Një 78-vjeçare me inicialet P. K. është aksidentuar në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë pasditën e sotme. E moshuara u përplas nga një automjet që drejtohej nga 30-vjeçari N. P.

Ajo është transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur procedurat ndaj drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe.

Shtetasja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.