Nesër, në orën 09:30, do të nisë seanca e parë gjyqësore ndaj Xhevat Krasniqit, ish-profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Ai akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Sipas lajmi.net, aktakuza përmban deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces janë të dëmtuara dhe dëshmitare.
Të lidhura
None found
Duke përshkruar sjelljen që pretendon se ka pasur ish-profesori ndaj saj, njëra prej studenteve ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.






