Edhe pse e nisi sezonin si titullar i rregullt, minutazhi i Ademola Lookman kohët e fundit ka rënë ndjeshëm tek Atletico Madrid.
Madje, Diego Simeone e la përfundimisht jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit dhe vendimtare kundër Barcelonës. Për më tepër, nigeriani nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar në Champions League.
Në këtë situatë, duket se largimi i tij nga “Colchoneros” që në merkaton e janarit është mëse i mundshëm. Mediet italiane flasin për një interesim të shtuar të Romës për anëosorin nigerian, duke qenë se Gian Piero gasperini e njeh më së miri atë që nga koha kur ishin të dy tek Atalanta.
Edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur vështirësitë e veta, trajneri italian luajti një rol kyç në zhvillimin e karrierës së Lookman- te Atalanta, ku ai regjistroi 137 paraqitje zyrtare (55 gola dhe 27 asiste). Ende nuk dihet për mënyrën e transferimit, por pista më e mundshme është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.







