“Drake do të vijë në Shqipëri”, Alessio Alia zbulon detajet në Shqipëria Live: E vërteta e lidhjes me vajzën shqiptare
Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në daljen e saj të fundit në tapetin e kuq, por këtë herë jo vetëm për shkak të veshjes luksoze.
Ylli 29-vjeçar i televizionit dhe sipërmarrësja amerikane mori pjesë të shtunën në mbrëmje në eventin vjetor “Art+Film Gala”, të organizuar nga Muzeu i Artit të Qarkut të Los Angelesit, në Beverly Hills.
Jenner u shfaq me një fustan të gjatë me motive kafshësh, një krijim i shtëpisë prestigjioze franceze të modës Ashi Studio. Fustani elegant, me pjesën e pasme të zbuluar, u bë një prej veshjeve më të komentuara të mbrëmjes.
Megjithatë, vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve e tërhoqi një shenjë e dukshme nën gjoksin e saj të majtë, e cila mendohet se mund të jetë një shenjë kirurgjikale e lidhur me ndonjë ndërhyrje estetike. Shkaku i saj nuk është konfirmuar.
Sipas raportimit të mediave britanike, Jenner nuk dukej se kishte vënë re se fustani kishte ekspozuar pa dashje këtë shenjë gjatë pozimit para fotografëve.
Sipërmarrësja, e cila ka ndërtuar një pasuri të konsiderueshme përmes markës së saj të kozmetikës, nuk e ka fshehur faktin se ka kryer ndërhyrje estetike. Ajo ka pranuar më parë se ka bërë zmadhim të gjoksit, ndërsa në rrjetet sociale ka ndarë edhe disa detaje për këtë procedurë.
Në vitin 2025, një fanse e kishte pyetur Jenner-in për detajet e implanteve të gjoksit, duke shpjeguar se dëshironte të kishte një pamje të ngjashme me të. Për habinë e shumë ndjekësve, Kylie iu përgjigj drejtpërdrejt videos, duke zbuluar specifikat e ndërhyrjes.
Sipas kirurgut plastik Dr. Vivek Bansal, një implant prej 445 cc përgjithësisht mund të përkthehet në një rritje prej rreth një mase e gjysmë deri në dy masa të kupës së gjoksit. Megjithatë, rezultati varet nga struktura trupore e pacientes dhe indi ekzistues i gjirit.

Top Channel