i plotë ; Pretendoj , se ekspertimi financiar ( lidhur me shpenzimet e udhëtimeve të sipërcituara të vitit 2021 ) ka mjaftueshëm mangësi e paqartësi .
ii). Pretendoj , se konkluzionet e ekspertimit financiar ( referuar shpenzimeve të sipërcituara të udhëtimeve të vitit 2021 ) janë nxjerrë , në mungesë të akteve të plota dhe në mungesë të elementëve thelbësore / të rëndësishëm të sipërcituar të çështjes ( shih nenet 178 e 191 të K. Pr. Penale ) ;
Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ;
54). Referuar procesverbalit dt. 05 / 4 / 2023 të oficerit të policisë gjyqësore “ Për kqyrjen dhe marrjen e provave materiale “ , në ILDKPKI ( akte të cilat lidhen eventualisht , me kqyrjen dhe marrjen e Deklaratave Periodike Vjetore të Pasurisë të subjekteve deklarues / unë , e pandehura Monika dhe megjithëse përcaktohet nga oficeri i policisë gjyqësore , se “ …. u morën kopje të njësuara me origjinalin … “ ) provohet sa vijon :
i). se fletët e inventarizuara me numra 9 – 481 të fashikullit nr. 48 të Prokurorit ( që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) dhe fletët e inventarizuara me numra 1 – 493 , të dy fashikujve nr. 49 të Prokurorit ( që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , janë numërtuar këto dy fashikuj , për efekt dorëzimi , ndaj meje , me nr. 49/1 e nr. 49/2 ) ;
ii). se fletët / aktet e këtyre dy fashikujve nr. 49/1 e nr. 49/2 dhe fletët e inventarizuara me numra 1 – 401 ( të fashikullit nr. 50 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , nuk janë të njësuar me origjinalin e tyre , që administrohen eventualisht , nga ILDKPKI dhe nuk identifikohet / përcaktohet detyra e nëpunësit përgjegjës / i autorizuar , që ia dorëzoi këto akte ( në emër të ILDKPKI ) oficerit të policisë gjyqësore ;
54/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por unë pretendoj , se aktet e sipërcituara ( në fashikujt nr. 48 , 49 e 50 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje;
55). Referuar aktit dt. 02 / 3 / 2023 të ILDKPKI ( sipas të cilës janë dërguar , nga ILDKPKI , në SPAK , Deklaratat Periodike Vjetore të Pasurisë të subjekteve deklarues , unë dhe e pandehura Monika , të viteve 2003 e vijim dhe disa dokumenta të tjera ) provohet , se fletët e inventarizuara me numra 165 – 322 të fashikullit nr. 52 të Prokurorit ( që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , nuk janë kopje të njësuar me origjinalin e tyre ; Edhe akti i sipërcituar përcjellës i ILDKPKI përcakton , ndër të tjera , vetëm se “ …. bashkalidhur ju vendosim në dispozicion kopje të dokumentacionit të administruar në ILDKPKI , për subjektet …..” ( krahaso me aktin e dt. 16 / 5 / 2024 , po të ILDKPKI , administruar në fq. 10 të fashikullit nr. 51 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi , ku cilësohet , prej nëpunësit përgjegjës , ndër të tjera , se “ ….. ju vendosim në dispozicion kopje të njësuar me origjinalin të DIPPV ….. “ ;
55/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por unë pretendoj , se këto akte ( shih fq. 165 – 322 , po të këtij fashikulli nr. 52 të Prokurorit ) nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje ;
56). Referuar kërkesës të prokurorit ( shih fq.1 të fashikullit nr. 66 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) rezulton , se: Intesa SanPaolo Bank Albania ka kthyer përgjigje ( për llogari të ish – Bankës Italo Albanese ) , për lëvizjet në llogarinë bankare , që kjo bankë administronte , në emër të shtetasve ILIR Rexhep Meta e Monika Kryemadhi , për vitet 1999 – 2007 ; Provohet , se ky informacion bankar / lëvizjet në llogari / pasqyrat e saj ( shih fletët 9 – 12 , po të fashikullit nr. 66 të Prokurorit ) , janë në gjuhë të huaj dhe të papërkthyera , në gjuhën shqipe ; Intesa SanPaolo Bank Albania ka kthyer përgjigje , për lëvizjet në llogarinë bankare , që kjo bankë administronte , në emër të shtetasve ILIR Rexhep Meta e Monika Kryemadhi , për vitet 2000 – 2021 ; Provohet , se ky informacion bankar / lëvizjet në llogari / pasqyrat e saj ( shih fletët 102 – 106 , po të fashikullit nr. 66 të Prokurorit ) , janë në gjuhë të huaj dhe të papërkthyera , në gjuhën shqipe ; Intesa SanPaolo Bank Albania ka kthyer përgjigje , për lëvizjet në llogarinë bankare , që kjo bankë administronte , në emër të s htetasit ILIR Rexhep Meta , për vitet 2000 – 2021 ; Provohet , se edhe ky informacion bankar / lëvizjet në llogari / pasqyrat e saj ( shih fletët 107 – 114 , po të fashikullit nr. 66 të Prokurorit ) , janë në gjuhë të huaj dhe të papërkthyera , në gjuhën shqipe ; Kjo bankë nuk konfirmon njësinë e këtyre akteve me origjinalin ; Provohet , se ky informacion bankar , nuk është nënshkruar dhe/ose vulosur , në çdo fletë , nga nëpunësi bankar përgjegjës ;
56/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por unë pretendoj , se këto dokumenta /akte bankare , nuk përbëjnë provë shkresore , ndaj meje , për çdo akuzë /episod , objekt gjykimi , ndaj meje ; Për rrjedhojë , edhe aktet e tjera procedurale , që referojnë , në këtë dokumentacion bankar , nuk përbëjnë provë dhe nuk kanë fuqi provuese , ndaj meje , për çdo akuzë/episod , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
57). Referuar kërkesës të prokurorit provohet , se “ Credins Bank “ i ka kthyer përgjigje , për llogaritë bankare , që kjo bankë administronte , në emër të shtetasve ILIR Rexhep Meta etj. , sipas aktit të saj nr. 64567/1 dt. 21 / 9 / 2022 ( shih fq.165 e vijim të fashikullit nr. 66 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Provohet , se kjo përgjigje bankare është nënshkruar , nga zv. Drejtore e Departamentit Juridik , pa e patur ajo , autorizimin / urdhërin / porosinë e titullarit / administratorit të kësaj banke ( pra , ky informacion bankar , ka të meta për shkak të formës tij ) ; Kjo Bankë nuk përshkruan numrin e fletëve , që ajo i ka dërguar prokurorit dhe as Prokuroi / SPAK nuk ka protokolluar numrin e fletëve , që iu paraqitën , nga kjo bankë ; Banka është mjaftuar ( për klientin e saj ILIR META ) , vetëm me përgjigjen vijuese “ Bashkëlidhur ju dërgojmë transaksionet …. deri më dt. 20 / 9 / 2022. ” ; Ndërsa në fakt provohet , se veprimet / lëvizjet bankare rezultojnë ( për klientin ILIR META ) deri më dt. 18 / 8 / 2020 ( dita kur është zeruar llogaria përkatëse e tij bankare ; pra , nuk ka lëvizje , në llogarinë tij , pas kësaj date ) dhe llogaria e tij bankare është mbyllur më dt. 13 / 9 / 2022 ( shih fq. 200 – 232 të fashikullit nr. 67 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Pra , provohet se ka paqartësi ( edhe për këto shkaqe ) , lidhur me informacionin bankar , për klientin ILIR META ; Kjo bankë nuk konfirmon ( shih fq.165 e vijim , po të fashikullit nr. 66 të Prokurorit ) njësinë e këtyre akteve me origjinalin ; Provohet , se ky informacion bankar , nuk është nënshkruar dhe/ose vulosur , në çdo fletë , nga nëpunësi bankar përgjegjës ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ;
57/1). Për këto fakte / rrethana e shkaqe dhe me këtë gjëndje aktesh pretendoj , se këto dokumenta /akte bankare ( shih fq. 200 – 232 , po të fashikullit nr. 67 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentit , ndaj meje , për çdo akuzë /episod , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe aktet e tjera procedurale ( ekspertimi financiar etj. ) , që referojnë , në këtë dokumentacion bankar , nuk përbëjnë provë dhe nuk kanë fuqi provuese , ndaj meje , për çdo akuzë/episod , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
58). Referuar kërkesës të prokurorit provohet , se “ Credins Bank “ i ka kthyer përgjigje , duke dërguar ( ndër të tjera ) edhe kontratën noteriale të kredisë dt. 26 / 5 / 2010 të noterit Dusho Dusha , me seli në Tiranë , të lidhur midis palëve “ Banka Credins “ – Monika Kryemadhi , me dorëzanës ILIR META ( shih fq.1 , 25 – 44 të fashikullit nr. 68 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) : Vetë kjo Bankë sqaron / thekson ( ndër të tjera ) , se “ ….. ju dërgojmë kopje të kontratave ….” ( shih fq. 2 , po të fashikullit nr. 68 të Prokurorit ) ; Pra , kjo kontratë noteriale , nuk është njësuar , nga kjo Bankë , me origjinalin e saj ; Provohet , se kjo përgjigje / informacion bankare është nënshkruar , nga zv. Drejtore e Departamentit Juridik , pa e patur ajo , autorizimin / urdhërin / porosinë e titullarit / administratorit të kësaj banke ( pra , ky informacion bankar , ka të meta , edhe për shkak të formës tij ) ; Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ;
58/1). Pretendoj , se kjo kontratë noteriale dhe aktet bashkalidhur saj ( shih fq. 25 – 44 , po të fashikullit nr. 68 të Prokurorit ) , nuk përbën provë shkresore ( në formën e dokumentit ) , ndaj meje , për çdo akuzë /episod , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe aktet e tjera procedurale , që referojnë , në këtë praktikë kontraktore , nuk përbëjnë provë dhe nuk kanë fuqi provuese , ndaj meje , për çdo akuzë / episod , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
59). Referuar kërkesës të prokurorit provohet , se Kuvendi i Shqipërisë ka kthyer përgjigjen e dt. 13 / 3 / 2025 , për të ardhurat nga paga dhe përfitimet e tjera financiare ( ndër të tjera ) edhe për mua , me statusin e deputetit , për periudhën kohore të viteve 2003 – 2017 ( shih fq. 133 e vijues të fashikullit nr. 89 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Rezulton , sipas këtij akti ( dhe tabelës saj përkatëse ) të Kuvendit , se unë ( në vitin 2016 ) , nuk kam përfituar rimbursimet ( për shpenzimet e karburantit , për telefonin ) dhe as honoraret , për mbledhjet e komisioneve parlamentare ; Vlera totale monetare neto e të ardhurave të përfituara , prejmeje , për vitin 2016 , është në shumën 1.827.711 lekë ( shih fq.134 , po të fashikullit nr. 89 të Prokurorit ) ; Ky informacion , është patur parasysh , edhe për konkluzionet e ekspertimit financiar të kësaj çështje dhe për analizën time financiare ; Ndërsa sipas aktit dt. 21 / 7 / 2026 të Kuvendit dhe tabelave përkatëse ( dërguar ky informacion , sipas kërkesës të deputetit përkatës , lidhur me të ardhurat e përfituara , prej meje , nga Kuvendi ) provohet , se unë kam përfituar , në vitin 2016 , si vijon :
i). rimbursimet , për shpenzimet e karburantit ( në vlerën monetare 60.032 lekë ) + shpenzimet e telefonit ( në vlerën monetare 34.000 lekë ) ,
ii). honoraret , për mbledhjet e komisioneve ( në vlerën monetare neto 34.000 lekë ) ;
iii). vlera totale monetare neto e të ardhurave të përfituara , prej meje , për vitin 2016 , është në shumën 1.955.743 lekë ;
59/1) . Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Meqenëse rezulton dukshëm , se ka paqartësi në informacionin zyrtar , që administron Kuvendi , për të ardhurat e mia financiare , ka ndikim në analizën time financiare të periudhës kohore, objekt ekspertimi ( për vitin 2016 ) dhe për rrethanat e shkaqet e sipërcituara , kërkoj :
i). Të merren e pranohen , nga gjykata , si provë aktet vijuese :
– Akti origjinal zyrtar nr. 3119 dt. 16 / 7 / 2026 të deputetit Tedi Blushi ( me 1 fletë ) , dërguar Kuvendit / Parlamentit ;
– Praktika e akteve origjinale zyrtare nr. 3119/1 dt. 21 / 7 / 2026 të Kuvendit ( me 4 fletë ) ;
ii). Të plotësohet ekspertimi financiar ose të kryhet ekspertim i ri financiar , për periudhën kohore të viteve 1992 – 2023 , duke patur parasysh , edhe informacionin e dt. 21 / 7 / 2026 të Kuvendit ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) .
60). Referuar procesverbalit dt. 01 / 9 / 2022 të oficerit të policisë gjyqësore ( shih fq.1 të fashikullit nr. 90 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) provohet , se janë kqyrur e marrë të dhëna eventuale , për kontratat e lobimit / konsulence të lidhura nga ish- Partia LSI , të shkarkuara / ekstraktuara , nga faqe online të eneit Foreign Agents Registration Act , US Department of Justice /shkurtimisht “ FARA “ ;
60/1). Provohet , se oficeri i policisë gjyqësore :
i). nuk ka përshkruar numrin e fletëve / akteve të shkarkuara / ekstraktuara prej tij ( shih fq. 9 – 105 , po të fashikullit nr. 90 të Prokurorit ) ;
ii). këto akte , nuk janë nënshkruar seicila , prej tij /oficerit ; nuk sqarohet programi elektronik i licensuar dhe i përdorur prej tij , për nxjerrjen / shkarkimin / marrjen e këtyre akteve ( pra , nuk ka siguri , qartësi dhe besueshmëri procedurale , për cilësinë e këtyre akteve dhe nëse këto akte , janë ekstraktuar ose jo , prej tij ) ;
iii). këto akte , janë në gjuhë të huaj dhe të papërkthyera ;
60/2). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por pretendoj , se :
i). këto akte ( shih fq. 9 -105 , po të fashikullit nr. 90 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave ) , ndaj meje , për secilën akuzë ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë shkresore .
ii). Të kërkohet / merret nga gjykata ( sipas nenit 509 të K. Pr. Penale ) , me letërporosi , informacion / të dhëna / akte /dokumenta , nga US Department of Justice , për kontratat e lobimit / konsulencës politik , të lidhura eventualisht nga ish- Partia LSI .
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ;
61). Referuar procesverbalit dt. 07 / 9 / 2022 të oficerit të policisë gjyqësore ( shih fq.106 -109 , po të fashikullit nr. 90 të Prokurorit ) provohet , se janë kqyrur e marrë në “ Credins Bank “ praktika e akteve të transferimit të vlerave menetare , nga llogaria bankare ( e kësaj banke ) të ish- Partia e LSI , në dobi shoqërive të huaja të lobimit / konsulencës ; Por provohet , se ( në kundërshtim me përshkrimin e oficerit të policisë gjyqësore dhe të nëpunësit përkatës të kësaj banke ) fletët 121 – 134 , 140 – 153 , 179 – 205 , 213 – 217 të këtij fashikulli , nuk janë nënshkruar /vërtetuar / njësuar me origjinalin ; Ndërsa aktet e tjera bankare në fletët 113 – 120 , 135 – 139 , 154 – 178 , 206 – 212 , 218 – 225 , nuk identifikohet nëpunësi bankar , që ka nënshkruar njësinë e tyre me origjinalin ( këto akte kane vetëm nënshkrimin dhe vulën e brendëshme ) ; Provohet , se kjo kqyrje /marrje e akteve bankare është nënshkruar , nga zv. Drejtore e Departamentit Juridik ( shih fq.106 – 109 , po të fashikullit nr. 90 të Prokurorit ) , pa e patur ajo ( dhe nëpunësit e tjerë , që kanë vulosur e nënshkruar aktet e ndryshme bankare bashkalidhur ) , autorizimin / urdhërin e titullarit / administratorit të kësaj banke ( pra , ky informacion bankar dhe ky veprim procedural , ka të meta , për shkak të formës tij ) ;
61/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se këto dokumenta /akte bankare ( shih fq. 106 – 225 , po të fashikullit nr. 90 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentit ) , ndaj meje , për çdo akuzë /episod , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe aktet e tjera procedurale ( ekspertimi financiar etj. ) , që referojnë , në këtë dokumentacion bankar , nuk përbëjnë provë dhe nuk kanë fuqi provuese , ndaj meje , për çdo akuzë / episod , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
62). Provohet , se mbi kërkesën e Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Çekisë ) , është administruar praktika e akteve , në gjuhën çeke të autoriteteve të këtij shteti ( shih fq. 15 e vijim të fashikullit nr. 91 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ;
62/1). Provohet , se nuk administrohet akti / komunikimi procedural i autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Çekisë , me Ministrinë e Drejtësisë , për efekt të ekzekutimit të letërporosisë ;
i). lidhur me pranimin ose jo të ekzekutimit të letërporosisë / ndihmës juridike të kërkuar , prej prokurorit ,
ii). për aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që i janë dërguar , nga autoritetet çeke , Ministrisë të Drejtësisë ; Nuk ka asnjë akt procedural , që konfirmon origjinalitetin e akteve , në gjuhën çeke , objekt ekzekutimi të letërporosisë dhe objekt përkthmi .
