
Shqipëria ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë si Finlanda duke ruajtur kreun.
Kombëtarja shqiptare bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe falë dy golave nga Muçi e Manaj shkon në ndeshjen e fundit në Bjellorusi me besim në vete dhe me dy rezultate në xhep duke qenë se i mjafton barazimi për të ruajtur kreun.
Bjellorusët mundën lehtësisht San Marinon 0-2 në transfertë dhe në ndeshjen e fundit do bëjnë çmos për fitore, i vetmi rezultat që u bën punë.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Italia mundi Francën 3-1, Spanja fitoi ndaj Çekisë 1-0 në transfertë. Anglia mposhti Kroacinë 2-1 ndërsa Mali i Zi mundi Letoninë 2-1.