Tetë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut. Bilancin tragjik e konfirmoi kryebashkiaku Zohran Mamdani, sipas të cilit viktimat janë gjashtë të rritur dhe dy të mitur.
Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 18 persona, mes tyre katër zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Sipas autoriteteve, dy prej viktimave ishin punëtorë ndërtimi.
Ndërtesa, e cila ishte ndërtuar në vitet 1930, u shemb në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Shkaqet e tragjedisë po hetohen nga autoritetet.
Disa banorë kanë ngritur dyshime se shembja mund të jetë shkaktuar ose ndikuar nga punimet e ndërtimit në zonën përreth, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë pistë.