62/2). Provohet , se marrveshja e muajit nëndor të vitit 2021 ( lidhur midis prokurorit e përkthyesit ILIR Allushi ; shih fq. 106 , 107 , po të fashikullit nr. 91 të Prokurorit ) dhe aktet e gjuhe çeke ( ku ai ka asistuar , si përkthyes verbal i prokurorit ; shih fq. 15 – 18 , 27 e 248 , po të fashikullit nr. 91 të Prokurorit ) , nuk kanë vulën e përkthyesit dhe përkthyesi nuk ka paraqitur deklaratën e tij eventuale të domosdoshme ;
62/3). Provohet , se mungon / nuk administrohet vendimi , për caktimin e përkthyeses Ani Hafizi , në hetimet paraprake ( shih fq.124 – 202 , po të fashikullit nr. 91 të Prokurorit ) ;
62/4). Provohet , se deklarata / aktet e kësaj përkthyesje ( shih fq. 124 -202 , po të fashikullit nr. 91 të Prokurorit ) , nuk kanë vulën e saj / përkthyeses dhe përkthyesja nuk ka paraqitur / përshkruar deklaratën e saj eventuale të domosdoshme;
62/5). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Por unë pretendoj se këto akte , në gjuhën çeke ( ku është asistuar përkthimi ) dhe aktet e përkthyera ( nga gjuha çeke , në gjuhën shqipe ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
63). Provohet , se mbi kërkesën dt. 26 / 9 / 2022 të Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të San Marinos ) , është administruar praktika e akteve të autoriteteve të këtij shteti ( shih fq. 1 e vijim , 16 e vijim , 29 e vijim të fashikullit nr. 92 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , sipas aktit dt. 24 / 02 / 2023 të Ministrisë së Drejtësisë ( shih fq. 16 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) ; Por nuk provohet , se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , ka dërguar Ministria jonë e Drejtësisë , në SPAK ( për efekt të ekzekutimit të letërporosisë ) ; Nuk kuptohet qartazi , dokumentacioni objekt i ekzekutimit të letërporosisë dhe objekt administrimi ;
i). Edhe SPAK / prokurori nuk argumenton , se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , i janë dërguar atyre , nga kjo Ministri ( shih po fq. 16 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) ;
ii). Kjo Ministri nuk konfirmon origjinalitetin e akteve të autoriteteve të këtij shteti ( shih fq. 16 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) ;
63/1). Provohet , që Prokurori ka vlerësuar / çmuar përkthimin ( dhe ia ka dërguar ato , Ministrisë të Drejtësisë , për përkthim ) , vetëm të disa akteve , objekt i ndihmës juridike / letërporosisë ( shih fq. 17 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) ;
i). Rezulton , se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar SPAK / prokurorit , aktet ( objekt përkthimi ) , në gjuhën shqipe ( shih fq. 59 e vijues , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) ; Provohet , se si Ministria e Drejtësisë , ashtu edhe SPAK , nuk konfirmojnë numrin e akteve të përkthyera dhe aktet konkrete , objekt përkthimi ( shih fq. 59 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) ;
ii). Nuk argumentohet / pasqyrohet / tregohet , se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , ka dërguar SPAK ( në Ministrinë e Drejtësisë ) , për tu përkthyer , në gjuhën shqipe ;
iii). Nuk tregohet / argumentohet shkaku , për të cilat nuk janë dërguar , për përkthim , edhe aktet e tjera , objekt i ekzekutimit të letërporosisë ( dhe cilat akte konkrete , nuk janë të dërguara , për përkthim ) .
iv). Provohet , se aktet e përkthyera ( nga Ministria e Drejtësisë ) , në gjuhën shqipe ( shih fq. 61 – 76 , po të fashikullit hetimor nr. 92 të Prokurorit ) , nuk kanë datën e përkthimit tyre ; Provohet , se Ministria e Drejtësisë dhe SPAK / prokurori nuk identifikojnë ( shih fq. 16 , 17 , 59 , 61 – 76 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) gjuhën e akteve të autoriteteve të shtetit të San Marinos ( objekt i përkthimit tyre , në gjuhën shqipe ) .
v). Provohet , se aktet në gjuhën e burimit ( shih fq. 93 – 273 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) , nuk janë përkthyer , në gjuhën shqipe .
63/2). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj:
i). Se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih fq. 61 – 76 , po të fashikullit nr. 92 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë , për akuzat objekt gjykimi , ndaj meje ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
ii). Kërkoj nga Gjykata të merren , në Ministrinë e Drejtësisë i gjithë dokumentacioni , që kanë dërguar autoritetet e San Marinos ( për ekzekutimin e letërporosisë të sipërcituar ; duke identifikuar aktet e konkrete , numrin e tyre dhe të konfirmojë njësinë e tyre me origjinalin ) ;
iii). Kërkoj , që ky dokumentacion ( që do të paraqesë Ministria e Drejtësisë ) ti nënshtrohet përkthimit tyre , në gjuhën shqipe , duke caktuar përthyes të licensuar ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
64). Provohet , se mbi kërkesën dt. 07 / 7 / 2023 të Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të Republikës të San Marinos ) , është administruar praktika e akteve të autoriteteve të këtij shteti , sipas aktit dt. 11 / 12 / 2023 të Ministrisë të Drejtësisë ( shih fq. 1 e vijim , 7 e vijim të fashikullit nr. 93 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ; por Ministria e Drejtësisë i referohet aktit dt. 07 / 7 / 2022 të prokurorit ) ; Prokurori dhe kjo Ministri , nuk kanë sqaruar /argumentuar , nëse kjo datë( në këtë akt ) , përbën gabim material apo ka kërkesë tjetër dt. 07 / 7 / 2022 , prej prokurorit ;
64/1). Por nuk provohet , se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , ka dërguar Ministria jonë e Drejtësisë , në SPAK ( për efekt të ekzekutimit të letërporosisë , nga autoritetet e këtij shteti të huaj ; shih fq. 7 , po të fashikullit hetimor nr. 93 të Prokurorit );
i). Edhe SPAK nuk konfirmon, se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , i janë dërguar atyre , nga kjo Ministri ( shih po fq. 7 , po të fashikullit nr. 93 të Prokurorit ) ;
ii). Kjo Ministri nuk konfirmon origjinalitetin e akteve të autoriteteve të këtij shteti të huaj ( shih fq. 7 , po të fashikullit nr. 93 të Prokurorit ) ;
64/2). Provohet , se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe( shih fq. 4 – 396 , të fashikullit nr. 94 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , nuk kanë datën e përkthimit tyre .
64/3). Provohet dhe pretendoj , se përkthyesja e caktuar , nga prokurori , nuk ka vulën e saj , në aktet e përkthyera prej saj ( shih fq. 4 – 396 , 402 – 405 , po të fashikullit nr. 94 të Prokurorit ) dhe përkthyesja nuk ka paraqitur / përshkruar , as deklaratën e saj eventuale të domosdoshme .
64/4). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih fq. 4 – 396 , po të fashikullit nr. 94 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
65). Provohet , se mbi kërkesën dt. 07 / 3 / 2024 të Prokurorit “ Për ndihmë juridike …. “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të San Marinos ) , është administruar praktika e akteve të autoriteteve të këtij shteti , sipas aktit dt. 15 / 7 / 2024 të Ministrisë të Drejtësisë ( shih fq. 1 e vijim , 36 e vijim të fashikullit nr. 95 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ;
65/1). Por nuk provohet , se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , ka dërguar Ministria e Drejtësisë , në SPAK ( për efekt të ekzekutimit të letërporosisë , nga autoritetet e këtij shteti të huaj ; shih fq. 36 – 79 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) ; Kjo mënyrë administrimi , cënon mjaftueshëm objektivitetin e veprimeve procedurale dhe nuk kuptohet qartazi , dokumentacioni objekt i ekzekutimit të letërporosisë dhe objekt administrimi ;
i). Edhe SPAK nuk konfirmon , se cilat akte konkrete ( dhe numrin e tyre ) , i janë dërguar atyre , nga kjo Ministri ( shih po fq. 36 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) ; Kjo Ministri nuk konfirmon origjinalitetin e akteve të autoriteteve të këtij shteti të huaj ( shih fq.36 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) ;
65/2). Provohet , se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih fq. 109 – 160 të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) , nuk kanë datën e përkthimit tyre . Pretendoj , se përkthyesja , nuk ka vulën e saj , në aktet e përkthyera prej saj dhe përkthyesja nuk ka paraqitur deklaratën e saj eventuale të domosdoshme t.
65/3). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet në gjuhën shqipe ( shih fq.109 -160 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
66). Mbi kërkesën dt. 07 / 3 / 2024 të Prokurorit “ Për ndihmë juridike …. “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Italisë ) provohet , se aktet objekt eventual kqyrjeje / ekstraktimi elektronik ( shih fq. 219 – 234 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) nuk janë nënshkruar nga oficeri i policisë gjyqësore dhe/ose eksperti , që i ka ekstraktuar / shkarkuar elektronikisht ato ; nuk sqarohet /argumentohet / tregohet shkaku përkatës ;
67/1). Provohet , se aktet e fq. 242 – 246 ( po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) , nuk kanë datën e përkthimit tyre ( shih fq. 242 – 246 , 256 e 259 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) .Pretendoj , se përkthyesja nuk ka vulën e saj , në aktet e përkthyera prej saj ( shih fq. 242 – 246 , 250 , 255 , 256 e 259 , po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) dhe përkthyesja nuk ka paraqitur / përshkruar , as deklaratën e saj eventuale të domosdoshme .Nuk provohet ( në gjëndjen e akteve të këtij fashikulli ) , që autoritetet Italiane të drejtësisë të kenë miratuar dhënien e ndihmës juridike ;
67/2). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e fq. 219 – 234 ( po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ; Aktet e fq. 242 – 246 ( po të fashikullit nr. 95 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
68). Provohet , se mbi kërkesën e Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Qipros ) , është administruar praktika e akteve të autoriteteve të këtij shteti ( nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë ; shih fletët 14 , 15 – 31/1 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Provohet , se nuk konfirmohen aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që i janë dërguar , nga autoritetet publike të Qipros dhe nuk konfirmohen origjinaliteti i këtyre akteve ; Nuk konfirmohen , as aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që ka protokolluar Prokurori ; Rezulton se përkthyesja nuk ka paraqitur deklaratën e saj të domosdoshme.
68/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 32 – 45 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 20 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 22 / 10 / 2026 ) ;
69). Provohet , se mbi kërkesën e Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Italisë ; shih fq. 95 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) , është administruar praktika e akteve të Prokurorisë të Venecias / Itali ( drejtuar drejtpërdrejt Prokurorit / SPAK ; shih fletët 96 , 132 – 158 , 174 – 189 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Provohet , se nuk konfirmohen aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që i janë dërguar , SPAK – ut , nga autoritetet publike të Italisë dhe nuk konfirmohen ( nga SPAK ) origjinaliteti i këtyre akteve ( shih fq. 96 , 132 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Nuk konfirmohen ( nga SPAK ) aktet konkrete , që i janë dhënë prej tyre , përkthyesit , për realizimin e përkthimit ( shih fq. 132 – 158 , 160 – 173 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ;Referuar aktit dt. 03 / 3 / 2023 të Ministrisë tonë të Drejtësisë ( shih fq. 114 -117 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) provohet , se fq.115 nuk është e përkthyer , në gjuhën shqipe ; Provohet , se Ministria jonë e Drejtësisë nuk konfirmon , nëse praktika e akteve të Ministrisë të Drejtësisë Italiane ( ardhur asaj eventualisht me e-mail ; shih fq. 115 , 116 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) janë të njëjta me origjinalin e tyre ; Gjithashtu akti i Ministrisë të Drejtësisë Italiane , nuk ka vulën e asaj Ministrie ; Provohet , se Prokurori i kërkoi ( me aktin e saj fizik / manual dt. 15 / 5 / 2023 ) Ministrisë të Drejtësisë , caktimin e një përkthyesi të gjuhës italiane ( shih fq. 96 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Ndërsa përgjigja e kësaj kërkese , i kthehet SPAK-ut ( shih fq. 159 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) , me e-mail dt. 18 / 5 / 2023 , nën përgjegjësinë eventuale të një specialisteje të kësaj Ministrie ; Por provohet , se ky e-mail : nuk ka nënshkrimin e kësaj specialisteje , nuk ka as vulën e Ministrisë dhe nuk ka as autorizim , për caktimin e përkthyesit Erion Kabaj , për përkthimin e akteve ( shih fq. 159 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Provohet , se akti përcjellës dt. 13 / 5 / 2023 i praktikës të akteve të Prokurorisë së Venecias/ Itali ( objekt përkthimi ; shih fq. 132 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) nuk ka vulën e Prokurorisë së Venecias ; Gjithashtu nuk konfirmohet ( as nga Prokuroria e Venecias , as nga SPAK-u dhe as nga Ministria e Drejtësisë ) origjinaliteti i këtyre akteve; Nuk provohet , se dy oficerët e SPAK-ut , kanë qenë të autorizuar /urdhëruar , për të marrë / tërhequr dorazi , në Itali / në Prokurorinë e Venecias , këtë praktikë aktesh ; Nuk provohet , se cilat janë aktet / të dhënat konkrete të llogarive rrjedhëse bankare përkatëse ( që përmbante CD-ja përkatëse , e marrë dorazi në Prokurorinë e Venecias ; shih fq. 132 , 160 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) , të cilat akte/të dhëna , janë ekstraktuar / printuar / shkarkuar eventualisht , nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ; Këto akte eventuale ( të shkarkuara , nga kjo CD ) nuk kanë nëshkrimin , nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti , në funksion të sigurisë e besueshmërisë procedurale ( nëse janë printuar ose jo , prej tij/tyre ) ; Provohet , se aktet eventuale të autoriteteve italiane , janë përkthyer , në gjuhën shqipe dhe administrohen , në fletët 160 -173 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ; Por nuk vërtetohet data e përkthimit tyre ; Nuk provohet , se përkthyesi të ketë paraqitur / përshkruar deklaratën e tij të domosdoshme .
69/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. fletët 160 – 173 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 20 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 22 / 10 / 2026 ) ;
70). Provohet , se mbi kërkesën e Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Austrisë ) , është administruar praktika e akteve të autoriteteve të këtij shteti ( nëpërmjet Ministrisë tonë të Drejtësisë ; shih fletët 190 , 218 e 242 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Provohet , se aktet e Ministrisë austriake nuk kanë vulën , në shkresën përcjellëse të kësaj Ministrie ; krahasoje me fq. 220 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Provohet , se nuk konfirmohen aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që i janë dërguar , nga autoritetet e Austrisë , Ministrisë të Drejtësisë dhe nuk konfirmohen ( nga Ministria e Drejtësisë ) origjinaliteti i këtyre akteve ; Nuk konfirmohen , as aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që ka protokolluar Prokurori / SPAK ( shih fq. 218 e 242 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ); Provohet , se aktet e autoriteteve austriake janë përkthyer , në gjuhën shqipe ( dhe administrohen , në fletët 243 – 279 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Por provohet , se fletët 228 ( faqja prapa ) dhe 237 ( faqja prapa ) , në emër të shteasit ILIR Metaj nuk janë përkthyer , në pjesën e shënimeve ngjitur me barkodet elektronike ( shih fletët 228 , 237 , 254 e 270 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) ; Nuk vërtetohet , se cili është përkthyesi i këtyre akteve , në gjuhën shqipe ; shih fq. 243 – 279 , po të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) dhe nuk vërtetohet data e përkthimit tyre ; Provohet , se përkthyesi nuk ka paraqitur / përshkruar deklaratën e tij të domosdoshme .
70/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 243 – 279 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 20 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 22 / 10 / 2026 ) ;
70/2). Provohet , se mbi kërkesën e Prokurorit “ Për ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve të drejtësisë të Republikës të Austrisë ) , është administruar praktika e akteve të autoriteteve të këtij shteti ( nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë ; shih fq. 280 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ; shih fq. 1 të fashikullit nr. 97 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Provohet , se aktet e Ministrisë austriake administrohen , në fletët 18 – 47 e fashikullit nr. 97 të Prokurorit ( por nuk kanë vulën , në shkresën përcjellëse të kësaj Ministrie ; shih fq. 18 ) ; Edhe fletët 77 – 104 ( po të fashikullit nr. 97 të Prokurorit , të printuara ato , nga e-maili , që i janë dërguar prokurorit eventualisht , prej Eurojust /shih fq. 76 , po të fashikullit nr. 97 të Prokurorit ; por këto akte / e-maili ) , nuk kanë as vulën dhe as nënshkrimin e këtij autoriteti dërgues ) ; Provohet , se nuk konfirmohen aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që i janë dërguar , nga autoritetet Austrisë ( adresuar Ministrisë të Drejtësisë ) dhe nga Eurojust ( adresuar drejtpërdrejt SPAK-ut ) dhe nuk konfirmohen ( nga Ministria e Drejtësisë dhe SPAK-u ) origjinaliteti i këtyre akteve ; Nuk konfirmohen , as aktet konkrete ( dhe numrin e tyre ) , që ka protokolluar SPAK -u , në seicilin rast , që i janë paraqitur , pranë saj , këto akte ( shih po fq. 17 e 76 , po të fashikullit nr. 97 të Prokurorit ) ; Provohet , se fletët 29 – 32 , 39 , 45 ( e fashikullit nr. 97 të Prokurorit ) , në emër të ILIR Metaj , nuk kanë vulën dhe as nënshkrimin e lëshuesit të këtyre faturave / akteve financiare ; Provohet , se prokurori ka caktuar përkthyes të gjuhës gjermane , për përkthimin e akteve , që i kanë përcjellë prokurorit , autoritetet austriake ( shih fletët 18 – 47 , 77 – 104 , 107 – 113 , po të fashikullit nr. 97 të Prokurorit ) ; Por rezulton , se pjesë përbërëse e këtyre akteve të gjuhës gjermane ( objekt përkthimi ) janë , edhe aktet e gjuhës angleze ( shih fq. 29 , 30 , 39 e 45 , për faturat financiare , në emër të ILIR Metaj , në fashikullin nr. 97 të Prokurorit ) ; këto akte janë të përkthyera , në gjuhën shqipe ; shih fq. 59 , 69 e 75 të këtij fashikulli ) ; Pra , ky përkthyes i gjuhës gjermane , nuk kishte njohuri ( dhe nuk ishte në listën përkatëse të Ministrisë të Drejtësisë ) , edhe për gjuhën angleze ; Rezulton , se përkthyesi nuk ka vulë ( shih fq. 298 – 326 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ; shih fq. 48 – 75 , 106 , 112 e 113të fashikullit nr. 97 të Prokurorit ) dhe ai nuk ka paraqitur / përshkruar deklaratën e tij të domosdoshme .
