AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon KLP për përjashtimin e Zeqir Hodës nga zgjedhja e kryeprokurorit

Gjykata Administrative e Apelit shfuqizoi vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përjashtimin e anëtarit Zeqir Hoda nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që procesi vijon të mbetet në vendnumëro.

Edmond HoxhajAleksandra BogdaningaEdmond HoxhajdheAleksandra Bogdani
4 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KLP gjatë votimit për kryetarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Foto: LSA.

Gjykata Administrative e Apelit vendosi më 9 nëntor që të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përjashtimin e anëtarit Zeqir Hoda nga procedurat e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Hoda u përjashtua nga KLP me shumicë votash, bazuar në një kërkesë të anëtarit Vatë Staka dhe një përplasjeje mes anëtarëve që pretendonin përjashtimin e njëri-tjetrit nga procesi.

Hoda e cilësoi të paligjshëm vendimin e shumicës së KLP-së dhe ju drejtua Gjykatës Administrative të Apelit me kërkesë- padi për ta shfuqizuar vendimin, kërkesë që u gjet e drejtë.

Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të mbetet në vendnumëro në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndonëse mandati i kryeprokurorit aktual, Olsian Çela përfundon më 5 dhjetor.

Në mbledhjet plenare të fundit, KLP nuk ka parashikuar në rend dite procedurën e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Situata e krijuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në këtë procedurë, ka ngritur shqetësime tek trupa e prokurorëve. Shoqata e Prokurorëve i kërkoi një muaj më parë këshillit që të kapërcejë ngërçin dhe të garantojë vijimin e procedurës.

Sipas përcaktimeve kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Po ashtu, në Kushtetutë përcaktohet se një prej rasteve kur përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, është kur i përfundon mandati 7-vjeçar, ç’ka e bënë të pamundur që kryeprokurori aktual të vijojë të qëndrojë në detyrë jashtë mandatit, nëse nuk është përzgjedhur ende pasuesi i tij.

Pesë kandidatët që janë në garë për një mandat shtatëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm janë: prokurori i SPAK, Adnan Xholi; ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, aktualisht prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë; prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj; prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto; si dhe prokurori Ylli Pjetërnikaj, aktualisht pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

 

Etiketa: Gjykata Administrative e ApelitKeshilli i Larte i ProkuroriseZeqir HodaZgjedhja e Prokurorit të Pergjithshem
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Gjykata rrëzon KLP për përjashtimin e Zeqir Hodës nga zgjedhja e kryeprokurorit

17:28 | 12/11/2026
tirana courthouse entrance in daylight

Ish-kreu i Kadastrës në Fier arrestohet për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shtet

16:39 | 12/11/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

KLP vendos masë disiplinore ndaj prokurores Albjona Papajani

13:59 | 12/11/2026
shkreli

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

13:24 | 12/11/2026
olivia anne snyder nknpdbdi6a0 unsplash scaled e1793892871683

“Mund të kishim pritur”: Lindjet cezariane, tashmë normë për gratë shtatzëna në Greqi

13:22 | 12/11/2026
Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

Ministria i heq lejen e mjedisit kompanisë “Kurum” pas skandalit të mbetjeve të rrezikshme

12:58 | 12/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.