Nga Boldnews.al
Porti më i madh në vend ku përpunohen mallrat e import-eksportit ka kaluar në “trashëgimi fisnore”. Djali i tezes së Pirro Vëngut është emëruar në postin e drejtorit të përgjishëm të Portit të Durrësit. Prezantimi i Andrea Shllakut u bë pa praninë e drejtorit të dorëhequr, Liburn Aliu, një personazh kontrovers i thirrur nga Kosova për të cilën është hapur një hetim penal atje. Megjithatë haka ka shkuar “tek i zoti”, duke e trashëguar portin si pronë familjare dhe fisnore.
Aktualisht Pirro Vëngu është vetëm deputet i Partisë Socialiste, por me “peshë domethënëse”, duke vijuar deri në pikën e ndikimit në emërimin e kushëririt të parë në postin e Drejtorit të Portit të Durrësit, një pozicion që e ka mbajtur edhe vetë më parë. Ai vend që u bë sebep për ngritjen lart e më lart, deri në drejtimin e Ministritsë së Mbrojtjes.
Kur ishte në Greqi i bëri dokumentet duke u prezantuar si miniritar, por ndërsa u emërua në poste të larta në Shqipëri i erdhi “letra për ushtar” në shtetin grek. Ky është Pirro Vëngu, ish-nëpunës i lartë i ministrisë së Jashtme, ish-drejtor i Portit të Durrësit, ish-ministër i Mbrojtjes dhe së fundmi vetëm deputet, por jo pa peshë…
Me një fishkëllimë bëri kushëririn e parë drejtor porti, ndërsa duhet pyetur për kushërinj të tjerë apo të afërm nga fisi për t’i emëruar në poste të rëndësishme, pasi duket se ky është “fis i përzgjedhur”. Padyshim një emërim mirëfilli nepotik, por nuk është i vetmi dhe nuk do të jetë as i fundit për aq kohë sa qeveria drejtohet nga Edi Rama. Megjithatë ikja e bëftë e Liburn Aliut është një tjetër tregues se porti është një portë e rëndësishme ku krimi dhe politika i ka dyert e hapura.
Pas një viti në krye të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, që ashtu si ish-drejtoreshe e SHISH erdhën nga Kosova u “detyrua” të jepte dorëheqjen. Arsyet ai dhe Ai i madhi i dinë, por këtë herë emri me fisin e lashtë Ilir i njohur për lundërtarë të mirë, por edhe piratë detarë, duhet të paktën të japë një shpjegim për arsyet e dorëheqjes. Gjithashtu iku pa i dhënë përgjigje çudisë së shekullit sesi është e mundur që gjatë drejtimit të tij në atë port që njihet si “porta e parajsës për kalimin e narkotikëve” nuk u kap qoftë edhe një gramë kokainë (sa për një thithje ditore).