70/3). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 298 – 326 të fashikullit nr. 96 të Prokurorit ; shih fq. 48 – 75 të fashikullit nr. 97 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 20 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 22 / 10 / 2026 ) ;
71). Provohet , se Prokurori ka kërkuar “ Ndihmë juridike “ ( drejtuar autoriteteve në SH.B.A ; shih fq. 1 e 18 të fashikullit nr. 98 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Provohet , se kjo letërporosi është dërguar , nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë , e nënshkruar nga një Drejtore e kësaj Ministrie ; Por provohet , se kjo drejtore nuk kishte kompetencë / urdhër e porosi , për ta nënshkruar këtë akt ( shih fq. 8 , po të këtij fashikulli 98 të Prokurorit ; krahaso me praktikat e ndjekura , sipas akteve të fq. 173/2 e 174 të fashikullit hetimor nr. 99 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Nuk provohet lista dokumentave ( dhe numri i fletëve ) , që ka pretenduar SPAK-u për dërgesë , në drejtim të SH.B. A ( shih fq. 8 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Nuk provohet , edhe lista e dokumentave ( dhe numri i fletëve ) , që janë dërguar , nga Ministria e Drejtësisë , në drejtim të SH. B. A ( shih fq. 24 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Provohet , se Autoritetet Amerikane kanë dërguar përgjigje me e-mail dt. 26 / 9 / 2022 ( shih fq. 18 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Por edhe ky e-mail i është dërguar Prokurorit / SPAK-ut , nga Ministria e Drejtësisë , e nënshkruar nga një Drejtore e kësaj Ministrie ; Provohet , se kjo drejtore nuk kishte kompetencë / urdhër e porosi , për ta nënshkruar këtë akt / përgjigje ; Kjo Ministri , nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-maili të autoriteteve të SH.B.A ; Ky e-mail ( shih fq. 18 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) , nuk ka as nënshkrim dhe as vulën e autoriteteve Amerikane ; Provohet qartazi , se fq. 18 ( pjesë e këtij e-mail ) nuk është përkthyer në gjuhën shqipe ; Provohet , se akti i fq. 32 ( po të këtij fashikulli / përgjigje e Autoriteteve Amerikane ) , nuk ka as nënshkrim dhe as vulën e autoriteteve Amerikane ; Gjithashtu akti i fq. 32 ( po të këtij fashikulli ) , nuk është përkthyer në pjesën /fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail; Rezulton , se akti i fq. 33 ( po të këtij fashikulli / përgjigja e Autoriteteve Amerikane ) është përkthyer në gjuhën shqipe , por nuk identifikohet përkthyesi ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale );
71/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se nuk konfirmohet lista akteve të dërguara ( nga SPAK-u , Ministria e Drejtësisë ) , në SH.BA ; Nuk konfirmohet origjinaliteti i aktit / e-mail ( dhe i akteve të printuara ) të ardhur nga autoritetet e SH.B.A ; Se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 31 e vijues , po të këtij fashikulli ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
71/2). Referuar gjëndjes të e-mail kërkoj të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 26 / 9 / 2022 ( dhe dokumentacioni saj përbërës / bashkalidhur ; referuar fq.18 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A ; kërkoj të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 10 / 4 / 2023 ( dhe dokumentacioni saj përbërës , referuar fq. 32 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ) ;
72). Provohet , se me aktin e tyre të dt. 19 / 6 / 2023 ( shih fq. 31 të fashikullit hetimor nr. 98 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , SPAK-u i kërkon Ministrisë të Drejtësisë përkthimin , në gjuhën shqipe të akteve , që i janë dërguar eventualisht ( SPAK-ut ) , nga autoritetet e SH.B.A ; Nuk provohet , se cilat akte konkrete ( e numri tyre ) i janë dërguar , për përkthim ( nga SPAK-u ) Ministrisë të Drejtësisë ; Provohet , se Ministria e Drejtësisë , i ka kthyer përgjigje ( SPAK-ut ) , duke i dërguar aktet e përkthyera ( shih fq. 294 e vijim të këtij fashikulli nr. 98 të Prokurorit ) ; Provohet , se akti eventual i Autoriteteve Amerikane ( shih fq. 36 e 40 , po të këtij fashikulli ) nuk ka vulën e autoritetit ; Provohet , se mungon akti / e-mail dt. 16 / 6 / 2023 , në gjuhën angleze i Autoriteteve Amerikane ( me reference shqiptare të letërporosisë nr. 3085 dhe me reference amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linja 2 , objekt përkthimi ( shih fq. 42 të këtij fashikulli ) ; Provohet , se mungon akti / e-mail dt. 16 / 6 / 2023 , në gjuhën angleze i Autoriteteve Amerikane ( me reference shqiptare të letërporosisë nr. 3040 dhe me reference amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linja 1 , objekt përkthimi ( shih fq. 38 të këtij fashikulli ) ; Provohet , se mungon akti / e-mail dt. 16 / 6 / 2023 , në gjuhën angleze i Autoriteteve Amerikane ( me reference shqiptare të letërporosisë nr. 3285 dhe me reference amerikane nr. CRM -182 – 85321 , objekt përkthimi ( shih fq. 41 , po të këtij fashikulli ) ; Nuk provohet autenticiteti i akteve në gjuhën angleze , objekt eventual përkthimi ( shih aktet në fq.120 – 186 , 212 – 236 , 262 – 293 , 328 – 330 të këtij fashikulli ; Pra , nuk provohet me siguri procedurale , nëse aktet e këtyre faqeve , janë në të vërtetë / pikërisht aktet e dërguara , në formë elektronike /manuale ( në përgjigje të letërporosisë të SPAK-ut , nga autoritetet e SH.B.A ; shih fq. 311 , të këtij fashikulli ) ; Pretendoj , se asnjë nga këto akte , nuk janë të nënshkruara nga nëpunësi përgjegjës / oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar , nga formati i tyre fillestar elektronik ) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( të cilat , në vijim , i janë vënë në dispozicion përkthyeses ) ; Kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ; Nuk provohet , se cilat akte konkrete ( 118 faqe totale ) i janë dhënë përkthyeses , për të kryer përkthimin ( shih fq. 45 të këtij fashikulli ) ; Nuk provohet data e përkthimit , në gjuhën shqipe të aktit / e-mail dt. 16 / 6 / 2023 , ora 22:17 , me reference shqiptare nr. 3040 , dërguar eventualisht nga autoritetet e SH.B.A -s ( shih fq. 38 ë këtij fashikulli ) ; Nuk provohet data e përkthimit , në gjuhën shqipe të aktit( nëpërmjet e-mail ) dt. 16 / 6 / 2023 , me reference shqiptare nr. 3040 , dërguar eventualisht nga autoritetet e SH.B.A -s ( shih fq. 39 të këtij fashikulli ) ; Nuk provohet data e përkthimit , në gjuhën shqipe të aktit / e-mail dt. 16 / 6 / 2023 , ora 22:17 , me reference shqiptare nr. 3285 , dërguar eventualisht nga autoritetet e SH.B.A -s ( shih fq. 41 të këtij fashikulli ) ; Nuk provohet data e përkthimit , në gjuhën shqipe të aktit ( nëpërmjet e-mail ) dt. 16 / 6 / 2023 , me reference shqiptare nr. 3085 , dërguar eventualisht nga autoritetet e SH.B.A -s ( shih fq. 42 të këtij fashikulli ) ; Rezulton , se aktet e përkthimit , në gjuhën shqipe ( shih fq. 52 – 119 , 187 – 211 , 237 – 261 , 305 – 309 , 325 – 327 , 337 – 339 të këtij fashikulli ) , nuk kanë datën e përkthimit tyre ; Kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Provohet , se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( në fq. 112 e 115 të këtij fashikulli ) , nuk përmbajnë nënshkrimin e përkthyeses ; Provohet , se përkthyesja nuk ka vulën e saj dhe përkthyesja nuk ka paraqitur deklaratën e saj të domosdoshme . Provohet , se akti /e-mail dt. 01 / 9 / 2023 i autoriteteve të SH.B.A -s ( shih fq. 319 të këtij fashikulli ) nuk ka as nënshkrim dhe as vulën e autoriteteve ; Provohet , se ky e-mail , nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar e-mail dhe kujt i dërgohet ai e-mail ; Ky e-mail nuk ka datën e përkthimit dhe nuk identifikohet përkthyesi ( por ka vetëm nënshkrimin ) ; Kjo datë përkthimi nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ; Provohet , se aktet në gjuhën angleze ( të dërguara eventualisht nga Autoritetet Amerikane të Drejtesisë ( shih fq. 328 – 330 të këtij fashikulli ) , nuk janë përkthyer , në gjuhën shqipe ;
72/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 38 – 42 , 112 , 115 , 52 – 119 , 187 – 211 , 237 – 261 , 305 – 309 , 320 , 325 – 327 , 337 – 339 të fashikullit hetimor nr.98 ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
72/2). Referuar gjëndjes të e-mail dhe akti nëpërmjet e-mail , kërkoj të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane aktet vijuese :
• akti ( nëpërmjet e-mail ) dt.16 / 6 / 2023 dhe dokumentacioni saj eventual përbërës / bashkalidhur ( referuar fq. 36 të fashikullit nr. 98) ;
• akti manual / e-mail dt.01 / 9 / 2023 dhe dokumentacioni saj eventual përbërës / bashkalidhur ( referuar fq. 319 të fashikullit nr. 98 );
Kjo letërporosi ( lidhur me këto dy akte ) t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
72/3). Meqenëse ka lidhje me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj që Prokurori të paraqesë në gjykim aktin ( nëpërmjet e-mail ) të dt. 16 / 6 / 2023 , në gjuhën angleze i Autoriteteve Amerikane ( me reference shqiptare të letërporosisë nr. 3085 dhe me reference amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linja 2 , objekt përkthimi ( shih për orientim fq. 42 , po të këtij fashikulli ) ;
72/4). Meqenëse ka lidhje me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj , që Prokurori të paraqesë në gjykim e-mail të dt. 16 / 6 / 2023 , në gjuhën angleze i Autoriteteve Amerikane ( me reference shqiptare të letërporosisë nr. 3040 dhe me reference amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linja 1 , objekt përkthimi ( shih për orientim fq. 38 , po të këtij fashikulli ) ;
72/5). Meqenëse ka lidhje me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj që Prokurori të paraqesë në gjykim e-mail të dt. 16 / 6 / 2023 , në gjuhën angleze i Autoriteteve Amerikane ( me reference shqiptare të letërporosisë nr. 3285 dhe me reference amerikane nr. CRM -182 – 85321 , objekt përkthimi ( shih për orientim fq. 41 , po të këtij fashikulli ) ;
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ) ;
73). Provohet , se Prokurori / SPAK- u ka kërkuar “ ndihmë juridike “ ( nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë ) drejtuar Autoriteteve Amerikane ( shih fq.1 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Rezulton , se në faqen 9 të kësaj letërporosie , përshkruhet ( ndër të tjera ) , se “ .. bashkalidhur janë 10 dokumenta …” ; Por provohet , se këto akte / dokumenta bashkalidhur janë gjithësej 9 ( dhe jo 10 ; shih fq. 12 – 21 të këtij fashikulli ; gjithashtu mungon , në këtë fashikull , fq. 20 ) ; Pretendohet nga prokurori , sikur këto dokumenta / akte / prova shkresore janë siguruar eventualisht , nga aparati celular i sekuestruar të pandehurës Monika ( referuar kontrollit të banesës , që edhe ajo posedonte ) ; Provohet , se këto akte të siguruar eventualisht , nga memoria e këtij telefoni celular ( dhe që pretendohet , se i bashkalidhen kësaj letërporosie ) , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar / shkarkuar / ekstraktuar ) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto 9 apo 10 akte ( dhe që i janë dërguar eventualisht Autoriteteve Amerikane ) vihet në dyshim ( sepse nuk ka siguri procedurale dhe autenticitet ) , nëse këto janë aktet që gjënden / konstatohen realisht ? , nëse janë printuar /ekstraktuar , nga ky telefon ? dhe vihet në dyshim subjekti procedural , që i ka printuar ato ; Referuar edhe pretendimeve / kërkesave / kundërshtimeve / shkaqeve ligjore / arsyeve të mia parashtruar ne aktet e mia përkatësisht të dt. 29 / 7 / 2026 , të dt. 22 / 9 / 2026 dhe të dt. 29 / 9 / 2026 ( që unë ju kam paraqitur paraprakisht , në Gjykatë , lidhur me të dhënat / faktet / informacionin e siguruar eventualisht , nga telefoni celular me nr. IMEI 013428000432516 ) pretendoj , se edhe këto akte ( që i janë bashkalidhur eventualisht , kësaj letërporosie ) , nuk përbëjnë prova ; Provohet , se edhe Ministria e Drejtësisë , nuk përcakton , se cilat akte konkrete ka dërguar bashkalidhur kësaj letërporosie ( shih fq. 34 – 45 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se përgjigja e Autoriteteve Amerikane ( për këtë letërporosi ) ka ardhur fillimisht me e- mail të dt. 15 / 4 / 2024 ( shih fq. 46 e 47, po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Provohet , se ky e-mail i Autoriteteve Amerikane , nuk është nënshkruar , nuk ka vulën e autoriteteve amerikane dhe nuk është përkthyer në gjuhën shqipe ; Rezulton , se Autoritetet Amerikane kanë kthyer eventualisht përgjigje një letërporosie të kërkuar ( nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë ; shih fq. 22 , po të këtij fashikulli ) , nga SPAK-u ; Por kjo Ministri nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-mail bashkalidhur saj ; Kjo Ministri komunikon , sikur bashkalidhur aktit të saj përcjellës është e-mail dt. 22 / 4 / 2024 ( shih fq. 22 , 23 , po të këtij fashikulli ) ; Por provohet , se bashkalidhur saj është e-mal i dt. 15 / 4 / 2024 ; Provohet , se ky e-mail / fq. 23 i dt. 15 / 4 / 2024 nuk është nënshkruar dhe nuk ka vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi i saj , në gjuhën shqipe , nuk ka datën e përkthimit dhe nuk identifikohet përkthyesi ( por ka vetëm nënshkrimin ; shih fq. 24 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ; kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ; Rezulton , se Autoritetet Amerikane kanë kthyer eventualisht përgjigje e-mail një letërporosie , kërkuar ( nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë ; shih fq. 25 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , nga SPAK-u ; Por kjo Ministri nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-maili bashkalidhur saj ; Kjo Ministri komunikon , sikur bashkalidhur aktit të saj përcjellës është e-mail dt. 15 / 4 / 2024 ( shih fq. 25 , 26 po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por provohet , se bashkalidhur është e-mal i dt. 22 / 4 / 2024 ; Provohet , se ky e-mail / fq. 26 i dt. 22 / 4 / 2024 nuk është nënshkruar dhe nuk ka vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi i saj , në gjuhën shqipe , nuk ka datën e përkthimit dhe nuk identifikohet përkthyesi ( por ka vetëm nënshkrimin ; shih fq. 27 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ; kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ;
73/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 24 e 27 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
73/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj :
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt.15 / 4 / 2024 , ora 09:37 PM dhe dokumentacioni saj eventual përbërës / bashkalidhur ( referuar fq. 23 të sipërcituar , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 22 / 4 / 2026 , ora 11:19 PM dhe dokumentacioni saj eventual përbërës / bashkalidhur ( referuar fq. 26 të sipërcituar , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 15 / 4 / 2024 , ora 09:37 PM dhe dokumentacioni saj eventual përbërës / bashkalidhur ( referuar fq. 46 të sipërcituar , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ) ;
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ) ;
74). Provohet , se Prokurori / SPAK – u ( me aktin e tyre dt. 03 / 5 / 2024 ) ka kërkuar “ ndihmë juridike shtesë “ ( nëpërmjet Ministrisë tonë të Drejtësisë ) drejtuar Autoriteteve të Drejtësisë ( shih fq. 29 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por provohet , se për aktet vijuese ( shih fq. 32 , 33 , 54 – 56 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) nuk administrohet vendimi “ për caktimin e përkthyesit “ , përkthimi i saj/tij , nuk ka datën e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) , përkthyesi nuk ka vulën e tij , në këto akte dhe përkthyesi nuk ka paraqitur / përshkruar deklaratën e tij të domosdoshme . Rezulton , se Autoritetet Amerikane i kanë kthyer eventualisht përgjigje ( me tre e-mail të të njëjtës datë 26 / 7 / 2024 , në orare të ndryshme ) , kësaj letërporosie dhe i është përcjellë SPAK-ut ( shih fq. 61 /akti i Ministrisë , po në këtë fashikull nr. 99 të Prokurorit ) ; Por kjo Ministri nuk konfirmon origjinalitetin e këtyre tre e-mail bashkalidhur saj ( shih këto tre e-mail , në fq. 62 e 63 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se këto tre e-mail nuk janë të nënshkruara dhe nuk kanë vulën e autoriteteve amerikane ;
74/1). Provohet , se e-mail i parë ( e identifikuar me 3-3 ) është përkthyer pjesërisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ; shih përkthimin e këtij e-mail , në fq. 64 të këtij fashikulli ) ;
74/2). Provohet , se e-mail i dytë ( e identifikuar me 2-3 ) nuk është përkthyer ( shih fq. 64 të këtij fashikulli ) ; Provohet , se Prokurori nuk ka kërkuar sqarime nga Ministria ( nuk argumentohet shkaku i këtij mosveprimi ) ;
74/3). Provohet , se e-mail i tretë ( e identifikuar me 1-3 ) është përkthyer pjesërisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ; shih përkthimin e këtij e-mail , në fq. 64 të këtij fashikulli ) ;
74/4). Provohet , se përkthimi i këtyre dy e-mail ( të identifikuara me 1-3 , 3-3 ; shih fq. 64 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , nuk kanë datën e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) dhe nuk identifikohet përkthyesi ;
74/5). Provohet , se e-mail i tretë ( e identifikuar me 1-3 ) përmban , në formë elektronike ( dhe ato i bashkalidhen , pas printimit tyre ) aktet e administruara , në fq. 65 e vijim të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ; Por provohet , se akti / e-mail i fq. 65 të Autoriteteve Amerikane , nuk përmban vulën e tyre ;
74/6). Provohet , se e-mail i Autoriteteve Amerikane ( të identifikuara me 1 – 3 , 3 – 3 ; shih fq. 62 , 63 , po të këtij fashikulli ) i bashkalidhen ( sipas formatit tyre elektronik ) aktet /të dhënat eventuale , manuale bankare ( gjithësej 245 fletë ; shih fq. 67 – 81 , 173/7 – 173/21 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se Prokurori nuk ka sqaruar shkakun e numërtimit të akteve , në këtë formë /mënyrë renditje 173/7 – 173/21 , çka vë në dyshim mjaftueshëm dhe pretendoj për mungesë objektiviteti e besueshmërie të veprimeve / akteve procedurale , objekt i këtij numërtimi dhe për kohën e krijimit tyre ; Provohet , se Prokurori ka printuar vetëm fletët e këtij formati elektronik , me numrat vijues 1 , 2 , 4 , 5 , 6 , 87 , 95 , 104 , 108 , 113 , 118 , 123 , 128 e 203 ( dhe nuk janë printuar fletët tjera ) ; Megjithëse ishin të detyruar ( për arsye objektiviteti e besueshmërie të veprimeve procedurale ) provohet , se prokurori nuk argumenton qëllimisht shkakun e këtij mosveprimi ; Këto akte ( që nuk janë printuar ) kanë lidhje me fakte e rrethana , që provojnë pafajësine time ; Provohet , se këto faqe/akte të printuara ( si më lart ) , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar ) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto akte të printuara ( si më lart ) vihet në dyshim ( sepse nuk ka siguri procedurale , dhe autenticitet ) , nëse këto janë aktet , që gjënden / konstatohen realisht , në këto dy e-maile ? dhe vihet në dyshim subjekti procedural , që i ka printuar ato dhe për programet elektronike të printimit ; Provohet , se këto akte të printuara ( si më lart ) janë përkthyer në gjuhën shqipe ( administruar në fq. 173/25 – 173/39 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet se Prokurori nuk ka sqaruar shkakun e numërtimit të akteve , në këtë formë /mënyrë renditje 173/25 – 173/39 , çka vë në dyshim mjaftueshëm dhe pretendoj për mungesë objektiviteti e besueshmërie të veprimeve / akteve procedurale , objekt i këtij numërtimi dhe për kohën e krijimit tyre ; Provohet gjithashtu , se( për këto akte të përkthyera ) , nuk administrohet vendimi “ për caktimin e përkthyesit “ ; përkthimi i tyre , nuk ka datën e përkthimit , nga përkthyesi ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Rezulton , se përkthyesi nuk ka vulën e tij ( në këto akte ) dhe përkthyesi , nuk ka paraqitur / përshkruar ( në këto akte ) deklaratën e tij të domosdoshme .
