
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah liderëve në shkallën elektrike, që ishin të pranishëm në Forumin e Paqes në Paris. “Foto e ditës”, ka shkruar kreu i qeverisë krahas fotos ku shfaqet duke biseduar me presidentin francez, Emannuel Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky. Në imazhin në fjalë, i pari shfaqet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Rama mori pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes në Paris, me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme të gjithë botën.
