Shqipëria ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Finlandës në minutën e 50-të të takimit, duke çuar rezultatin në 2-0.
Ishte Rey Manaj ai që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, pas një krosimi të bukur nga Elseid Hysaj. Sulmuesi kuqezi u pozicionua mirë në zonë dhe nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.
Pas supergolit të Ernest Muçit në pjesën e parë, kuqezinjtë nisin edhe fraksionin e dytë me një tjetër goditje, duke marrë një avantazh të dyfishtë në “Air Albania”.