74/7). Provohet , se e-mail i Autoriteteve Amerikane ( të identifikuara me 1-3 , 3 – 3 ; shih fq. 62 , 63 , po të këtij fashikulli ) i bashkalidhen ( sipas formatit tyre elektronik ) aktet /të dhënat e tjera eventuale , manuale bankare ( gjithësej 31 fletë ; shih fq. 84 -114 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se këto 31 faqe të printuara , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar ) dhe nuk kanë datën e printimit ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto akte të printuara ( si më lart ) vihet në dyshim ( sepse nuk ka siguri procedurale dhe autenticitet ) , nëse këto janë aktet , që gjënden / konstatohen realisht , në këto dy e-maile ? dhe vihet në dyshim autoriteti procedural , që i ka printuar ato dhe për programet elektronike të printimit ;
74/8). Provohet , se e-mail i Autoriteteve Amerikane ( të identifikuara me 1 – 3 , 3 – 3 ; shih fq. 62 , 63 , po të këtij fashikulli ) i bashkalidhen ( sipas formatit tyre elektronik ) aktet /të dhënat e tjera eventuale , manuale bankare , me 35 fletë ( por mungon fleta e printuar me nr. 35 dhe administrohen në fashikull gjithësej 34 fletë ; shih fq. 115 – 148 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se këto 34 faqe të printuara , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar) dhe nuk kanë datën e printimit ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri , procedurale ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto akte të printuara ( si më lart ) vihet në dyshim ( sepse nuk ka siguri procedurale dhe autenticitet ) , nëse këto janë aktet , që gjënden / konstatohen realisht , në këto dy e-maile ? dhe vihet në dyshim autoriteti procedural , që i ka printuar ato dhe për programet elektronike të printimit ;
74/9). Provohet , se ka çrregullime të pashpjegueshme , në numërtimin e fletëve të këtij fashikulli 99 , sepse pas faqes fillestare 148 , fletët vijuese numërtohen , përsëri me numra 142 – 148 ; Edhe këto fletë ( të administruara në faqet e reja me numra 142 – 148 të këtij fashikulli ) nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar / shkarkuar / ekstraktuar ) dhe nuk kanë datën e printimit / ekstraktimit tyre ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri , në bazë të elementëve , që përmbahen në vetë aktin ose në aktet e tjera , që lidhen me të) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto akte të printuara ( si më lart ) vihet në dyshim ( sepse nuk ka siguri procedurale , vërtetësi , besueshmëri dhe autenticitet ) , nëse këto janë aktet , që gjënden / konstatohen realisht , në këto dy e-maile ? dhe vihet në dyshim autoriteti procedural , që i ka printuar ato dhe për programet elektronike të printimit ;
74/10). Provohet , se faqet vijuese 145 – 173 ( po të këtij fashikulli ) nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar ) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto akte të printuara ( si më lart ) vihet në dyshim ( sepse nuk ka siguri procedurale dhe autenticitet ) , nëse këto janë aktet , që gjënden / konstatohen realisht , në këto dy e-maile ? dhe vihet në dyshim autoriteti procedural , që i ka printuar ato dhe për programet elektronike të printimit ;
74/11). Provohet , se fq. 84 – 173 ( po të këtij fashikulli dhe aktet e numërtuara gabimisht , pas faqes fillestare 148 ) nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe ;
74/12). Prokurori kërkon të merren aktet e sipërcituara , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 32 , 33 , 54 – 56 , 173/25 – 173/39 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi;
74/13). Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe kanë lidhje me rrethanat e kësaj çështje , kërkoj të printohen fletët e tjera , që mungojnë ( e konkretisht të printohen fletët me numra 3 , 7 – 86 , 88 – 94 , 96 – 103 , 105 – 107 , 109 – 112 , 114 – 117 , 119 – 122 , 124 – 127 , 129 – 202 ) ;
74/14). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe kanë lidhje me çështjen objekt gjykimi , kërkoj :
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane aktet manuale / tre e-mail të datave 26 / 7 / 2024 dhe dokumentacioni tyre eventual përbërës / bashkalidhur secilit e-mail ( referuar fq. 62 , 63 të sipërcituar , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail i dt. 26 / 7 / 2024 ( referuar fq. 65 të sipërcituar , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
74/15). Meqenëse fq. 84 – 173 ( dhe aktet e numërtuara gabimisht , pas faqes fillestare 148 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) nuk janë përkthyer , në gjuhën shqipe dhe kanë lidhje mjaftueshëm me çështjen objekt gjykimi , kërkoj përkthimin e tyre ( sipas neneve 123 – 126 e 196 të K. Pr. Penale ; Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ) ;
75). Lidhur me letërporosinë nr. L 140/3 dt. 07 / 10 / 2022 ( shih fq. 173/1 , po të fashikullit nr. 99 ) provohet , se SPAK-u i ka dërguar ( për përkthim ) Ministrisë të Drejtësisë , kopjen e aktit elektronik , në gjuhën angleze ; Por nuk provohet , se cilat akte konkrete ( e numri tyre ) ka dërguar SPAK-u , për përkthim ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten ky / këto akte vihet në dyshim dokumentacioni , që ka dërguar , për përkthim ( sepse nuk ka siguri dhe besueshmëri , për këtë korespondencë procedurale ) ; Provohet , se kjo Ministri i kthen përgjigje SPAK-ut ( shih fq. 173/2 , po të këtij fashikulli ) ; Por provohet , se edhe kjo Ministri , nuk përcakton , se cilat akte konkrete të përkthyera , i ka përcjellë SPAK -ut ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten edhe ky/këto akte , vihet në dyshim dokumentacioni i përkthyer , që ju dërgua SPAK -ut ( sepse edhe në këtë rast , nuk ka siguri dhe besueshmëri , për këtë korespondencë procedurale ) ; Provohet , se për e-mail të dt. 26 / 7 / 2024 , ora 16.41 të Autoriteteve Amerikane ( shih fq. 173/4 e 310 , po të këtij fashikulli ) nuk konfirmohet origjinaliteti i saj ; Provohet , se edhe ky e-mail nuk është nënshkruar dhe nuk e ka vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se akti i përkthyer në gjuhën shqipe ( shih fq. 173/22 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , nuk ka datën e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; përkthyesi nuk ka vulën e tij , në këtë akt dhe përkthyesi nuk ka paraqitur deklaratën e tij të domosdoshme .
75/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se Prokurori nuk ka sqaruar shkakun e numërtimit të akteve , në këtë formë /mënyrë renditje 173/1 – 173/4 ( pretendoj , për mungesë objektiviteti e besueshmërie të veprimeve / akteve procedurale , objekt i këtij numërtimi ) ;. Se akti i sipërcituar / e-mail i dt. 26 / 7 / 2024 i Autoriteteve Amerikane ( shih fq. 173/4 e 310 , po të këtij fashikulli ) dhe akti i përkthyer në gjuhën shqipe ( shih fq.173/22 , po të këtij fashikulli ) , nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentit zyrtar ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
75/2). Kërkoj që SPAK-u të sqaroj , se cilat akte konkrete , në gjuhën angleze , ka dërguar ( për përkthim ) , në Ministrinë e Drejtësisë ;
75/3). Ti kërkohet Ministrisë të Drejtësisë të sqarojë , konfirmojë dhe të paraqesë në Gjykatë : se cilat akte konkrete ( në gjuhën angleze ) , i ka paraqitur ( SPAK-u ) asaj / Ministrisë , për tu përkthyer ;se cilat akte ( të përkthyera , në gjuhën shqipe ) i ka dërguar ajo / kjo Ministri , SPAK-ut ;
75/4). Referuar gjëndjes të aktit të sipërcituar e-mail ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe kanë lidhje me çështjen objekt gjykimi , kërkoj të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane , akti manual / e-mail i dt. 26 / 7 / 2024 , ora 16.41 dhe dokumentacioni saj eventual përbërës / bashkalidhur ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ) ;
76). Referuar aktit ( nëpërmjet e-mail ) dt. 26 / 7 / 2024 të Autoriteteve Amerikane , me referencë shqiptare të letërporosisë nr. 122/2022 dhe 3285/Prot/A.H. dhe referencë amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linjat 1 e 2 ( shih fq. 173/5 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit dhe i përkthyer , në gjuhën shqipe ; shih përkthimin në fq. 173/23 të këtij fashikulli ) dhe sipas vendimit gjyqësor përkatës në SH.B.A parashikohej , që ekzekutimi i kërkesës të palës shqiptare të trajtohej si konfidenciale dhe e padisponueshme , vetëm për publikun ; Por më dt. 26 / 7 / 2024 e vijim ( që ka ardhur ky e-mail , në Ministrinë tonë të Drejtësisë / nëpunëses Alba Thoma ) , unë nuk isha “ palë publike ” ( por isha person nën hetim / palë drejtëpërdrejtë e interesuar ) . Prokurori nuk ka pretenduar , se aktet përkatëse objekt letërporosie , janë akte sekrete , si dhe nuk ka pretenduar , në asnjë lloj faze e deri tani , ekzistencën e ndalimeve përkatëse konkrete , sipas nenit 511 të K. Pr. Penale. Provohet , se Prokurori nuk ka sqaruar shkakun e numërtimit të akteve , në këtë formë / mënyrë renditje 173/5 – 173/23 , çka vë në dyshim mjaftueshëm dhe pretendoj , për mungesë objektiviteti e besueshmërie të veprimeve / akteve procedurale , objekt i këtij numërtimi dhe për kohën e krijimit tyre ;. Provohet , se ky akt i dt. 26 / 7 / 2024 , nuk përmban vulën e Autoriteteve Amerikane ; Provohet deri tani , se Prokurori , nuk i ka kërkuar / dërguar Departamentit të Drejtësisë të SHBA sqarime / argumenta shtesë , në lidhje me pozitën time procedurale penale , prej dt. 26 / 7 / 2024 ( kur erdhi ky e-mail ) e vijim , si i paraburgosur / i pandehur ( pas dt. 21 / 10 / 2024 , që unë u arrestova ) ; Prokurori nuk i ka kërkuar /informuar sqarime Departamentit të Drejtësisë të SHBA , nëse shprehja ( në këtë akt të dt. 26 / 7 / 2024 ) “ të tjerëve ” , a e përfshinte , edhe pozitën time procedurale penale ( si i paraburgosur / i pandehur ) , për t’u kufizuar unë , me njohjen e akteve përkatëse ? ( shih nenin 511 të K. Pr. Penale ) ; Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve , nga Prokurori , është në kundërshtim me nenet 1 e vijues , 8/a e vijues , 509 e vijues të këtij kodi dhe ka cënuar lirinë time personale ; Pra , pretendoj se prokurori parimisht dhe në këtë çështje duhet të mblidhte / kërkonte / merrte dhe të shqyrtonte , si provat , që më fajësojnë eventualisht , ashtu edhe provat , që janë në favorin tim . Pra , në mungesë të këtij informacioni / faktesh / të dhënash / /aktesh / provash , nga Departamenti i Drejtësisë të SH.B.A pretendoj , se mungonte një bazë e plotë faktike , prej dt. 26 / 7 / 2024 ( që erdhi ky akt ) e në vijim , për aplikimin ndaj meje , deri më dt. 21 / 10 / 2024 dhe pas kësaj date , të masës të sigurimit personal procedural penal . Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve , nga Prokurori , prej 2 vitesh ( nga dita , që Autoritetet Amerikane , kanë njoftuar këtë e-mail ) provojnë , se është kufizuar mjaftueshëm e drejta ime ( si palë direkte e interesuar ) , për tu njohur , me aktet / të dhënat / informacionin objekt i letërporosisë ( administruar ato aktualisht , në SH.B.A ) ; është cënuar mjaftueshëm e drejta ime e mbrojtjes efektive /efikase / praktike , gjatë hetimit penal , në seancë paraprake gjyqësore dhe deri në këtë fazë ; është cënuar mjaftueshëm parimi i kondradiktoritetit ( lidhur me njohjen time , me të gjitha provat / aktet e çështjes , gjatë hetimit penal , sipas nenit 31/a,b të Kushtetutës dhe nenit 34/a , shkronja “ ë ” të K. Pr. Penale ) ; nuk janë sqaruar disa rrethana të hetimit dhe është cënuar mjaftueshëm liria ime personale. Këto dispozita nuk pengojnë njohjen time , me provat ( por lejojnë njohjen time me materialet e çështjes hetimore ) . Për këto fakte / shkaqe pretendoj , se prej dt. 26 / 7 / 2026 e në vijim ( e deri tani ) , nuk ekziston asnjë lloj pengese procedurale , për ekzekutimin , nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA , të kërkesës të Prokurorit , për marrjen e ndihmës juridike , lidhur me aktet / informacionin / të dhënat / provat përkatëse.
