Atmosfera kuqezi ka pushtuar stadiumin “Air Albania”, pak minuta para startit të përballjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Siç shihet në video, tifozët shqiptarë kanë nisur të mbushin shkallët e impiantit kryeqytetas.

Me flamuj kuqezi, këngë dhe brohoritje, tifogrupi “Tifozët kuqezi” janë bërë gati për të përkrahur ekipin e tyre në këtë takim vendimtar. Entuziazmi është i madh, ndërsa pritshmëritë për një rezultat pozitiv janë të larta.

“Air Albania” pritet të jetë i mbushur me tifozë, të cilët synojnë t’u japin kuqezinjve mbështetjen e nevojshme përgjatë gjithë 90-minutëshit. Kënga dhe atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jenë një nga elementët karakteristikë të kësaj mbrëmjeje.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb