Lirohet nga detyra zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha.
Sipas aktit zyrtar, vendimi është marrë “me propozimin e Kryeministrit”, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
Në njoftim bëhet me dije se ky vendim “hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare'”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