76/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 26 / 7 / 2024 i Autoriteteve Amerikane dhe akti i përkthimit të saj , në gjuhën shqipe ( shih fq. 173/5 e 173/23 , po të këtij fashikulli ) , nuk përbëjnë prova shkresore ( në formën e dokumentit zyrtar ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
76/2). Kërkoj të merret nga Ministria e Drejtësisë , kërkesa “ për ndihmë juridike ”, që Prokurori ka depozituar , në këtë Ministri dhe që ka lidhje me këtë përgjigje / e-mail të Autoriteteve Amerikane ( me referencë shqiptare të letërporosisë nr. 122/2022 dhe 3285/Prot/A.H. dhe referencë amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linjat 1 e 2 ) ;
76/3). Kërkoj të merret nga Ministria e Drejtësisë kërkesa/t me referencë shqiptare të letërporosisë nr. 122/2022 e 3285/Prot/A.H. dhe referencë amerikane nr. CRM -182 – 85321 ( linjat 1 e 2 ) , që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A ;
76/4). Referuar gjëndjes të aktit të sipërcituar e-mail pretendoj , që Gjykata t’i kërkojë me letërporosi , Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A sa vijon :
i).Të sjellë aktin eventual ( nëpërmjet e-mail ) dt. 26 / 7 / 2024 , me vulën përkatëse të autoriteteve ;
ii). Të kërkohet ekzekutimi i letërporosisë të prokurorit ; të kërkohet paraqitja e të dhënave / informacionit / akteve , objekt i letërporosisë tij / prokurorit dhe për kërkesa /pretendime të tjera eventuale , me referencë shqiptare të kësaj letërporosie ;
iii). Të kërkohet paraqitja e vendimit gjyqësor të Gjykatës përkatëse të SH.B.A , që ka vendosur kufizimin , për 2 vjet kohë të informacionit , objekt i kësaj letërporosie.
iv). Të kërkohet paraqitja e kërkesës të palës të interesuar , me objekt “ kufizimin e informacionit dhe për konfidencialitet ”, drejtuar prej saj , gjykatës përkatëse në SH.B.A.
v). Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
vi). Për këto shkaqe/arsye , rrethana / fakte kërkoj , që Gjykata të caktojë ( sipas neneve 123 – 126 , 509 të K. Pr. Penale ) një përkthyes të licensuar dhe të regjistruar , në Ministrinë e Drejtësisë , për t’u paraqitur për betim ( në një seancë të ndërmjetme ) dhe për të përkthyer në gjuhën angleze të zbatuar në SH.B.A , kërkesat / pyetjet e mia eventuale , kërkesat / pyetjet eventuale të tjera të prokurorit dhe kërkesat / pyetjet eventuale të Gjykatës. Teksti i plotë i kërkesës t’i dërgohet ( nga Gjykata ) Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , duke patur parasysh / referencë / konisederatë përmbajtjen e e-mail eventual të dt. 26 / 7 / 2024 të Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A.
vii). Kërkoj që një kopje e kësaj letërporosie ( që do t’i dërgohet , nga Gjykata , Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A ) të më jepet edhe mua , për njohje .
viii). Pasi të paraqitet përgjigja përkatëse ( prej Departamentit të Drejtësisë të SHBA ) kërkoj të përkthehet , të shqyrtohet / diskutohet dhe të administrohet , si provë , sipas radhës përkatëse procedurale ;
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ) ;
77). Provohet , se Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë SPAK-ut kërkesën ( me e-mail të dt. 08 / 8 / 2024 ) të Autoriteteve Amerikane ( shih fq. 174 e 175 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por provohet , se kjo Ministri , nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-maili të autoriteteve të SH.B.A ; Provohet , se ky e-mail , nuk ka nënshkrimin dhe nuk ka as vulën e këtyre Autoriteteve ; Provohet , se ky e-mail është përkthyer në gjuhën shqipe ( shih fq. 176 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) ; Por rezulton se ky akt nuk ka nënshkrimin e përkthyesit ( krahaso me aktet e fq. 23 e 24 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , nuk identifikohet përkthyesi dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ;
77/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se akti i përkthyer në gjuhën shqipe ( shih fq. 176 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbën provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
77/2). Referuar gjëndjes të aktit të sipërcituar e-mail ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail i dt. 08 / 8 / 2024 , me nënshkrim dhe vulën e autoriteteve ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ;
78). Provohet , se më dt. 18 / 7 / 2024 Prokurori / SPAK-u ka caktuar përkthyes , me shkakun se ( në bazë të kërkesës tyre nr. L 140/4 Prot. dt. 14 / 10 / 2022 ) i janë përcjellë ( në formë elektronike / me CD ) atyre / SPAK- ut , akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 7 / 2024 dhe aktet e tjera , prej Autoriteteve Amerikane ( shih fq. 178 , 188 , 241 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , me referencë shqiptare të letërporosisë nr. 122/2022 e 3285/Prot/A.H. dhe me referencë amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linjat 1 e 2 ; Rezulton , se SPAK-u dhe/ose Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-mail dhe akteve të tjera bashkalidhur , të autoriteteve të SH.B.A ; Provohet , se ky akt ( nëpërmjet e-mail ) , nuk ka vulën e këtyre Autoriteteve ; Nuk provohet , se cilat akte konkrete të printuara elektronikisht , kanë qenë objekt përkthimi dhe i janë dhënë në vijim ( nga prokurori ) , përkthyesit , për tu përkthyer , në gjuhën shqipe ( shih fq. 182 – 186 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten këto akte vihet në dyshim dokumentacioni , që SPAK-u ka dërguar , për përkthim ( sepse nuk ka siguri dhe besueshmëri procedurale , për këtë korespondencë procedurale ) ; Provohet , se ( me përjashtim të këtij e-mail ) asnjë nga aktet e tjera vijuese , të printuara ( shih fq. 190 – 240 të këtij fashikulli ) , nuk janë të nënshkruara nga nëpunësi përgjegjës / oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar , nga formati i tyre fillestar elektronik / me CD) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( të cilat , në vijim , i janë vënë në dispozicion përkthyesit , për përkthim ) ; Kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ( pra , pretendoj se nuk provohet vërtetësia dhe autenticiteti i akteve të gjuhës angleze , objekt eventual përkthimi ) ; Provohet , se aktet e sipërcituara të përkthyera në gjuhën shqipe , nuk ka datën e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale) ; përkthyesi nuk ka vulën e tij , në këto akte ( shih fq.185 , 186 , 242 – 298 ) dhe përkthyesi nuk ka paraqitur / përshkruar deklaratën e tij të domosdoshme .
78/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih aktin nëpërmjet e-mail dt. 15 / 7 / 2024 etj. , të administruar në fq. 242 – 298 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
78/2). Referuar gjëndjes të aktit të sipërcituar nëpërmjet e-mail ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time , kanë lidhje me çështjen objekt gjykimi dhe përveç sa ju kam kërkuar / për këtë akt ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 7 / 2024 të Autoriteteve Amerikane ) , kërkoj gjithashtu të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 7 / 2024 ( me vulë të autoriteteve ) dhe aktet e tjera bashkalidhur saj ( referuar fq. 188 – 240 të sipërcituar , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ;
79). Provohet , se Autoritetet Amerikane i kanë dërguar / adresuar eventualisht ( SPAK-ut / Prokurorit dhe Ministrisë së Drejtësisë ) e-mail dt. 03 / 9 / 2024 , ora 16:13 ( shih fq. 299 e 305 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por rezulton , se SPAK-u dhe/ose Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmojnë origjinalitetin e këtij e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e këtyre Autoriteteve amerikane ; Bashkalidhur këtij e-mail ( i administruar në fq. 299 e 305 ) është akti ( nëpërmjet e-mail ) po i dt. 03 / 9 / 2024 i Autoritetet Amerikane ( drejtuar Ministrisë të Drejtësisë ; shih fq. 300 , 306 e 311 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) ; Por provohet , se ky akt ( nëpërmjet e-mail ) i dt. 03 / 9 / 2024 ( shih fq. 300 , 306 , 311 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) nuk ka vulën e autoriteteve amerikane ; Bashkalidhur e-mail të dt. 03 / 9 / 2024 ( administruar në fq. 300 , 306 e 311 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) është përgjigja eventuale manuale , me shkrim e dt. 30 / 8 / 2024 e shoqërisë private tregtare amerikane “ McKeon Grup “ ( shih fq. 302 , 308 e 313 , po të këtij fashikulli nr. 99 dhe ka lidhje me episodin hetimor të lobimeve ) ; Referuar aktit ( nëpërmjet e-mail ) të dt. 03 / 9 / 2024 ( administruar në fq. 300 , 306 e 311 ; shih dhe përkthimin e saj /faqe e parë e këtij e-mail , i administruar në fq. 316 të këtij fashikulli ) provohet , se kjo përgjigje ( e shoqërisë private tregtare amerikane “ McKeon Grup “ ) është dërguar , prej Autoriteteve Amerikane , në formë elektronike ( pra , kjo përgjigje e kësaj shoqerie është printuar elektronikisht , nga CD , prej autoriteteve shqiptare ) ; Provohet , se printimi i këtij materiali , në gjuhën angleze ( pra , përgjigja e shoqërisë private tregtare amerikane “ McKeon Grup “ ) , nuk është nënshkruar nga nëpunësi përgjegjës / oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar , nga formati i tyre fillestar elektronik / CD) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( të cilat , në vijim , i janë vënë në dispozicion përkthyesit , për përkthim ; kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Pra , pretendoj se nuk provohet vërtetësia dhe autenticiteti e këtyre akteve të gjuhës angleze ( lidhur me përgjigjen e shoqërisë private tregtare amerikane “ McKeon Grup “, objekt eventual përkthimi ) ; Provohet , se e-mail dt. 03 / 9 / 2024 , akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 03 / 9 / 2024 dhe akti / përgjigja dt. 30 / 8 / 2024 e shoqërisë “ McKeon Grup “ , janë përkthyer , në gjuhën shqipe ( shih fq. 315 , 316 , 318 , 319 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por në këto akte të përkthyera , nuk identifikohet përkthyesi dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Provohet , se fq. 300 , 306 e 311 të këtij fashikulli hetimor ( ku administrohet i njëjti akt nëpërmjet e-mail dt. 03 / 9 / 2024 i Autoriteteve Amerikane ) , nuk është përkthyer plotësisht ( është përkthyer vetëm faqja e parë e këtij e-mail ; shih fq. 316 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ; duket qartë , se mungon fq. 317 e këtij fashikulli ) ;
79/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih fq. 315 , 316 , 318 , 319 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
79/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara ( e-mail dhe akti nëpërmjet e-mail ) ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe me çështjen objekt gjykimi :
• kërkoj të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 03 / 9 / 2024 ( referuar fq. 299 e 305 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• kërkoj të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 03 / 9 / 2024 ( referuar fq. 300 , 306 e 311 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) dhe akteve tij bashkalidhur , në formë elektronike ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ;
80). Provohet , se SPAK-u ka kërkuar ndihmë juridike , sipas aktit të saj L 546 dt. 18 / 11 / 2024 ( nëpërmjet Ministrisë të Drejtësisë ) drejtuar Autoriteteve Amerikane ( shih fq. 320 e 331 po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Provohet , se Autoritetet Amerikane kanë kthyer përgjigje , me e – mail eventual të dt. 27 / 11 / 2024 ( shih fq. 344 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por provohet , se SPAK-u dhe /ose Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmojnë origjinalitetin e këtij akti / e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteve amerikane dhe nuk është përkthyer në gjuhën shqipe ; Provohet se akti / e-mail eventual dt. 26 / 11 / 2024 i Ministrisë tonë të Drejtësisë ( drejtuar Autoriteteve amerikane , shih po në fq. 344 të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , nuk ka nënshkrimin , nuk ka vulën e Ministrisë dhe nuk përmban përkthimin e saj ( në gjuhën shqipe ) ;
80/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se këto dy akte / dy e-mail ( shih fq. 344 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
80/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe me çështjen objekt gjykimi , kërkoj :
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 27 / 11 / 2024 me nënshkrim e vulë ( referuar fq. 344 të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• ti merret Ministrisë të Drejtësisë akti manual / e-mail i dt. 26 / 11 / 2024 , ora 5:53 AM ( dhe aktet e saj bashkalidhur ) drejtuar Autoriteteve Amerikane ( referuar po fq. 334 të këtij fashikulli ) ;
81). Provohet , se Ministria e Drejtësisë i kthen përgjigje SPAK-ut , duke i përcjellur aktin / e-mail dt. 15 / 11 / 2024 , ora 10:30 PM ( i dërguar ky e-mail eventualisht , prej Autoriteteve Amerikane ; shih fq. 356 e 357 të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por provohet , se Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteve amerikane ; Provohet , se përkthimi ( në gjuhën shqipe ) i këtij akti/ e-mail i sipërcituar ( referuar fq. 361, po të këtij fashikulli ) nuk identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ;. Provohet , se bashkalidhur këtij akti / e-mail dt. 15 / 11 / 2024 ( shih fq. 357 të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , është akti tjetër ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 11 / 2024 ( shih fq. 358 , po të këtij fashikulli ) ; Por provohet gjithshtu , se Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon origjinalitetin e këtij e-mail ; Provohet , se ky akt ( nëpërmjet e-mail ) nuk ka vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti/ e-mail i sipërcituar ( referuar fq. 358 e 362 , po të këtij fashikulli ) nuk e identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Megjithëse akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 11 / 2024 ( shih fq. 358 e 362 , po të këtij fashikulli ) thekson , ndër të tjera , se “…dokumenti ju është përcjellur autoriteteve shqipëtare , në format elektronik …” provohet , se për printimin e këtij dokumentacioni bashkalidhur ( shih fq. 360 , po të këtij fashikulli ) , nuk konfirmohet origjinaliteti i saj ( nga Ministria e Drejtësisë ); Gjithashtu provohet , se ky akt bankar ( shih fq. 360 , po të këtij fashikulli ) nuk ka nënshkrim dhe as vulë , nga autoriteti përkatës bankar i huaj ; Provohet , se ky akt bankar i printuar , nuk është nënshkruar , as nga nëpunësi përgjegjës / oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës , në Shqipëri ( i cili i ka printuar , nga formati i tyre fillestar elektronik ) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( të cilat , në vijim , i janë vënë në dispozicion përkthyeses ; kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) ; Nuk provohet vërtetësia dhe autenticiteti e këtij akti , në gjuhën angleze , objekt eventual përkthimi ( shih aktin në fq. 360 të këtij fashikulli ) ; Pra , nuk provohet qartësisht / me siguri procedurale , nëse akti i kësaj faqeje 360 , është në të vërtetë / pikërisht akti i dërguar , në formë elektronike , nga autoritetet e SH.B.A -s ( shih fq. 358 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se edhe përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti të sipërcituar ( referuar fq. 360 e 364 , po të këtij fashikulli ) nuk e identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri , në bazë të elementeve , që përmbahen në vetë aktin ose në aktet , që lidhen me të ) ; Provohet gjithashtu , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti të sipërcituar ( referuar fq. 360 e 364 , po të këtij fashikulli ) ka pasaktësi thelbësore , në përkthimin e veprimeve / transaksionet vijuese bankare , sepse :
• veprimi bankar nr. 32A dt. 17 / 3 / 2017 , pasqyrohet në aktin e dërguar nga autoritetet amerikane ( referuar fq. 360 , po të këtij fashikulli ) , si vijon “ …15000 USD …” ; ndërsa përkthyesi ( referuar fq. 364 , po të këtij fashikulli ) e përkthen në gjuhën shqipe , si vijon “ … 15,000 USD …” ;
• veprimi bankar nr. 33B , pasqyrohet në aktin e dërguar nga autoritetet amerikane ( referuar fq. 360 , po të këtij fashikulli ) , si vijon “ ….15000 USD…” ; ndërsa përkthyesi ( referuar fq. 364 , po të këtij fashikulli ) e përkthen në gjuhën shqipe , si vijon “ … 15,000 USD …” ;
81/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se këto dy akte ( e-mail dhe akti nëpërmjet e-mail ) dhe akti tyre bashkalidhur ( shih fq. 357, 358 e 360 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) dhe aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih fq. 361 , 362 e 364 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
81/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara ( e-mail dhe akti nëpërmjet e-mail ) ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe me çështjen objekt gjykimi , kërkoj :
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 15 / 11 / 2024 me nënshkrim e vulë ( referuar fq. 357 të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 11 / 2024 ( me vulën e autoriteteve amrikane , referuar fq. 358 të këtij fashikulli të Prokurorit ) dhe akti saj bashkalidhur ( me nënshkrim e vulë të autoriteteve përkatëse bankare , referuar fq. 360 të këtij fashikulli ) ; Kjo letërporosi ( për këto dy akte ) t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 27 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 29 / 10 / 2026 ;
82). Lidhur me e -mail dt. 15 / 11 / 2024 ( dërguar eventualisht SPAK-ut , prej Autoriteteve Amerikane ; shih fq. 366 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) provohet , se SPAK- u , nuk konfirmon origjinalitetin / autenticitetin e këtij e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti/ e-mail i sipërcituar ( referuar fq. 366 , 361 , po të këtij fashikulli ) nuk identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky akt / e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ; Provohet , se bashkalidhur këtij akti / e-mail dt. 15 / 11 / 2024 ( shih fq. 366 të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) , është akti tjetër ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 11 / 2024 ( shih fq. 367 , po të këtij fashikulli ) ; Por provohet gjithshtu , se SPAK / Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon origjinalitetin e këtij akti ( nëpërmjet e-mail ) ; Provohet , se ky akt nuk ka as vulën e autoriteteve amerikane; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti/ e-mail i sipërcituar ( referuar fq. 362 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) nuk e identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij /saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale) ; Megjithëse akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 11 / 2024 ( shih fq. 367 e 362 , po të këtij fashikulli ) thekson , ndër të tjera , se “…. dokumenti ju është përcjellur autoriteteve shqipëtare , në format elektronik … ” provohet , se për printimin e këtij dokumentacioni bashkalidhur ( shih fq. 369 , po të këtij fashikulli ) , nuk konfirmohet origjinaliteti / autenticiteti i saj ( nga SPAK / Ministria e Drejtësisë ) ; Gjithashtu provohet , se ky akt bankar ( shih fq. 369 , po të këtij fashikulli ) nuk ka nënshkrim dhe as vulë , nga autoriteti përkatës bankar ; ). Provohet , se ky akt bankar i printuar , nuk është nënshkruar , as nga nëpunësi përgjegjës / oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës , në Shqipëri ( i cili e ka printuar nga formati i tyre fillestar elektronik ) dhe nuk ka datën e printimit tyre ( të cilat , në vijim , i janë vënë në dispozicion përkthyesit ; Kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Nuk provohet vërtetësia dhe autenticiteti e këtij akti , në gjuhën angleze , objekt eventual përkthimi ( shih aktin në fq. 364 të këtij fashikulli ; pra , nuk provohet qartësisht , mjaftueshëm dhe me siguri procedurale , nëse akti i kësaj faqeje 369 , është në të vërtetë / pikërisht akti i dërguar , në formë elektronike , nga autoritetet e SH.B.A -s ; shih dhe fq. 367 , po të këtij fashikulli ) ; Provohet , se edhe përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti të sipërcituar ( referuar fq. 369 e 364 , po të këtij fashikulli ) nuk e identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Provohet gjithashtu , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti të sipërcituar ( referuar fq. 369 e 364 , po të këtij fashikulli ) ka pasaktësi thelbësore , në përkthimin e veprimeve / transaksionet vijuese bankare , sepse :
• veprimi bankar nr. 32A dt. 17 / 3 / 2017 , pasqyrohet në aktin e dërguar nga autoritetet amerikane ( referuar fq. 369, po të këtij fashikulli ) , si vijon “ … 15000 USD …” ; ndërsa përkthyesi ( referuar fq. 364 , po të këtij fashikulli ) e përkthen në gjuhën shqipe , si vijon “ … 15,000 USD …” ;
• veprimi bankar nr. 33B , pasqyrohet në aktin e dërguar nga autoritetet amerikane ( referuar fq. 369 , po të këtij fashikulli ) , si vijon “ …. 15000 USD …” ; ndërsa përkthyesi ( referuar fq. 364 , po të këtij fashikulli ) e përkthen në gjuhën shqipe , si vijon “ … 15,000 USD …” ;
82/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se këto dy akte ( e-mail dhe akti nëpërmjet e-mail ) dhe akti tyre bashkalidhur ( shih fq. 366 , 367 e 369 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) dhe aktet e përkthyera , në gjuhën shqipe ( shih fq. 361 , 362 e 364 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
82/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara ( e-mail dhe akti nëpërmjet e-mail ) ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe me çështjen objekt gjykimi , kërkoj :
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 15 / 11 / 2024 , me nënshkrim e vulë ( referuar fq. 366 të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti ( nëpërmjet e-mail ) dt. 15 / 11 / 2024 ( me vulën e autoriteteve të drejtësisë , referuar fq. 367 të këtij fashikulli të Prokurorit ) dhe akti bashkalidhur saj ( me nënshkrim e vulë të autoriteteve përkatëse bankare , referuar fq. 369 të këtij fashikulli ) ; Kjo letërporosi ( për këto dy akte ) t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 03 / 11 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 05 / 11 / 2026 ;
83). Provohet , se Autoritetet Amerikane kanë kthyer përgjigje , me e – mail eventual të dt. 27 / 11 / 2024 ( shih fq. 344 e 371 , po të këtij fashikulli nr. 99 të Prokurorit ) ; Por rezulton , se SPAK-u dhe /ose Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmojnë origjinalitetin / autenticitetin e këtij akti / e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti / e-mail i sipërcituar ( referuar fq. 344 , 371 e 374 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) nuk e identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky akt / e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ;
83/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se këto dy akte / dy e-mail ( shih fq. 344 e 371 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
83/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ) ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe me çështjen objekt gjykimi , kërkoj :
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 27 / 11 / 2024 , me nënshkrim e vulë ( referuar fq. 344 e 371 të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• ti merret nga gjykata , Ministrisë të Drejtësisë akti manual / e-mail dt. 26 / 11 / 2024 , ora 5:53 AM , me nënshkrim e vulë ( dhe aktet e saj bashkalidhur ) drejtuar Autoriteteve Amerikane ( referuar po fq. 334 , 371 të këtij fashikulli ) ;
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 03 / 11 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 05 / 11 / 2026 ;
84). Rezulton , se Ministria e Drejtësisë i përcjell / dërgon SPAK-ut , kërkesën e autoriteteve Amerikane , për informacione shtesë ( shih fq. 375 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) ; Duke iu referuar e-mail dt. 26 / 02 / 2025 të autoriteteve Amerikane ( drejtuar eventualisht Ministrisë të Drejtësisë ; shih po aty fq. 375 e 376 ) provohet , se Ministria e Drejtësisë , konfirmon se “ ….ka mbërritur e-mail dt. 26 / 02 / 2025 , prej autoriteteve Drejtësisë Amerikane …” ; Kjo Ministri , nuk konfirmon origjinalitetin / autenticitetin e këtij akti / e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe , i këtij akti / e-mail dt. 26 / 02 / 2025 ( referuar po aty , fq. 380 ) nuk e identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky akt / e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ; Duke iu referuar e-mail dt. 27 / 11 / 2024 të autoriteteve Amerikane ( drejtuar eventualisht Ministrisë të Drejtësisë ; shih po aty fq. 375 e 377 ) provohet , se Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon ( shih fq.375 ) , se ky e-mail ishte bashkalidhur praktikës të saj ; Kjo Ministri , nuk konfirmon origjinalitetin / autenticitetin e këtij akti / e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Gjithashtu ( referuar akteve , në këtë fashikull ) provohet , se ky e-mail , nuk është përkthyer , në gjuhën shqipe ; Duke iu referuar e-mail dt. 26 / 11 / 2024 të Ministrisë të Drejtësisë ( drejtuar eventualisht autoriteteve Amerikane , në gjuhën angleze ; shih po aty, fq. 378 ) provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e Ministrisë të Drejtësisë ; Gjithashtu ( referuar akteve , në këtë fashikull ) provohet , se ky e-mail , nuk është përkthyer , në gjuhën shqipe ; Duke iu referuar e-mail dt. 15 / 11 / 2024 të autoriteteve Amerikane ( drejtuar eventualisht SPAK-ut ; shih po aty , fq. 375 e 378 ) provohet , se Ministria e Drejtësisë nuk konfirmon ( shih fq. 375 ) , se ky e-mail ishte bashkalidhur praktikës të akteve të saj ; Kjo Ministri / SPAK-u , nuk konfirmon origjinalitetin / autenticitetin e këtij akti / e-mail ; Provohet , se ky e-mail nuk ka as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Gjithashtu ( referuar akteve , në këtë fashikull ) provohet , se ky e – mail , nuk është përkthyer , në gjuhën shqipe ;
84/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se këto 4 akte / e-mail ( shih fq. 376 , 377 e 378 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
84/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ) ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me pafajësinë time dhe me çështjen objekt gjykimi , kërkoj :
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. 26 / 02 / 2025 , me nënshkrim e vulë ( referuar , fq. 376 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail dt. dt. 27 / 11 / 2024 , me nënshkrim e vulë ( referuar , fq. 377 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane , akti manual / e-mail dt. dt. 15 / 11 / 2024 , me nënshkrim e vulë ( referuar , fq. 378 , po të këtij fashikulli të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• ti merret Ministrisë të Drejtësisë akti manual / e-mail dt. 26 / 11 / 2024 , ora 5:53 AM , me nënshkrim e vulë ( dhe aktet e saj bashkalidhur ) drejtuar Autoriteteve Amerikane ( referuar , po fq. 378 të këtij fashikulli );
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 03 / 11 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 05 / 11 / 2026 ;
85). Provohet , se Prokurori ka patur objekt përkthimi ( shih fq. 383 , 385 – 389 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) aktet në gjuhën shqipe , për tu përkthyer ato , në gjuhën angleze dhe ( në vitin 2025 ) ka caktuar përkthyese / person fizik privat ; Referuar këtyre akteve , nuk provohet data e përkthimit , në gjuhën angleze të këtyre akteve ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Provohet , se përkthyesja nuk ka vulën e saj ( shih fq. 383 , 389 , 390 , 397 , 406 , 409 , 412 , po të këtij fashikulli ) dhe nuk provohet , që ajo të ketë paraqitur / përshkruar deklaratën e saj të domosdoshme ; shih fq. 395 – 397 , 404 – 412 , po të këtij fashikulli ).
85/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën angleze ( shih fq. 395 – 397 , 404 – 412 , po të këtij fashikulli nr. 99 ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi / mbështetja , në këto akte ( dhe aktet e mbërritura eventualisht , nga autoritetet te drejtësisë amerikane dhe/ose britanike ; shih fq. 384 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 03 / 11 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 05 / 11 / 2026 ) ;
86). Rezulton , se Prokurori njofton Ministrinë e Drejtësisë ( shih fq. 413 , po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , për faktin se ishte ekzekutuar ( nga Autoritetet Amerikane ) letërporosia shqiptare , në formë elektronike / me 9 e-mail të të njëjtës datë 21 / 3 / 2025 dhe me 1 akt nga e-mail i dt. 21 / 3 / 2025 ; Provohet , se këto 9 e-mail administrohen në fq. 458 , 459 , 460 e 461 ( po të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) dhe 1 akt /nga e-mail administrohet në fq. 462 , po të këtij fashikulli ; Provohet , se Prokurori / Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon ( shih po aty , fq. 413 ) , origjinalitetin / autenticitetin e këtyre akteve / 9 e-mail dhe të 1 akti nga e-mail ( shih fq. 458 , 459 , 460 , 461 e 462 të fashikullit nr. 99 ) ; Provohet , se këto akte / 9 e-mail dt. 21 / 3 / 2025 ( shih fq. 458 , 459 , 460 e 461 të fashikullit nr. 99 ) nuk kanë , as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se akti nga e- mail dt. 21 / 3 / 2025 ( shih fq. 462 , të fashikullit nr. 99 ; shih fq. 12 të fashikullit hetimor nr. 100 ; shih fq. 1 të fashikullit hetimor nr. 101 ) nuk ka vulën e autoriteteve amerikane ; Referuar fq. 462 të fashikullit nr. 99 dhe referuar fq. 12 , 143 e 144 të fashikullit hetimor nr. 100 të Prokurorit provohet qartë , se aktit nga e-mail i dt. 21 / 3 / 2025 pretendohet , që i bashkalidhen , në formë elektronike , ndër të tjera , përkatësisht 1 PDF/me 139 faqe , 1 PDF /me 599 faqe dhe 1 PDF/ me 288 faqe ; Provohet , se Prokurori / Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon ( shih fq. 413 të fashikullit hetimor nr. 99 ) , origjinalitetin / autenticitetin e këtyre akteve të printuara / shkarkuara /ekstraktuara nga akti prej e-mail dt. 21 / 3 / 2025 ( shih aktet e fq. 13 -142 , po të fashikullit hetimor nr. 100 ; shih aktet e fq. 2- 419/fashikulli hetimor nr. 101 ; shih aktet në fq. 1- 292 /fashikulli hetimor nr. 102 ; shih aktet në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103) ; Provohet , se aktet e printuara nga e-mail i dt. 21 / 3 / 2025 ( shih fq. 462 të fashikullit nr. 99 ; shih aktet e fq. 12 , 13 – 142 të fashikullit nr. 100 ) , nuk kanë , as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se aktet e printuara / të marra ( shih fq. 12 , 13 – 142 të fashikullit nr. 100 ) , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar / shkarkuar / ekstraktuar ) dhe nuk kanë datën e printimit / ekstraktimit tyre ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten / printuar dhe administruar këto akte / dokumenta ( dhe që janë dërguar eventualisht nga Autoritetet Amerikane ) vihet mjaftueshëm , në dyshim ( sepse nuk ka mjaftueshëm siguri procedurale , dhe autenticitet ) , nëse këto akte , janë pikërisht dokumentet , që gjënden / përmban realisht ( në formë elektronike , në seicilën prej 3 “ PDF “ përkatëse të sipërcituara ) , në aktin nga e-mail dt. 21 / 3 / 2025 ? dhe vihet në dyshim gjithashtu subjekti procedural , që i ka printuar ato ; Provohet , se nga tërësia e akteve , që përmban , ndër të tjera , 1 PDF /me 139 faqe , 1 PDF / me 599 faqe dhe 1 PDF/ me 288 faqe , bashkalidhur aktit nga e-mail dt. 21 / 3 / 2025 ( shih fq. 462 të fashikullit nr. 99 ; shih fq. 12 , 143 , 144 të fashikullit nr. 100 të Prokurorit ) provohet qartë , se prokurori ka caktuar përkthyese / person fizik privat tregtar ( shih fq.3 të fashikullit nr.100 ) , për përkthimin ( e akteve të gjuhës angleze ) , në gjuhën shqipe vetëm të 129 fletëve të printuara ; shih aktet objekt përkthimi , në fq. 3 , 9 , 13 – 142 të fashikullit hetimor nr. 100 ) ; Provohet , se përkthimi , në gjuhën shqipe administrohet në fq. 143 – 383 të fashikullit nr. 100 ) ; Por provohet , se për aktet e përkthyera vijuese ( shih fq. 143 – 383 të fashikullit nr. 100 ) :përkthimi i përkthyeses , nuk ka datën e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ) , përkthyesja nuk ka vulën e saj , në këto akte ( shih fq. 8 -10 , 143 – 383 të fashikullit nr. 100 ) dhe përkthyesja nuk ka paraqitur / përshkruar deklaratën e saj të domosdoshme ) . Pretendohet , se nga akti / prej e- mail të dt. 21 / 3 / 2025 ( shih fq. 462 , të fashikullit nr. 99 ; shih fq. 12 të fashikullit nr. 100 ; shih fq. 1 të fashikullit nr. 101 ; shih 1 PDF /me 139 faqe ; shih 1 PDF/ me 599 faqe ; shih 1 PDF / me 288 faqe ) , janë printuar / ekstraktuar aktet e gjuhës angleze dhe administrohen në fashikujt hetimor vijues : në fq.13 – 142 ( të fashikullit hetimor nr. 100 ) ; në fq. 2 – 419 ( të fashikullit hetimor nr. 101 ) ; në fq. 1- 292 ( të fashikullit hetimor nr. 102 ) ; në fq. 1- 277 ( të fashikullit hetimor nr. 103 ) ; Por për aktet e printuara / ekstraktuara të gjuhës angleze dhe që administrohen / bashkalidhen në fq. 2- 419 /fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 / fashikulli hetimor nr. 102 dhe në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ) rezultojnë qartë të metat procedurale vijuese : se Prokurori / Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon ( shih fq. 413 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) , origjinalitetin / autenticitetin e këtyre akteve ( të administruar / bashkalidhur në fq. 2- 419 / fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 / fashikulli hetimor nr. 102 dhe në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ) ; Se këto akte ( të administruar / bashkalidhur në fq. 2- 419 /fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 / fashikulli hetimor nr. 102 dhe në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ) , nuk përmbajnë , as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane përkatëse publike / private ; se këto akte të printuara ( të marra dhe të administruar / bashkalidhur në fq. 2 – 419 / fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 / fashikulli hetimor nr. 102 dhe në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ) , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar ) dhe nuk kanë datën e printimit tyre ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Pra , në këtë gjëndje , që paraqiten / printuar dhe administruar këto akte vihet mjaftueshëm , në dyshim ( sepse nuk ka mjaftueshëm siguri procedurale dhe autenticitet ) , nëse këto akte , janë pikërisht dokumentet , që gjënden / përmbajnë realisht ( në formë elektronike përkatëse 1 PDF / me 139 faqe ; 1 PDF/ me 599 faqe dhe 1 PDF / me 288 faqe ) , në aktin nga e-mail dt. 21 / 3 / 2025 ? dhe vihet në dyshim gjithashtu subjekti procedural , që i ka printuar ato ;Siç rezulton , në aktet e këtyre fashikujve hetimor dhe që parashtrova / pretendova më lart ( sipas të cilave , objekt përkthimi , nga këto 3 PDF , prej prokurorit , janë vetëm fq. 13 – 142 të printuara / administruara në fashikullin hetimor nr. 100 ) pretendoj gjithashtu , se Prokurori nuk argumenton ( referuar gjëndjes të fashikujve hetimor të sipërcituar me numra 99 , 100 , 101 , 102 e 103 ) , se për të cilat shkaqe / arsye , rrethana / fakte , nuk janë përkthyer të gjithë aktet , pjesë përbërëse eventuale të 1 PDF/me 139 faqe , 1 PDF/me 599 faqe dhe 1 PDF/ me 288 faqe ( referuar aktit nga e- mail dt. 21 / 3 / 2025 ; shih fq. 462 , të fashikullit hetimor nr. 99 ; shih fq. 12 të fashikullit hetimor nr. 100 ; shih fq. 1 të fashikullit hetimor nr. 101 ; shih aktet që administrohen në fq. 2 – 419 /fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 /fashikulli hetimor nr. 102 dhe në fq. 1 – 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ) ; Pretendoj gjithashtu , se mospërkthimi i akteve të tjera ( pjesë përbërëse eventuale të 1 PDF /me 139 faqe , 1 PDF /me 599 faqe dhe 1 PDF / me 288 faqe ) është e qëllimshme , përbën mjaftueshëm parregullsi të rëndë procedurale ; Pretendoj , se është cënuar mjaftueshëm e drejta ime e njohjes / aksesit tim me këto akte ( që nuk janë përkthyer ) , është cënuar e drejta ime e mbrojtjes efektive dhe është cënuar parimi i kondradiktoritetit ; Referuar aktit ( nëpërmjet e-mail ) dt. 21 / 3 / 2025 të Autoriteteve Amerikane , me referencë shqiptare të letërporosisë nr. 1458/1 , L 201 Prot . dhe referencë amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linja / rreshti 3 ( shih fq. 462 të fashikullit hetimor nr. 99 të Prokurorit ; shih përkthimin e saj në fq. 143 të fashikullit hetimor nr. 100 të Prokurorit ) , sipas kërkesës përkatëse dhe sipas vendimit gjyqësor dt. 30 / 11 / 2024 të gjykatës përkatëse në SH.B.A parashikohej , që ekzekutimi i kërkesës të palës shqiptare të trajtohej , si “ … konfidenciale dhe e padisponueshme , vetëm për publikun …” , me afat 2 vjet , nga dita e këtij vendimi gjyqësor ; Por më dt. 21 / 3 / 2025 e vijim ( që ka ardhur ky e-mail , në SPAK / Ministrisë të Drejtësisë ) , unë / i pandehuri nuk isha “ publik ” ( por isha i paraburgosur / palë drejtëpërdrejtë e interesuar ) . Prokurori nuk ka pretenduar , se aktet përkatëse objekt letërporosie , janë akte sekrete , si dhe nuk ka pretenduar , në asnjë lloj fazë e deri tani , ekzistencën e ndalimeve përkatëse konkrete , sipas nenit 511 të K. Pr. Penale. Provohet deri tani , se Prokurori ( prej dt. 21 / 3 / 2025 ) , nuk i ka dërguar qëllimisht , Departamentit të Drejtësisë të SHBA , informacione / sqarime / argumenta shtesë , në lidhje me pozitën time procedurale penale , në këtë procedim penal , nga dt. 21 / 10 / 2024 ( që unë u arrestova ) e në vijim , prej dt. 21 / 3 / 2025 e vijim ; Prokurori nuk i ka kërkuar sqarime dhe nuk e ka /informuar Departamentit të Drejtësisë të SHBA , nëse shprehja “ …publiku … ” , ( në këtë e-mail të dt. 21 / 3 / 2025 ) , a e përfshinte , edhe pozitën time procedurale penale ( si person nën hetim dhe i paraburgosur , në këtë dosje penale ) , për t’u kufizuar unë , me njohjen e akteve përkatëse ? ( shih nenin 511 të K. Pr. Penale ) ; Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve , nga Prokurori , është në kundërshtim me nenet 1 e vijues , 8/a e vijues , 509 e vijues të këtij kodi ; Në mungesë të këtij / këtyre informacioni / faktesh / të dhënash /aktesh / provash , nga Departamenti i Drejtësisë të SH.B.A pretendoj , se mungonte / mungon një bazë e plotë faktike , për aplikimin ndaj meje , pas dt. 21 / 10 / 2024 e vijim , të masës të sigurimit personal , me paraburgim . Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve , nga Prokurori , prej dt. 21 / 3 / 2025 ( dita , që Autoritetet Amerikane , kanë njoftuar këtë e-mail ) provojnë , se është kufizuar mjaftueshëm e drejta ime ( si palë direkte e interesuar ) , për tu njohur , me aktet / të dhënat / informacionin objekt i letërporosisë ( administruar ato akte , aktualisht , në SH.B.A ) ; është cënuar mjaftueshëm e drejta ime e mbrojtjes efektive /efikase / praktike , gjatë hetimit penal , në seancë paraprake gjyqësore dhe deri në këtë fazë gjykimi ; është cënuar mjaftueshëm parimi i kondradiktoritetit ( lidhur me njohjen time mjaftueshëm , me të gjitha provat / aktet e çështjes , gjatë hetimit penal ) ; nuk janë sqaruar mjaftueshëm disa rrethana / fakte të hetimit dhe është cënuar mjaftueshëm liria ime personale .
