Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
Zhvillimi i protestave në Shqipëri ka rritur pasiguritë në ekonominë vendase.
Kështu shprehet Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Politikës Monetare, ku vlerëson se si zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ashtu edhe tensionet sociale në vend, kanë shtuar rreziqet për inflacionin, si dhe luhatjet e besimit të konsumatorëve dhe bizneseve.
“Zhvillimet në vend meritojnë vëmendjen e duhur. Tensionet sociale mund të shoqërohen me rritje të pasigurisë, e cila mund të ndikojë në frenimin e konsumit, të investimeve dhe të aktivitetit turistik”, tha Rajna Hoxholli, zv. Drejtor i Politikës Monetare.
Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni në objektiv pritet të arrijë gjatë vitit 2028, ndërsa rritja aktuale në 3.2% në tremujorin e tretë, nga 3% një tremujor më parë, reflektoi rritjen e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve të papërpunuara.
“Ndërkohë që ndikimi neto i paketës fiskale në inflacion mbetet për t’u vlerësuar. Në krahasim me 3 muaj më parë, ajo që ka ndryshuar në thelb është balanca e rreziqeve, të cilën ne e shohim për lart për inflacionin dhe për poshtë për rritjen ekonomike”.
Pavarësisht pasigurive, Banka e Shqipërisë bën të ditur se do të ndjekë me kujdes zhvillimet dhe do të përshtatë politikën monetare nëse do të jetë e nevojshme. Për momentin, norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar.
Top Channel