Katër ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit S-70 në provincën e Malatyas, në Turqinë lindore, pasditen e kësaj të enjteje, më 12 nëntor.

Ngjarja ndodhi në zonën Samanköy, në rrethin Yeşilyurt. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje shpërtheu një zjarr, i cili u vu nën kontroll nga ekipet zjarrfikëse.

Në zonë mbërritën me urgjencë ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), si dhe forcat policore dhe ushtarake.

Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare konfirmoi viktimat përmes një deklarate zyrtare.

“Helikopteri ynë S-70 u rrëzua në Malatya për një arsye aktualisht të panjohur, duke rezultuar në vdekjen e katër kolegëve tanë në bord”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: