Kledja nuk ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur për sjelljen e Nichit ndaj saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një bisede me Norën, ajo është shprehur se ndihet e shqetësuar nga fakti që Nichi i qëndron vazhdimisht pranë dhe e ndjek nga pas, edhe pse kjo situatë e bën të ndihet jo rehat.
“S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…”, tha Kledja mes lotësh.
Më tej, ajo theksoi se nuk e konsideron normale që dikush të vazhdojë t’i qëndrojë pranë një personi, edhe pasi ai i ka kërkuar shprehimisht të mbajë distancë.
“Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh”, u shpreh Kledja.