86/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 13 – 142 të fashikullit nr. 100 të Prokurorit ) dhe aktet e gjuhës angleze , që nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe ( të cilat administrohen në fq. 2- 419 /fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 /fashikulli hetimor nr. 102 , në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ose janë pjesë e akteve të 1 PDF /me 139 faqe , akteve të 1 PDF / me 599 faqe dhe akteve të 1 PDF/ me 288 faqe ) , nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
86/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ; Meqenëse nuk janë përkthyer të gjithë aktet e gjuhës angleze ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj :
• përkthimin ( nga gjuha angleze ) , në gjuhën shqipe ( sipas neneve 123 – 126 , 196 të K. Pr. Penale , referuar ligjit relevant nr. 82/2021 dhe akteve të tij nënligjore ) të të gjithë dokumentacionit , që përmbajnë 1 PDF / me 139 faqe , 1 PDF / me 599 faqe dhe 1 PDF/me 288 faqe ( ose të të gjithë akteve , që administrohen në fq. 2- 419 /fashikulli hetimor nr. 101 , në fq. 1- 292 /fashikulli hetimor nr. 102 dhe në fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 ) ;
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane aktet manuale / 9 e-mail të së njëjtës datë 21 / 3 / 2025 , me nënshkrime e vula ( referuar fq. 458 – 461 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual nga e-mail dt. 21 / 3 / 2025 , me vulë ( referuar fq. 462 të fashikullit nr. 99 të Prokurorit ) dhe të merret dokumentacioni saj eventual përbërës bashkalidhur / formë elektronike 1 PDF / me 139 faqe , 1 PDF / me 599 faqe dhe 1 PDF / me 288 faqe dhe të merren ato me nënshkrime e vula ( referuar fq. 13 – 142 / fashikulli hetimor nr. 100 ; referuar fq. 2- 419 /fashikulli hetimor nr. 101 ; referuar fq. 1- 292 /fashikulli hetimor nr. 102 dhe referuar fq. 1- 277 / fashikulli hetimor nr. 103 të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi për këto akte t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane aktet vijuese : kërkesa përkatëse , me objekt “ trajtimi me konfidencialitet “ ( drejtuar , nga çdo palë e interesuar , Gjykatës përkatëse , në SH.B.A dhe në të cilën , bazohet mjaftueshëm vendimi gjyqësor i dt. 30 / 11 / 2024 i asaj gjykate , në SH.B.A ; shih fq. 462 të fashikullit hetimor nr. 99 të Prokurorit ; shih fq. 143 të fashikullit hetimor nr. 100 të Prokurorit ) dhe vendimi gjyqësor dt. 30 / 11 / 2024 të asaj gjykate në SH.B.A ; Pra , unë pretendoj , që këto akte kanë lidhje me rrethanat e çështjes dhe me pafajësinë time ; Për rrjedhojë i kërkoj , që tani këto akte , të cilat ( pasi konsiderohet i plotësuar më dt. 01 / 12 / 2026 , afati i sipërcituar 2 vjecar i kufizimit konfidencial ) të merren me letërporosi , në SH.B.A , aktet objekt letërporosie të prokurorit dhe aktet objekt i kufizimit konfidencial ( sipas vendimit gjyqësor dt. 30 / 11 / 2024 i asaj gjykate , në SH.B.A ) ; Kjo letërporosi të niset direkt , nga Gjykata , prej dt. 01 / 12 / 2026 , në SH.B.A dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 03 / 11 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 05 / 11 / 2026 ;
87). Rezulton , se Ministria e Drejtësisë njofton SPAK- un / Prokurorin ( shih fq. 10 të fashikullit hetimor nr. 132 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore penale të themelit , objekt gjykimi ) , për faktin se ishte ekzekutuar ( nga Autoritetet Amerikane ) letërporosia shqiptare , e përbërë : nga akti eventual manual / fizik dt. 01 / 10 / 2025 i Autoriteteve Amerikane , në gjuhën angleze ( shih fq. 11 , 16 të fashikullit hetimor nr. 132 ) dhe e-mail eventual i dt. 01 / 10 / 2025 i Autoriteteve Amerikane , në gjuhën angleze ( shih fq. 15 , po në këtë fashikull hetimor nr. 132 ) ; Provohet , se Ministria e Drejtësisë , nuk konfirmon origjinalitetin / autenticitetin e këtyre dy akteve të të njëjtës datë 01 / 10 / 2025 ( shih fq. 10 , 11 , 15 , 16 të fashikullit hetimor nr. 132 ) ; Provohet , se akti manual i dt. 01 / 10 / 2025 ( shih fq. 11 , 16 , të fashikullit hetimor nr. 132 ) nuk ka vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi ( në gjuhën shqipe ) i këtij akti manual ( shih përkthimin në fq. 19 të fashikullit hetimor nr. 132 ) nuk identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri , në bazë të elementeve , që përmbahen në vetë aktin / aktet , që lidhen me të ) ; Referuar po aktit manual të dt. 01 / 10 / 2025 të Autoriteteve Amerikane ( me referencë shqiptare të letërporosisë nr. 3596/Prot. dhe referencë amerikane nr. CRM -182 – 85321 , linja / rreshti 4 ; shih përkthimin në fq. 19 të fashikullit hetimor nr. 132 të Prokurorit ) , sipas kërkesës përkatëse dhe sipas vendimit gjyqësor dt. 12 / 6 / 2025 të gjykatës përkatëse në SH.B.A parashikohej , që ekzekutimi i kërkesës të palës shqiptare të trajtohej “ … si konfidenciale dhe nuk i vihet në dispozicion publikut …” ; Por rezultoi qartë , se më dt. 01 / 10 / 2025 ( që ka ardhur ky e-mail , në Ministrinë e Drejtësisë ) , unë nuk isha “ publik ” ( por isha i paraburgosur / palë drejtëpërdrejtë e interesuar / i pandehur ) . Prokurori nuk ka pretenduar , në asnjë lloj fazë e deri tani , ekzistencën e ndalimeve konkrete , sipas nenit 511 të K. Pr. Penale ; Për më tepër rezultoi , se më dt. 01 / 10 / 2025 dosja ime hetimore , ishte në gjykim / për seancë paraprake . Provohet deri tani , se Prokurori ( prej dt. 01 / 10 / 2025) , nuk e ka kërkuar vendimin gjyqësor dt. 12 / 6 / 2025 të gjykatës përkatëse në SH.B.A ; Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve , nga Prokurori / Ministria e Drejtësisë , është në kundërshtim me nenet 1 e vijues , 8/a e vijues , 509 e vijues të K. Pr. Penale . Mosveprimi dhe moskryerja e këtyre veprimeve , nga Prokurori , prej dt. 01 / 10 / 2025 ( dita , që Autoritetet Amerikane , kanë njoftuar/ dërguar këtë akte manual ) provojnë , se është kufizuar mjaftueshëm e drejta ime ( si palë direkte e interesuar ) , për tu njohur edhe me vendimin gjyqësor dt. 12 / 6 / 2025 të gjykatës përkatëse në SH.B.A ; është cënuar mjaftueshëm e drejta ime e mbrojtjes efektive / efikase / praktike , gjatë hetimit penal , në seancë paraprake gjyqësore dhe deri në këtë fazë gjykimi , në themel ; është cënuar mjaftueshëm parimi i kondradiktoritetit ( lidhur me njohjen time mjaftueshëm , me të gjitha provat / aktet / rrethanat e çështjes , gjatë hetimit penal ) ; Pra , nuk janë sqaruar mjaftueshëm disa rrethana / fakte të hetimit , e lidhur me ekzekutimin e letërporosisë . Provohet , se akti / e-mail i dt. 01 / 10 / 2025 ( shih fq. 15 të fashikullit hetimor nr. 132 ) nuk ka , as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane ; Provohet , se përkthimi në gjuhën shqipe i këtij akti/ e-mail ( shih përkthimin në fq. 18 të fashikullit hetimor nr. 132 ) nuk identifikon përkthyesin ( sepse ka vetëm nënshkrimin e tij/saj ) dhe nuk përcaktohet data e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Gjithashtu ky akt / e-mail nuk është përkthyer plotësisht ( sepse nuk është përkthyer , në pjesën / fragmentet , se cili nëpunës e ka dërguar këtë e-mail dhe kujt i dërgohet ky e-mail ) ; Provohet , se prokurori i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të kryejë përkthimin akteveeventuale të gjuhës angleze / bashkalidhur ( në formatin elektronik PDF ) , të aktit manual të dt. 01 / 10 / 2025 ( shih fq. 11 , 16 , 21 , 22 , 23 , 33 – 163 , 165 , 166 të fashikullit hetimor nr. 132 ) ; Por provohet , se ( lidhur me këto akte / format elektronik PDF , bashkalidhur /printuar eventualisht , prej aktit manual të dt. 01 / 10 / 2025 ; shih fq. 22 , 23 , 33 – 163 , 165 , 166 të fashikullit hetimor nr. 132 ) Prokurori / Ministria e Drejtësisë , nuk e konfirmon ( shih fq. 10 të fashikullit hetimor nr. 132 ) , origjinalitetin / autenticitetin e tyre ; Provohet , se këto akte të printuara ( shih 22 , 23 , 33 – 163 , 165 , 166 të fashikullit hetimor nr. 132 ) , nuk kanë , as nënshkrimin dhe as vulën e autoriteteve amerikane publike / private ; Provohet , se aktet e printuara ( shih fq. 22 , 23 , 33 – 163 , 165 , 166 të fashikullit hetimor nr. 132 ) , nuk janë të nënshkruara nga oficeri i policisë gjyqësore / eksperti përkatës ( që i ka printuar ) dhe nuk kanë datën e printimit ( kjo datë printimi , nuk mund të saktësohet mjaftueshëm , me siguri procedurale ) ; Pra , në këtë gjëndje , që janë printuar / administruar këto akte ( dhe që janë dërguar eventualisht nga Autoritetet Amerikane ) vihet mjaftueshëm , në dyshim ( sepse nuk ka mjaftueshëm siguri procedurale dhe autenticitet ) , nëse këto akte , janë pikërisht dokumentet , që gjënden / përmban realisht ( në formë elektronike , në seicilën prej “ PDF “- ve përkatëse ) , në aktin manual të dt. 01 / 10 / 2025 ? dhe vihet në dyshim gjithashtu subjekti procedural , që i ka printuar ato ;Provohet , se përkthimi i këtyre akteve ( të gjuhës angleze ) , në gjuhën shqipe ( shih fq. 22 , 23 , 33 – 163 , 165 , 166 të fashikullit hetimor nr. 132 ) , vërtet i është ngarkuar Ministrisë të Drejtësisë ( shih fq. 21 të fashikullit hetimor nr. 132 ) , por rezulton e provuar : se prokurori ka caktuar përkthimin vetëm të një pjese të akteve ( shih fq. 21 të fashikullit hetimor nr. 132 ) ; Prokurori nuk argumenton , se për të cilat shkaqe / arsye , rrethana / fakte , nuk janë përkthyer të gjithë aktet , pjesë përbërëse eventuale të formateve elektronike PDF ( referuar aktit manual të dt. 01 / 10 / 2025 ) ; Pretendoj gjithashtu , se mospërkthimi i akteve të tjera ( pjesë përbërëse eventuale të akteve elektronike PDF të sipërcituara ) është e qëllimshme , përbën mjaftueshëm parregullsi të rëndë procedurale ; Pretendoj , se është cënuar mjaftueshëm e drejta ime e njohjes / aksesit tim me këto akte ( që nuk janë përkthyer ) , është cënuar e drejta ime e mbrojtjes efektive dhe është cënuar parimi i kondradiktoritetit ; Provohet ( për aktet e përkthyera vijuese , në gjuhën shqipe shih fq. 169 – 235 / nga përkthyese Aida Gjini , 236 – 445 / nga përkthyese Eva Xhani , të fashikullit hetimor nr. 132 ) : se përkthimi i seicilës përkthyese , nuk ka datën e përkthimit ( kjo datë përkthimi , nuk mund të saktësohet , me siguri procedurale ); se seicila përkthyese , nuk ju dihet identiteti i tyre ; ato/ përkthyeset nuk janë pyetur , nëse kanë shkaqe , për përjashtimin e tyre eventual ; Ato / përkthyeset nuk janë paralajmëruar , për detyrimin , që ato kishin për të bërë përkthim të saktë dhe për të mbajtur sekretin , për veprimet që kryhen prej tyre ( dhe në vijim të ftoheshin ato , për të kryer detyrën ) ;
87/1). Prokurori kërkon të merren , këto akte , si prova shkresore ; Unë pretendoj , se aktet e përkthyera në gjuhën shqipe ( shih fq. 169 – 445 të fashikullit nr. 132 të Prokurorit ) nuk përbëjnë provë shkresore ( në formën e dokumentave zyrtare ) , ndaj meje , për secilën akuzë , objekt gjykimi ; Për rrjedhojë , edhe referimi në këto akte , nuk kanë fuqi provuese dhe nuk përbëjnë provë , ndaj meje , për seicilën akuzë , objekt gjykimi ;
87/2). Referuar gjëndjes të akteve të sipërcituara e-mail ; Meqenëse nuk janë përkthyer të gjithë aktet e gjuhës angleze ; Meqenëse kanë lidhje mjaftueshëm me çështjen objekt gjykimi dhe me pafajësinë time , kërkoj :
• përkthimin ( nga gjuha angleze ) , në gjuhën shqipe ( sipas neneve 123 – 126 , 196 të K. Pr. Penale , referuar ligjit relevant nr. 82/2021 dhe akteve të tij nënligjore ) të të gjithë dokumentacionit , që përmbajnë aktet elektronike /formati PDF ( shih fq. 11 të fashikullit hetimor nr. 132 ) ;
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane aktet vijuese : akti manual i dt. 01 / 10 / 2025 , me vulë ( referuar fq. 11 e 16 të fashikullit hetimor nr. 132 të Prokurorit ) dhe dokumentacioni i saj eventual përbërës bashkalidhur / format elektronik PDF , me nënshkrime e vula ( referuar fq. 22 , 23 , 33 – 163 , 165 e 166 të fashikullit hetimor nr. 132 ) ; Kjo letërporosi ( për këto akte ) , t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merret me letërporosi , nga autoritetet Amerikane akti manual / e-mail i dt. 01 / 10 / 2025 , me nënshkrim e vulë ( referuar fq. 15 të fashikullit hetimor nr. 132 të Prokurorit ) ; Kjo letërporosi t’i dërgohet / niset direkt , nga Gjykata , që në këtë fazë dhe drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 (shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
• të merren me letërporosi , nga autoritetet Amerikane aktet vijuese : kërkesa përkatëse ( me objekt “ trajtimi me konfidencialitet “ , drejtuar nga çdo palë e interesuar , Gjykatës përkatëse , në SH.B.A ) dhe vendimi gjyqësor dt. 12 / 6 / 2025 i asaj gjykate në SH.B.A ( shih fq. 11 , 16 e 19 të fashikullit hetimor nr. 132 të Prokurorit ) ; Edhe kjo letërporosi ( për këto akte ) , të niset direkt , nga Gjykata , drejtpërdrejt Departamentit të Drejtësisë të SH.B.A , sipas nenit 509/4 të K. Pr. Penale dhe sipas ligjit relevant nr. 10193/2009 ( shih nenet e saj 5/3 , 6/2 ).
Kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 03 / 11 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 05 / 11 / 2026 ;
88). Referuar vendimit të veçantë gjyqësor penal ( seancë paraprake ) nr. 28/138 dt. 18 / 3 / 2026 të GJ.K.K.O të Shkallës të Parë ( shih pg. III të këtij vendimi ) kërkoj të urdhëroni Prokurorin , për të marrë / njohur , unë / i pandehuri , edhe aktet / deklarimet vijuese :
i). Kopje të legalizuara të deklarimeve të shtetasve të pyetur seicili , në hetimet paraprake , me cilësinë e personit , që kanë dijeni , për rrethanat / faktet e çështjes / çdo episod , objekt gjykimi , ndaj meje ( akte të cilat , i administron deri tani , sipas këtij vendimi gjyqsor , vetëm prokurori ) ;
ii). Kopje të legalizuara të çdo deklarimi të të pandehurve të tjerë të këtij procedimi penal Monika Kryemadhi , Ema Çoku , Fatime Kryemadhi e Piro Xhixho , të pyetur në hetimet paraprake , me këtë cilësi ( edhe këto akte , i administron deri tani , sipas këtij vendimi gjyqsor , vetëm prokurori ) ;
Sa më lart janë kërkuar e parashtruar , sipas pretendimeve të mia të datave vijuese : 08 / 9 / 2026 , 09 / 9 / 2026 , 16 / 9 / 2026 , 22 / 9 / 2026 , 29 / 9 / 2026 , 13 / 10 / 2026 , 20 / 10 / 2026 , 27 / 10 / 2026 dhe dt. 03 / 11 / 2026 ( para seancave përkatëse gjyqësore ) ;
89). Për të kundërshtuar ( tërësisht ose pjesërisht , përmbajtjen e dëshmisë ose ai refuzon të dëshmojë ) kërkoj nga Gjykata të mos e lejojë Prokurorin , që të përdori deklarimin dt. 23 / 11 / 2017 të dëshmitarit Romeo Kara ( shih fq. 1 të fashikullit hetimor nr. 61 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) , sepse ky deklarim nuk është nënshkruar , në fundin e çdo flete /faqeje , nga prokurori , që e ka pyetur ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 9 / 2026 ) ;
90). Pretendoj , se ( referuar deklarimit tij dt. 22 / 9 / 2022 ; shih fq. 84 , po të fashikullit hetimor nr. 61 të Prokurorit ) dëshmitari Idajet Beqiri , nuk është i besueshëm , për këtë çështje , sepse ky shtetas nuk ka patur dijeni , për faktet e rrethanat e dobishme të hetimit të kësaj çështje dhe nuk është pyetur , sipas kuptimit të arsyeshëm të neneve 149/1 , 153 e vijues , 283 , 293 , 294 e 297/1,2 të K. Pr. Penale ( kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 9 / 2026 ) ;
91). Për të kundërshtuar ( tërësisht ose pjesërisht , përmbajtjen e dëshmisë ose ai refuzon të dëshmojë ) kërkoj nga Gjykata të mos e lejojë Prokurorin , që të përdori deklarimin dt. 04 / 01 / 2023 të dëshmitarit E.K ( shih fq. 89 , po të fashikullit hetimor nr. 61 të Prokurorit ) , sepse ky deklarim nuk është nënshkruar , në fundin e çdo flete /faqeje , nga , nga oficeri i policisë gjyqësore prokurori që e ka pyetur ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 9 / 2026 ) ;
92). Për të kundërshtuar ( tërësisht ose pjesërisht , përmbajtjen e dëshmisë ose ai refuzon të dëshmojë ) kërkoj nga Gjykata të mos e lejojë Prokurorin , që të përdori deklarimin dt. 28 / 4 / 2023 dëshmitarit A.P ( shih fq. 126 , po të fashikullit hetimor nr. 61 të Prokurorit ) , sepse dëshmia e tij nuk është marrë / administruar , sipas rregullave procedurale penale ( kërkuar prej meje , sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 9 / 2026 ; kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 13 / 10 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 15 / 10 / 2026 ) ;
93). Për të kundërshtuar ( tërësisht ose pjesërisht , përmbajtjen e dëshmisë ose ajo refuzon të dëshmojë ) kërkoj nga Gjykata të mos e lejojë Prokurorin , që të përdori deklarimin dt. 02 / 4 / 2024 të dëshmitares E.H ( shih fq.149 , po të fashikullit nr. 61 të Prokurorit ) , sepse ky deklarim nuk është nënshkruar , në fundin e çdo flete /faqeje , nga oficeri i policisë gjyqësore ( kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 01 / 10 / 2026 ) ;
94). Për të kundërshtuar ( tërësisht ose pjesërisht , përmbajtjen e dëshmisë ose ai refuzon të dëshmojë ) kërkoj nga Gjykata të mos e lejojë Prokurorin , që të përdori deklarimin dt. 07 / 11 / 2023 të dëshmitari I.K ( shih fq. 192 e vijim , po të këtij fashikulli nr. 61 të Prokurorit ) , sepse mungojnë fletët e tjera 2 – 4 të procesverbalit të pyetjes tij ( pra , për këtë dëshmitar , nuk administrohet , në këtë fashikull , dëshmia e tij/procesverbali eventuale e plotë ; kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 01 / 10 / 2026 ) ;
95). Për të kundërshtuar ( tërësisht ose pjesërisht , përmbajtjen e dëshmisë ose ai refuzon të dëshmojë ) kërkoj nga Gjykata të mos e lejojë Prokurorin , që të përdori deklarimin dt. 20 / 3 / 2024 të dëshmitari E.S ( shih fq. 238 e vijim , po të këtij fashikulli nr. 61 të Prokurorit ) , sepse mungojnë faqet / fletët e tjera të procesverbalit të pyetjes tij ; kërkuar sa më lart , me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 01 / 10 / 2026 ) ;
96). Meqenëse kanë lidhje me çështjen , ka lidhje me dëshminë e shtetasit Jozef Hejsek ( dhënë prej tij , para Arbitrazhit Tregtar të Vjenës / Austri ) ; Për faktin , se provon ( në mënyrë objektive ) ecurinë e veprimtarisë civile / kontraktore /tregtare , të fakteve / rrethanave të marrëveshjes / kontratës të krijuar midis shoqërive tregtare ÇEZ – DIA dhe ka lidhje me episodin hetimor “ ÇEZ – DIA ” , kërkoj nga Gjykata të merren dhe të administrohen , si prova shkresore ( dhe të përkthehen , në gjykim ) aktet vijuese :
i). Vendimi përkatës i Arbitrazhit Tregtar të Vjenës , lidhur me mosmarrëveshjen midis shoqërive ÇEZ – DIA ;
ii). proces – verbalin/et e plotë të mbajtur , nga ky Arbitrazh , për këtë mosmarrveshje e shqyrtuar prej tyre ;
iii). praktikat e provave shkresore , që kanë dërguar ( për shqyrtim , në këtë Arbitrazh ) administratorët e shoqërisë DIA , për këtë mosmarrveshje ;
iv). praktikat e akteve / provave shkresore , që ka dërguar për shqyrtim ( në këtë Arbitrazh , për këtë mosmarrëveshje ) dëshmitari A.C ( me detyrë administrator i shoqërisë DIA ) ; të gjitha deklarimet /dëshmitë e dhëna nga ky dëshmitar , në këtë Arbitrazh ;
v). praktikat e provave shkresore , që ka dërguar ( për shqyrtim , në këtë Arbitrazh ) dëshmitari K.I , për këtë mosmarrveshje ;
97). Provohet , se procedimi penal / hetimor është paraqitur për gjykim / në seancë paraprake ( sipas nenit 331 të K. Pr. Penale ) , më dt. 29 / 8 / 2025 ; Në kuptimin / thelbin e arsyeshëm të neneve 151/2,3 , 323 , 324/4 e 331 të K. Pr. Penale ) provat e marra , pas mbarimit të afatit hetimor , nuk përdoren ; provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji ( shih nenin 324/4 i këtij kodi ) , nuk mund të përdoren ; papërdorshmëria e provave ngrihet , edhe kryesisht / nga gjykata , në çdo gjendje e shkallë të procedimit ; Meqenëse provat vijuese janë marrë prej Prokurorit / oficeri i policisë gjyqësore , pas mbarimit të afatit hetimor ( pra , pas dt. 29 / 8 / 2025 /dita që procedimi penal u dërgua nga prokurori , për gjykim ) kërkoj të mos përdoren si provë , në këtë gjykim , ndaj meje , sa vijon :
i). Proces – verbali dt. 04 / 9 / 2025 i pyetjes të dëshmitares M.H ( përcjellë prej prokurorit , në seancë gjyqësore paraprake , me aktin e tij dt. 27 / 10 / 2025 / akte hetimore shtesë ; shih fq. 1 të fashikullit hetimor nr. 132 , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ;
ii). Proces – verbali dt. 15 / 9 / 2025 i pyetjes të dëshmitarit P.S ( përcjellë prej prokurorit , në seancë gjyqësore paraprake , me aktin e tij dt. 27 / 10 / 2025 / akte hetimore shtesë ; shih fq. 4 , po të fashikullit hetimor nr. 132 ) ;
iii). Proces – verbali dt. 27 / 10 / 2025 i kqyrjes e marrjes të dokumentave , nga policia gjyqësore ; marrë këto akte dhe të printuara nga akti dt. 01 / 10 / 2025 , nga formati elektronik PDF , bashkalidhur CD- përkatëse ( dërguar eventualisht , ky akt , prej Departamentit Amerikan të Drejtësisë ) dhe të marra nga e-mail dt. 01 / 10 / 2025 ( dërguar ky e-mail eventualisht , prej Departamentit Amerikan të Drejtësisë ) ; Përcjellë prej prokurorit ( aktet e sipërcituara ) , në seancë gjyqësore paraprake , me aktin e tij dt. 27 / 10 / 2025 / akte hetimore shtesë ; shih fq.7 , po të fashikullit hetimor nr. 132 ) ;
iv). Aktet e gjuhës shqipe ( nga përkthimi i akteve të gjuhës angleze , që përmbanin akti i sipërcituar dt. 01 / 10 / 2025 i Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe e-mail dt. 01 / 10 / 2025 , po i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ; shih fq. 169 – 445 , po të fashikullit nr. 132 të Prokurorit ) ;
98). Meqenëse provojnë gjëndjen e akteve , që pretendohet se mora , nga Gj.K.K.O të Shkallës të Parë , kopje të legalizuara të fashikujve hetimor ( që u patën parasysh , nga kjo GJ.K.K.O , lidhur me caktimin e masës të sigurimit peronal , ndaj meje ) dhe mora kopje të legalizuara të 132 fashikujve hetimor të prokurorit ( që i bashkalidhet aktualisht dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) kërkoj ti bashkohen kësaj dosje gjyqesore , aktet vijuese të Gj.K.K.O të Shkallës të Parë:
i). Akti i saj nr. 2283/1 dt. 30 /6 / 2026 ;
ii). Akti i saj 2283 dt. 08 / 7 / 2026 ;
iii). Akti i saj nr. 2709/1 dt. 03 / 9 / 2026 ;
iv). Akti i saj nr. 2709/2 dt. 04 / 9 / 2026 ;
v). Akti i saj nr. 2709/3 dt. 17 / 9 / 2026 ;
vi). Akti i saj nr. 2709/4 dt. 18 / 9 / 2026 ;
98/1). të kqyret nga gjykata fashikulli / volumi hetimor nr. 27 ( që administrohet bashkalidhur dosjes gjyqësore të veçantë penale të saj me nr. 125 vendimi dt. 20 / 10 / 2024 ) , për numrin e fletëve të asaj dosje ;
98/2). kërkoj nga Prokurori dhe /ose Gjykata të verifikohet / sqarohet mjaftueshëm e në mënyrë shteruese , mungesa e fletëve / akteve nr. 61 , 64 , 70 , 76 , 86 , 91 , 96 e 143 të fashikullit hetimor nr. 27 ( që i bashkalidhen dosjes hetimore dhe që GJ.K.K.O e Shkallës se Parë i ka administruar , sipas vendimit të saj gjyqësor të veçantë penal nr. 125 dt. 20 / 10 / 2024 ; pra , këto akte i kanë munguar ekspertimit financiar , në hetimet paraprake dhe cenohet baza faktike , ku është bazuar eventualisht ekspertja , për kryerjen e këtij ekepertimi ) ; Pra , edhe për këtë shkak kërkoj të thirret ( për sqarime ) ekspertja financiare ;
98/3). kërkoj të administrohen aktet e fashikujve të prokurorit , me gjëndjen që ajo / Gjykata do të konstatojë , pas verifikimit / numërimit prej saj , në seancë gjyqësore të këtyre akteve ( dhe të mos i referohet inventarit të akteve , që ka dorzuar prokurori ) ; Kërkoj të administrohen , nga gjykata , çdo vendim / veprim / akte të tjera , të disponuara prej prokurorit / oficerit të policisë gjyqësore dhe aktet e dërguara / paraqitura , në SPAK , nga të tretët ( që në tërësi ju bashkalidhen këtyre fashikujve ) , duke cilësuar llojin e aktit , nr. e aktit , datën e tyre , gjëndjen e tyre ( origjinale apo kopje e legalizuar rregullisht apo kopje të pa legalizuar ) dhe nr. e fletëve të çdo akti .
Kërkuar sa më lart me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 29 / 7 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 29 / 7 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 16 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 17 / 9 / 2026 ; Kërkuar sa më lart , edhe me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 22 / 9 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore eventuale të dt. 24 / 9 / 2026;
99). Meqenëse provojnë gjëndjen e akteve , që pretendohet se i bashkohen dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi ) ; Duke patur parasysh faktin , që sipas aktit dt. 04 / 8 / 2025 të Prokurorit ( pra , ky akt ka lidhje me dorëzimin e fashikullit të dërgimit në gjyq , nga prokurori ; shih fq. 193 të fashikullit hetimor nr.130 të Prokurorit , që i bashkalidhet dosjes gjyqësore të themelit , objekt gjykimi provohet ( nga vetë prokurori ) , se fashikulli penal i dërgimit në gjyq përmbante ( në përfundim të hetimeve paraprake ) , më dt. 04 / 8 / 2025 , gjithësej 116 fashikuj hetimor , të dokumentuara në formatin dixhital PDF , formatet A4 dhe A3 , të ruajtura ato elektronikisht , në CD e DVD ; Por , me regjistrimin e dosjes , për gjykim themeli ( dhe pasi u disponua , sipas vendimit gjyqësor / në seancë paraprake nr. 28/138 dt. 18 / 3 / 2026 të Gj.K.K.O të Shkallës së Parë , për këtë procedim penal ) rezultojnë aktualisht , që aktet e këtyre fashikujve hetimor , janë të administruara / lidhura , në 132 fashikuj ; Prandaj kërkoj nga prokurori të argumentojë këtë ndryshim thelbësor , lidhur me këtë diferencë fashikujsh hetimor dhe akteve tyre ( nga 116 fashikuj , në 132 fashikuj ) , që konsiderohen pjesë përbërëse e dosjes gjyqësore ;
100). Ju vë në dijeni , për adresat e disa dëshmitarëve të kërkuar prej meje :
100/1). Me aktin tim dt. 08 / 9 / 2026 ( të depozituar edhe pranë jush ) , ju kam njoftuar , për adresat e disa dëshmitarëve të tjerë ( kërkuar dëshmia e tyre , si prova , prej meje ) dhe ju kam njoftuar për faktin , se D.P.GJ.Civile , nuk më ktheu përgjigje , për adresat e disa dëshmitarëve tjerë / shtetas shqiptar ; Për këto shkaqe kërkoj , që adresa e tyre e banimit / vendqëndrimit , të merret nga Gjykata ;
101). Ju njoftoj , se vijon përsëri monitorimi / mbikqyrje takimi im , me avokatin tim , ka vijuar , edhe më datat 07 / 11 / 2026 e 10 / 11 / 2026 ;
101/1). Meqenëse kjo situatë përgjimi , vijon akoma ; Duke i vlerësuar këto fakte / rrethana , si shkelje të ndodhura gjatë procesit gjyqësor të të drejtës të mbrojtjes time efektive , të drejtës time për jetë private , parimit të barazisë së armëve dhe parimit të paanësisë të procesit tim gjyqësor në themel kërkoj përsëri , që Gjykata të urdhërojë në këtë fazë , marrjen e masave të menjëhershme , për heqjen e kamerave të vëzhgimit dhe/ose përgjimit / mbikqyrjes / monitorimit , nga dhoma e takimit , kur unë takohem me avokatin tim ose për sigurimin e kushteve të tjera , që garantojnë plotësisht konfidencialitetin , gjatë këtyre takimeve / bisedave / komunikimit , me avokatin tim ;
102). Me këto parashtrime pretendoj përsëri , se interpretimet / konkluzionet e prokurorit ( per faktet , rrethanat dhe provat objekt gjykimi ) janë arbitrare , të paarsyeshme , joobjektive dhe nuk përputhen me thelbin / kuptimin e arsyeshëm të provave , mjeteve procedurale për kërkimin e provave ( shih nenet 149/1 e vijues të K. Pr. Penale ) dhe me jurisprudencën e tyre relevante ; Gjithashtu pretendoj , se këto interpretime të prokurorit , nuk përputhen me thelbin / kuptimin e arsyeshëm të neneve 260 e 25 , 287/2 dhe 257/a , paragrafi 2 të Kodit Penal , objekt akuze dhe me jurisprudencën e tyre relevante ;
103). Bashkalidhur , keni edhe kopje të këtyre parashtrimeve / kërkesave ( për t’ja njoftuar Prokurorit ) ;
KËRKUESI
i pandehuri Z. ILIR METAJ
Përfaqsuar nga Av. Bujar MUSTA
