Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e këtij institucioni.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Vox News, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e vendimit dhe as emri i personit që do ta zëvendësojë.
Qendro u emërua në këtë detyrë në shkurt të vitit 2026, pas largimit nga posti i Prefektit të Qarkut Tiranë. Ai mori drejtimin e IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit.
Përpara këtij emërimi, Qendro kishte mbajtur disa poste drejtuese në administratën publike, mes tyre atë të kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të Prefektit të Tiranës.
Shkarkimi i tij vjen pak muaj pas marrjes së detyrës, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të jetë pasuesi në krye të institucionit.


