• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

by A. Q
12/11/2026 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dabi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, përfunduan sot pas një takimi që zgjati më pak se dy orë, dhe pa të dhëna të qarta mbi rezultatin e tyre.

Asnjëra palë nuk ka konfirmuar nëse në këto negociata u arrit ndonjë përparim.

Këto ishin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas që nga shkurti dhe pjesë e përpjekjeve të reja të administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Paralelisht, po në Abu Dabi u zhvilluan edhe konsultime me përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, NATO-s dhe Bashkimit Europian, të cilat ishin të ndara nga bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky qe shprehur se Moska ka ngritur pretendime që ka tashmë në duart e saj edhe gjysmën e territorit të Donbasit që aktualisht kontrollohet nga Ukraina.

“Rusët thonë se tashmë kanë pushtuar gjysmën e Donbasit që ende kontrollohet nga ne. Ekipi ynë iu përgjigj: ‘Nuk e dimë se nga dilni me pretendime të tilla. Kemi pamje filmike, fotografi dhe dëshmi të tjera që tregojnë se këto territore janë ende nën kontrollin tonë’”, u shpreh Zelensky.

Mospërputhjen mes pretendimeve të dyja palëve, ai e përshkroi si një nga pengesat kryesore në negociata, duke shtuar se shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, “jeton në një realitet tjetër”.

Përpjekjet diplomatike sakaq nuk e ndalën vrullin e sulmeve. Rusia ndërmori goditje të reja  sulme me dronë ndaj disa rajoneve të Ukrainës, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike, ndërtesa banimi, shkolla dhe kopshte fëmijësh.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

November 12, 2026
Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In