Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa e moshuara është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 30-vjeçar, me inicialet N. P., i cili ka aksidentuar këmbësoren P. K., rreth 78 vjeçe.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb