“Puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” -Nichi përplaset ashpër me Olechkën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Puthu me Fuegon, mashtruese e vogël” -Nichi përplaset ashpër me Olechkën

    Insajderi
    12 November 2026 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Nichit dhe Olechkës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, duke shtuar tensionet mes banorëve.

    Nichi, i cili këtë javë mban rolin e kapitenit, ka ndarë detyrat mes banorëve dhe po mbikëqyr mënyrën se si ata po i përmbushin ato.

    Gjatë një përplasjeje, ai iu drejtua Olechkës për moskryerjen e njërës prej detyrave, ndërsa në debat përfshiu edhe Fuegon, me të cilin ajo ka shfaqur më shumë afërsi gjatë kësaj jave.

    “Po han bukë, s’po e fshin tavolinën… Mos fol allahile! Shko puthu me Fuegon dhe mos fol shumë, mashtruesja e vogël”, i tha Nichi.

    Olechka nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj menjëherë:

    “Shuj ti! Kush je ti me m’thanë mu shuj? Kqyre punën tënde. Shko pastro vet, komandant”, ia ktheu ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark