Shqipëria ka shënuar golin e dytë në përballjen me Finlandën, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në minutën e 51-të, ishte Rey Manaj që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë, pas një krosimi të Hysajt nga krahu i djathtë.
Me këtë gol, kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran kanë kaluar në avantazhin 2-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitores në këtë sfidë.
Pesë minuta më vonë, Manaj ishte sërish pranë golit, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.
Kuqezinjtë e Rolando Maran vijnë si kryesues me 9 pikë dhe kërkojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e një stadiumi plot, për një “hakmarrje” ndaj nordikëve për humbjen e vetme 2-1 të pësuar një muaj më parë në Helsinki.r.s




