Maran nuk lë vend për surpriza, zbulohet formacioni i Shqipërisë ndaj Finlandës

12 Nëntor 2026
19:41
Telesport
back button

Shqipëria përballet sonte me Finlandën në “Air Albania” në ndeshjen e pestë në grup në Ligën C. KJo ndeshje do të jetë vendimtare për kuqezinjtë për renditjen finale.

Një fitore e sotme do t’i vendoste kuqezinjtë në një pozitë komode në sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë, në transfertë. Trajneri Rolando Maran nuk ka lënë vend për surpriza, duke hedhur në fushë formacionin e pritshëm.

Etrit Berisha rikthehet si titullar në portë, Mario Mitaj luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Stavro Pilo po ashtu e nis nga minuta e parë, por luan më i avancuar, në mesfushë.

Ramadani e Asllani po ashtu e nisin si titullar në mefushë. Në sulm janë Ernest Muçi dhe Rei Manaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit