E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj pretendon se është kërcënuar, Lala: Pse nuk e ka denoncuar?

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka komentuar deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj se është kërcënuar nga ministri Toni Gogu, në emër të kryeministrit.

Por, për gazetaren Lala, ajo që mbetet në pikëpyetje është se përse zoti Veliaj nuk e ka kallëzuar në institucionet përkatëse këtë pretendim të tij.

“Në lidhje me zotin Veliaj, ai ka pretendime se është shantazhuar nga Toni Gogu në ambientet e burgut të Fierit. Sa i përket pyetjes nëse ka një kallëzim të zotit Veliaj, përgjigjja është jo, të paktën deri tani.

E gjithë narrativa e Veliajt është përqendruar te përpjekja për të treguar se është i persekutuar politik. Unë nuk kam këtë mendim, pasi një i persekutuar politik mbahet aty për mendimet politike. Për sa kohë që flasim, ka një vendim gjyqësor që ai të mbahet në burg.

Reklamë

Narrativa e Veliajt dhe zotit Ndreca ka të bëjë me gjendjen shëndetësore. Zoti Ndreca ka thënë se zotit Veliaj nuk i lejohet të shkojë në spital për të kryer ndërhyrje. Një i burgosur ka të drejtë të marrë trajtim dinjitoz. Kur spitali i burgut nuk ia ofron, ai dërgohet në një spital tjetër.

Ajo që mbetet e paqartë është se përse Veliaj nuk e denoncoi faktin se është kërcënuar? Çfarë rezultati do të sjellë hetimi i ri i SPAK-ut në raport me zotin Veliaj? Nuk e di nëse lidhet me inceneratorin, por gjasat janë që mund të shkojë drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës.

Kjo ka qenë edhe kritika më e madhe, se e kanë hetuar për bashkëshorten dhe jo për inceneratorin”, tha Lala.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.