Goli ndaj Finlandës dhe një rrëfim emocional, Muçi: Kam vuajtur shumë
Gazetari Elton Qyno, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, duke komentuar situatën ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ai shpreson vetëm te Strasburgu.
Qyno vijoi duke thënë se pas disa muajsh, pas zgjedhjeve të ardshme, Veliaj do të jetë një qytetar i thjeshtë, dhe mund t’a çojnë edhe në burgun e Drenovës, që ti duket vetja sikur është në Greqi.
“Më duket një strategji politike. Pas ca muajsh del një qytetar i thjeshtë, e jo në burgun e Fierit, po mund t’a çojnë dhe në burgun e Drenovës që ti duket vetja sikur është ne Greqi.
Po shfrytëzon të gjitha mundësitë për t’u dëgjuar, këto refuzime do ti çojë në Strasburg, për të zbutur masën e sigurisë, të fitojë një rishikim në Strasburg. Të marrë masë sigurie arrest shtëpie apo një garanci pasurore.
Gjyqi i Themelit ka nisur, por s’ka shkuar as vetë. Por është gjyqi i masës së sigurisë. Mund të ketë mundësi të edhe arratiset, kështu i erdhi loja politike dhe juridike. Kështu kanë bërë dhe kolegët e tij, që e kanë ndjerë lagështirën dhe janë larguar e kanë shpëtuar.
Veliaj ka ngelur në pozicion jetimi, askush nuk do të marrë hallet e tij. Pavarësisht se thonë “ça i ndodhi, Lali kështu”. Nuk mund të bëhen me Veliaj në këtë situatë e të bëhen si Veliaj shumë shpejt. Veliaj shpreson vetëm te Strasburgu”, tha gazetari Qyno.
Top Channel