Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Duke nisur nga sot, në orën 18:30, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, benzina me 165 lekë, ndërsa gazi për automjete me 71 lekë për litër.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 210 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 198 lekë.
Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal me pakicë do të jetë 165 lekë për litër dhe ai me shumicë 153 lekë.
Ndërkohë, gazi për automjete do të shitet me pakicë me jo më shumë se 71 lekë për litër dhe me shumicë me 59 lekë për litër.
Bordi ka përcaktuar gjithashtu në 114 lekë për litër çmimin e gazoilit për aktivitetin e peshkimit.
Vendimi është marrë në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.


